Lukaku vendos rekord te United, “thyen” legjendën Bobby Charlton

September 28, 2017 20:49

Lukaku vendos rekord te United, “thyen” legjendën Bobby Charlton

Është bërë pjesë e Manchester United prej vetëm pak javësh, por Romelu Lukaku ka nisur tashmë të vendosë standardet më të larta të parë ndonjëherë më parë në “Old Trafford”.

Dygolëshi i sulmuesit belg në ndeshjen e të mërkurës kundër CSKA Moscow e ka ndihmuar bomberin e United të regjistrojë rekordin e ri në klubin e “Djajve të Kuq”, teksa tashmë regjistron plot 10 gola në nëntë ndeshjet e para të luajtura me skuadrën e re, duke dhënë një sinjal të fortë të justifikimit të shumës prej £75milionë të paguar gjatë verës, për transferimin nga Everton.

Lukaku ka arritur kuotën e 10 golave shumë më shpejt se paraardhësit e tij me fanellën me numrin 9, – Zlatan Ibrahimovic iu deshën 20 ndeshje sezonin e kaluar, ndërsa Anthony Martial u desh të luante 31 ndeshje për të arritur numirn dyshifror. Në këtë aspekt asnjë sulmues në historinë moderne të klubit nuk ka një rekord më të mirë në 9 ndeshjet e para, se Lukaku.

Ai që mund t’i afrohet më shumë është holandezi Robin van Persie, i cili shënoi shtatë herë në nëntë ndeshjet e para me Manchester United, pasi u transferua nga Arsenal në vitin 2012.

Në fakt, Lukaku ka vendosur një rekord edhe më të mirë se legjenda e futbollit në historinë e Manchester United dhe të gjithë futbollit anglez, Bobby Charlton, i cili numëronte 9 gola në 9 ndeshjet e para me Manchester United, kur debutoi me ekipin e parë në vitin 1956.

September 28, 2017 20:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim