Luiza Gega stërvitet në Kenia për botërorin e SHBA-së

March 2, 2016 16:18

Luiza Gega stërvitet në Kenia për botërorin e SHBA-së

Prej mëse 8 javësh kampionia e atletikës shqiptare dhe së fundi e Ballkanit, Luiza Gega stërvitet në Kenia, për objektivin e saj madhor që është kampionati botëror i sallave që zhvillohet në Portland të Shteteve të Bashkuara në datën 18 mars.

Pak ditë më parë, për të testuar gjendjen e saj, Luiza Gega tregoi një formë të shkëlqyer në kampionatin ballkanik të sallave në atletike që u zhvillua në Turqi. Në garën e gjysmëthellësisë 1500 m, u shpallur lehtësisht kampione e Ballkanit, por me kohën 4 minuta 6 sekonda dhe 89 të mijtat vendosi rekord personal me gati 1 sekond më shpejt dhe rekord ballkanik, që mbahej nga rumunia Melinte nga viti i larget 1992 me kohen 4.07.01 sec.

Gjithësesi, kjo arritje është konsideruar nga Luiza Gega dhe trajneri i saj Taulant Stërmasi minimale, duke parë lehtësinë e arritjes dhe objektivat madhore që ka përpara për botërorin dhe në Olimpiadën e Brazilit 2016. Menjëherë pas kësaj medaljeje të artë, ata janë rikthyer në Kenia për të vazhduar edhe këtë javë stërvitjen, ne vendin ku stërviten të gjithë atletët të nivelit botërorë në prag të aktiviteteve të rëndësishme.

Stërvitja këtu zhvillohet në një lartësi prej 2700 m mbi nivelin e detit dhe në temperatura të larta nga 17 në 27 grade. Në këtë lartësi me nje sasi oksigjeni më të paket, ambienti konsiderohet i kushteve ekstreme për një sportist, por në momentin e zbritjes në lartësinë ku zhvillohen garat, sportistët janë shumë të lehtësuar dhe marrin maksimumin e fuqisë dhe rezistencës pasi në lartësi të tilla bëhet edhe shtimi biologjik i rruazave të kuqe në gjak.

Objektivi i rradhës nisur nga gjendja aktuale dhe pas një jave stërvitje ambientimi që do të zhvillojë edhe në Tiranë përpara nisjes për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, trajneri Stërmasi pretendon që të përmirësohet vendi 6 i Botërorit të shkuar në vitin 2014-të në Poloni.

March 2, 2016 16:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*