Luis Figo propozon një Kupë Bote me 48 shtete

February 20, 2015 10:28

Luis Figo propozon një Kupë Bote me 48 shtete

Luis Figo, kandidat për postin e presidencës së FIFA-s shpalos programin e tij një nder pikat e të cilit është rritja e numrit të skuadrave pjesëmarrëse në Kupën e Botës që mund të zgjerohet me 40 ose 48 ekipe përfaqësuese.

Legjenda portugeze është një ndër tre emrat që garojnë për të zëvendësuar presidentin aktual Sepp Blater në zgjedhjet e këtij viti. Ai shprehet se dëshiron që FIFA të jetë e hapur duke përfshirë në Botëror edhe më shumë përfaqësuese nga jashtë kontinentit evropian.

Deklarata e tij u bë gjatë një konference për shtyp në “Wembley”.

“Mendoj se duhet të marrim në konsideratë shtimin e numrit të vendeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës, nga 32 që është aktualisht ta çojmë në 40 ose 48 skuadra përfaqësuese.

Të dyja këto opsione janë të mundura dhe do ta shtynin turneun me vetëm tre ose maksimumi katër ditë më shumë.

Nëse diçka e tillë do të ndodhë, atëherë jam i mendimit se ekipet pjesëmarrëse duhet të jenë nga shtete jashtë Europës”.

February 20, 2015 10:28
Komento

1 Koment

  1. Artan February 20, 14:38

    Plotësisht dakord.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*