Luiza Gega, pas humbjes: Besoja tek medalja, por fati nuk ishte me mua

August 13, 2018 12:33

Luiza Gega, pas humbjes: Besoja tek medalja, por fati nuk ishte me mua

Luiza Gega u rendit në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa të Kampionatit Europian të Atletikës në vendin e katërt.

Sot, Gega ka treguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” se është mjaft e mërzitur për rezultatin e arritur.

Atletja shqiptare vijon të shkruajë se ndihet krenare për arritjet e këtij viti, dhe nuk ngurron së falenderuari trajnerin e saj.

“Kampionati Europian #berlin2018 u mbyll në vendin e katërt dhe pse luftova gjer në fund për medalje. Isha kaq afër, por nuk arrita dot ta marr. Të them të drejtën jam e mërzitur sepse besoja shumë të isha në zonën e medaljeve, por fati nuk ishte me mua sot. Gjithsesi ndihem vërtet shumë krenare për çfarë kam arritur këtë vit.

Rekord kombëtar, rekord Mesdheu, kampione Mesdheu dhe vendi i katërt në Kampionatin Europian dhe për më tepër jam e shëndetshme dhe ndihem vërtetë e fortë dhe në formë për ato që pres të vijnë në vazhdim.

Asgjë nuk do kisha arritur pa suportin super super të madh të trajnerit tim, FALEMINDERIT!”

Luiza Gega nuk arriti dot të rrëmbente medaljen e arit për vetëm 32 të qindtat e sekondit.

s.a/dita

August 13, 2018 12:33