Zgjidhje Panamasë!

April 8, 2016 16:13

Zgjidhje Panamasë!

Gjer sot kanë dështuar,
të gjitha platformat,
se është e vështirë,
të bëhen reformat!

Kudo korrupsioni,
ka arritur maja,
si një bombë e madhe,
plasi Panamaja!

Ndaj e gjithë Bota,
ndodhet në udhëkryq,
se s’di për “parajsat”,
si të bëjë një ligj!

Po brënda minutit,
do mbaronte zia,
nëse do t’i hidhte,
sytë nga Shqipëria!

Çelsi i enigmës,
do gjëndej këtu,
në duart e Xhafës,
dhe të Zotit Lu!

Ata kanë në duar,
një Çelës të artë,
se bëjnë reforma,
me stad shumë të lartë!

Mbasi drejtësinë,
e sosën ata,
do hidhen një vrap,
gjer në Panama!

Një nga një enigmës,
do t’i hiqnin koret,
për të hedhur dritë,
mbi gjithë offshoret!

Do shpëtonin Botën,
nga kjo dekadencë,
se janë dy gjeni,
me shum’ eksperiencë!

Ata do shpëtojnë,
tregjet planetare,
ashtu siç shpëtuan,
drejtësinë shqiptare!

Gjersa mrekullisht,
sosën punë këtu,
gjetkë s’e kanë problem,
Xhafa edhe Lu!

Do jenë në nivelin,
e gjithë emergjencës,
të dy korifejtë,
e jurisprudencës!

Bukur ligjërova,
por bëra shaka,
se ata s’janë nisur,
për në Panama!

Se si do të vinin,
të shpëtonin Globin,
kur këtu Reformës,
në kokë i bënë topin?

Mundet dhe më keq,
të bëhet menuja,
se nuk ka gjizosur,
asnjë punë Luja!

Gjashtë muaj që rend,
e rend nëpër zyra,
po këtu më tepër,
është shtuar zgjyra!

April 8, 2016 16:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*