Lulashi ja mbërriti qëllimit-më në fund u bë de fakto Kryetar i Partisë Demokratike!

July 24, 2017 12:09

Lulashi ja mbërriti qëllimit-më në fund u bë de fakto Kryetar i Partisë Demokratike!

 

Luli nuk u shqetësua aq shumë,
kur humbi në gjithë Shqipërinë,
shqetësimi i tija i vetëm,
ishte të rimerrte partinë!

Këtë e ka zbuluar me kohë,
në analizat e tij shoku Mero,
sot del se ndikimi i gardës së vjetër,
në bazën e partisë është thuaj se zero!

Lul i hoqi pa frikë nga Kuvëndi,
ose siç thuhet-nga sheshi i burrave,
dhe tani me zgjedhjet e reja,
do t’i heqi të gjithë dhe prej strukturave!

Lëvizja anti-Bashë rezultoi,
gati-gati pa asnjë vlerë,
dhe Luli veten e forcoi,
në ekstremitet këtë verë!

Disa qindra “koka” do largohen,
nga partia-se humbën helbete,
Lulashi do ketë një parti pak më të vogël,
po do ta ketë të gjithën për vete!

Kemi thënë-se grupi i Patozit,
që anatemonte pa fre sharlatanin,
ashtu si “pa dashur”-në zgjedhje,
do të groposte Eduard Selamin!

Tani-pas fitores së thellë,
Luli nuk është më Lulash çilimiu,
se në PD dhe në SHQUP,
është më i fortë nga Saliu!

Lulashi humbi thellë kuvendoret,
po brënda partisë triumfoi,
dhe kundërshtarët të fshehtë e të hapur,
brënda një muaji pa mëshirë i pastroi!

Dukej se veten në darë shtrëngoi,
kur bëri gjithë atë spastrim,
po baza aktin e tij e pranoi,
gjersa votoi qartë shokun Lulëzim!

Dje unë i luta demokratët,
që Luli fitimtar të dilte nga beteja,
se me Lulashin e rizgjedhur,
PD do ketë veç humbje të reja!

Rama Lulin sot do ta uroi,
që pa gërvishtje doli nga “përleshja”,
dhe pas pak publiku do kuptoi,
nëse do funksionoi përsëri marrëveshja!

Humbja-katastrofë e Qershorit,
Lulashit i doli për mirë,
se tani e tutje në parti,
ka dorën dhe shpatën të lirë!

PD ka arritur minimumin historik,
se Sovrani e degjeneroi,
po Luli u ngrit mbi hirin me vërtik,
dhe karrigen e tij s’e lëshoi!

A. Duka

July 24, 2017 12:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*