“Lulet” e Berishës

May 2, 2016 11:31

“Lulet” e Berishës

 

Nga Bedri Islami

 

“Do të të duket lule 14 shtatori”, ky ishte kërcënimi i fundit i ish-shefit të qeverisë, njeriut numër një të shqupasve, që i bëri shefit aktual të qeverisë së sotme, dhe e gjithë kjo është tashmë në vazhdën e asaj që ka ndodhur që ditën e parë të pranisë së tij në politikën shqiptare. Pra, nuk është as e re e as e papritur. Prej atij stani, atë “bulmet” pret.

Përse kërcënoi edhe një herë Berisha, aq më tepër kur socialistët bënë një lojë politike, duke e dërguar në prokurori deklaratën e tij parlamentare për armatosjen e popullsisë dhe rrëzimin e qeverisë përmes armës?

Ai e di se klasa politike në pushtet nuk ka as këllqet e as dëshirën për të hapur një proçes juridik ndaj atij, aq më tepër një proçes i cili, në të gjithë këtë kohë do të tingëllonte si një proçes politik. E di gjithashtu se, edhe kur bëri gjithë krimet e mundshme si shefi i shtetit, në vitin 1997, kjo klasë politike, jo vetëm që nuk bëri asgjë, por, për më tepër, drejtues të lartë të saj u mburrën se ishin pikërisht ata që e kishin shpëtuar nga burgu, sikur drejtësia të ishte malli i tyre. Më vjen keq që në këtë lojë u përfshinë figura të larta të politikës socialiste, por e vërteta është se pikërisht nga bythëpambuku i politikës së tyre, Berisha, jo vetëm është në lojë, por edhe kërcënon, me një kërcënim tipik fashist, si ishte edhe grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998.

Ai e di gjithashtu se, edhe nëse socialistët janë mbushur mend, të paktën përsa i takon ligjshmërisë dhe të së drejtës, ai strukturat e drejtësisë ka instaluar një mori të pafund të njerëzve të tij, të cilët, pa asnjë droje, ashtu si mbyllën në heshtje 21 janarin, Gërdecin, Rrugën e Kombit, vrasjet e 2 prillit, shitjen e detit, koncensionet marramendëse, ashtu do mbyllin qoftë edhe me proçedurë, të gjithë inskenimin politik ndaj Berishës. Sepse, të jemi të qartë, loja e socialistëve me dërgimin e Berishës, për një thënie, ndoshta më e zakonshmja e tij, është një lojë politike, qoftë edhe për të mbuluar dështimin e tyre me ndëshkimin e vrasjeve të 21 janarit.

Ai e di gjithashtu se në të gjithë këto vite, dashje pa dashje, lobet e tij në shtetet e fuqishme, të ushqyera mirë financiarisht prej tij, gjë që vazhdon edhe sot e kësaj dite, kanë krijuar mendimin se burgosja ose gjykimi i tij do të sillte destabilizimin e gjithë vendit dhe kështu, ndoshta, do të shkohej drejt një përplasje të furishme, çka do i turbullonte selitë e tyre diplomatike ose politike. Askush në karrierën e tij, qoftë si sundimtar ose përfaqësues, nuk do një vatër të re konfliktuale, të paktën deri sa të jetë ai në këtë vend. Kjo ndodh edhe në Shqipëri. Berisha e di këtë të vërtetë, dhe, edhe në se nuk e ka ditur, miqtë e financuar prej tij, ia kanë mësuar dhe ai ka shkuar edhe tej mësimit të tyre.

Berisha e di se një 14 shtator nuk përsëritet më, sepse jo gjithnjë i njëjti kungull shkon nëpër ujë, edhe kur ky kungull është i mbushur me kallashnikovë dhe tanke të grabitura. Ai, në fakt, jo rastësisht e nxorri të dhënën e ditur se viti 1997 dhe 14 shtatori janë veprat e tij, çka e kishte mohuar deri tani; e nxorri për të thënë se kjo mund të përsëritej dhe, nëse me 14 shtator gjërat i “kishin dalë jashtë kontrollit”, këtë herë ai do i mbante nën kontroll dhe një 14 shtator i ardhshëm do u dukej lule, sepse nuk do të kishte më kthim pas.

Si e kishte cilësuar kolegu Koçiko, Berishës ia falën 21 janarin dhe ai është i gatshëm të bëjë një 14 shtator, sepse mes tyre ka lidhje të furishme. 14 shtatori është edhe përtej 21 janarit, pasi ishte një kohë tjetër, kohë kur përcaktohej gjithçka për Kosovën, dhe urdhrin për të bërë grusht shteti Berisha nuk e mori thjeshtë për të rrëzuar një pushtet qeverisës, por për të rrëzuar edhe të ardhmen e Kosovës. Urdhëri për të bërë grusht shteti dhe asfiksuar luftën çlirimtare në Kosovë atij i erdhi nga serbomalazezët, qofshin edhe jashtë Europës, i erdhi edhe urdhri për tërheqje në të njëjtën gjuhë, dhe jo rastësisht, forcat drejtuese politike të luftës çlirimtare në Kosovë nuk patën asnjë lidhje me të, dhe ajo ishte koha e vetmisë së tij më të madhe politike. 14 shtatori ishte një lëvizje e paralajmëruar, aq më tepër e sinjalizuar edhe nga struktura të tjera jashtë Kosovës, për të cilën isht vënë në dijeni pramida drejtuese e shtetit të asaj kohe , të paktën që në mesin e muajit gusht. Thënia e tij e tashme se hapja e armëve ishte edhe për luftën në kosovë është mashtrimi më i madh politik i tij në lidhje me këtë luftë, sepse, duan apo nuk duan, e kundërta ka ndodhur. Ai ishte dhe mbetet njëri ndër sabotuesit më të ndjeshëm të kësaj lufte, deri sa iu hoq pushteti.

“Lulet” e Berishës janë plumbat. E bëri këtë në ngjarjet e Shkollës së Bashkuar , ku brenda saj ishte edhe presidenti i tashëm; e bëri në demonstrimet e para kundër partisë-shtet, megjithëse vetë u bë karikatura e përgjakshme e këtij shteti – parti; e bëri në rrëzimin e qeverisë së Përkohshme, pas së cilës, një burrë i mënçur, ish ministër i partisë së tij, Emin Musliu deklaroi haptas se “pas kësaj unë shoh gjak” dhe gjaku u derdh me shumicë; e bëri me 2 prill, e bëri në marsin e vitit 1997… dhe do e bëjë kurdoherë që qullashët në pushtet e lejojnë të bëjnë të fortin, shkelësin e të gjitha ligjeve, mashtruesin, ngritësit të greminës financiare, të copëtimit të vendit.

Berisha nuk është budalla, ai është një njeri që politikën e ndërton përmes krimit, jo sepse nuk ka mend, por sepse e di se cilët ka përballë. Nuk është trim, por shet trimëri; nuk është burrë i fortë, por ka rreth vetes një falangë krimi që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka; nuk është njeri i fjalës, por i armës së drejtuar tinëzisht, edhe nëse je miku i tij; por, ajo që e di krejt mirë ai është se ka përballë vetes një klasë politike të shkërmoqur, një sistem juridik nën këmbët e tij, një shërbim informativ i cili merr frymë përmes frymës së tij. Dosjet e Berishës janë më shumë se dosjet e shtetit; informatorët e tij, të specializuar, janë më të shumtë se sistemi ynë informativ, pasi edhe ky i fundit në shumicë është në thesin e tij.

“Lulet” e Berishës janë lulet e së keqes. Nuk duhej lënë të bulonin, por në fakt buluan. Ku është faji i parë tashmë kjo është pak e rëndësishme; themelore është se ai vazhdon në rrugën e së keqes pafundësisht i pandryshuar dhe as që ka ndër mend të ndryshojë.

“Lulet” e Berishës janë ata që ndodheshin në bodrumet e selisë së PD në shtatorin e vitit 1998, armët. Atëherë ishte në opozitë. “Lulet” e Berishës janë ato që ndodheshin me 21 janar në bodrumet e qeverisë, armët. Pra, kur ishte në pushtet. Ky njeri, qoftë në opozitë, qoftë në pushtet, është i njëjti: i egërsuar dhe i gatshëm të të vrasë.

Ai mund të ndryshojë vetëm kur të ketë të tjerë përballë tij. Mos mendoni se nuk trembet. Sillni për një çast ndër mend momentet e pakta të arrestimit të tij minutëshkurtër: Sillni ndër mend njeriun që ishte mbyllur në makinën e blinduar dhe nuk dilte prej aty.

May 2, 2016 11:31
Komento

9 Komente

  1. Lal Prenga May 2, 12:51

    Quhet Doktor Mortja, dhe eshte pergjegjes per mijera jete shqiptaredh te vdekur si shkak I politikes se tij, mijera jete shqiptaredh te shkaterruar, mbi nje milion shqiptare te larguar dhe qe nuk kthehen me ne nje toke qe vazhdon te digjet! Por nuk eshte fajtori I vetem!

    Reply to this comment
  2. polua May 2, 14:17

    PO jelekun antiplumb e mban me Saliu apo e ka hequr?

    Reply to this comment
  3. orli May 2, 17:06

    I nderuar z.Bedri!te gjitha ato qe thua jane mèse te sakta por nje gje mendoj unè eshte e vertete:ata(politikaret) jane bashke,se po te mos ishin bashke me ate urrejtje qe ata shprehin per njeri-tjetrin(kuptohet sa per sy e faqe) ata do e kishin derguar ne te semes njeri-tjetrin,ketu ndoshta!!!!!! Rama ndoshta ben perjashtim por nga druri qe ka ngrene nga shikasit e gazided-sales,ne vend qe te kete urrejtje dhe te hakmerret fuqishem,ka frike dhe e toleron udb-ashin pambarimisht.

    Reply to this comment
  4. Illo May 2, 18:18

    Perkrahesit e Berishes , jane me te rrezikshem se vete ustai . Ata protestuan , sepse u perjashtua nga Parlamenti , per 10 dite . Vetem 10 dite , nga Parlamenti , qe nuk e meriton te jete deputet . Ai duhet te kishte kohe , qe te kishte vdekur nga nje plumb shqiptari . Perkrahesit e tij jane shume me te rrezikshem . Kam besim se kurre nuk do t’i votojne shqiptaret , qofshin dhe kriminele . Shkaterrimi total I vendit ka vulen “Berishe ” . Sejmenet kane nxjerre shprehjen satirike “Fain e ka Berisha ” . Kjo eshte shprehje pohore , deri sa ky te kete 30 vjet , qe te kete vdekur, por I denuar nga Drejtesia . I. Foto

    Reply to this comment
  5. shpatar May 2, 19:36

    Mire beni qe botoni e botoni pambarim gjemat e Saliut. Po nuk po shkruani, se si ky popull u degradua, deri ne ate shkalle, sa nje i keq, bene ligjin edhe kur ska pushtetin. Arsyeja eshte nje.Popull i tredh… qe vetem vegjeton .
    Pse smarrin guximin qe te shkruajne troc e ti derjtohen popullit qe po fle .As ata qe drejtojne ,Mediat dhe burrat e ketije vendi ,nuk marrin inisjativen ti shtrojne gjerat para popullit sy mbyllur te ushtroje forcen e sovranit per te ndryshuar .Cfare ka mbetur, pa u bere ne Shqiperi, qe te shperthejne rrevoltat e te ndeshkojne te keqen .Ka vetem nje shpjegin .Klasa politike dhe sherbetoret e tyre, duke filluar nga sahan lepirsat e deri tek Aleatet, rrojne ne parajsen qe u ka lejuar ky popull i zvarritur .Ku duket kjo .Kemi 3 vjete qe flasim ujku ujku dhe ai kafshon e kafshon sa tani jane bere normale keto qe ndodhin me te .Per mua thote Rama-Meta Saliu nuk duhej perjashtuar e denoncuar . Ku eshte ndryshimii bere qe pretendojme te hyme ne Evrope .Deri me sot Rama -Meta ka bere nje ndryshim .Ne se Saliu ne pushtet te vriste e te poshteronte.Rama -Meta nuk te vrasin por pregatisin gropen per te mos u ndier fare .Si mund te jetojme bashke ne nje shoqeri demokratike kur krimineli dhe hajduti jane te pandeshkueshem .Pranojme qe Saliun e duan perkrahesit e tij brenda e jashte .Do durojme sa te ngordhi dhe do te shpetojme .Po gjithe keta kulisha, qe ka lene pas Saliu , kane mbushur kupen per tu ndeshkuar ,pse nuk ndeshkohen .Po ata qe do vijne pas Rames -Metes si do ti ndalojme qe te mos kopjojne te paret .Ja kete i duhet shpjeguar popullit e jo dengla me shkrime pambarim qe nuk ndryshojne azgje.
    Eshte ligj universal ne cdo fushe .Kur nje eksperiment nuk del me sukses, duhen kerkuar rruge te reja per ta kryer .Cila rruge deri me sot ka ndryshuar politiken Shqiptare ne keto 25 vjete ?????Vidh e vri ka qene dhe mbetet psikologjia e atyreve qe hypin ne karrike .
    Pa analizoni .Ne nje vend, qe nuk punohet me djersen e ballit, kur vendi nuk ka superprodhim, te kete nje klase qe rron si ne parajse.Shohim vila marramendse , xhepa te fryre me pasuri nga i vogli e deri tek soje e sorollopi Pushime ne vendet ku shkojne familjet Mbreterore.Te gjithe qe nga sekretaria e fshesaxhova te veshur me florinje kembe e koke .Kur pyeten, formalishte se e kerkon ligji ,thone :Jane kursimet e mia e puna e gruas ,qe nga koha e Dulles.Ose biznesi me ka ecur te nxjerre para sa nje fabrike ari .Keto e shume palacolleqe te kesaj natyre tani ne Shqiperi jane normale .Ujku futet ne kopene e popullit e lyhet koke e kembe me gjak e pasuri e iken pa u cjerr fare .Keto si do te shpjegohen e trajtohen ne nje vend qe pretendon se eshte vendosur demokracia ???????????????
    Duket qarte se ne Shqiperi eshte vendosur nje Perandori, jo si ato te kohes se Romakve, qe ju prisnin koken njerzvre,por nje Perandori qe popullin e duan ta mjelin deri ne piken e fundit te gjakut .Me mire i shkone te quhet Perandoria Demokratike e “Mmajmunve shqiptare” .

    Reply to this comment
  6. Sal Sala May 3, 01:56

    Vetem nje gje nuk ka bere Saliu.Organizimin e nje atentati vrases ndaj Sali Berishes, por jo koti por qe ta vrasin tamom.Po e beri dhe kete i takon kurora e njeriut qe s’ka lene gje pa bere, perfshi edhe vrasjen e tij.hahaha.

    Reply to this comment
  7. s.h May 3, 12:36

    ” ..klasa politike ne pushtet nuk ka as kellqet as deshiren….” .Te shprehesh keshtu, do te thote qe te fillosh analizen per se prapthi… dmth. te mos besh analize….por te flasesh vetem me mllef ….ose dhe per te bere normen dmth. dy/tre shkrime ne jave…Kam pershtypjen qe jane me realiste dhe konkret analistet e tjere te DITA , A. Stefani dhe V. Malaj ….

    Reply to this comment
  8. Mark.uk May 3, 16:36

    O spiun i sigurimit te shtetit qekur ishje korespodent i jeta re ne Shkoder,organ i komitetit te partis.Se pari kjo ashte selia e partis demokratike te Shqiperis e jo shtepia ushtarake.Ajo ka pranuar me kohe me perbysen e shokve te tu.Edhe ksaj hera do ti hani cfar te bej se kto gjera i kemi ndigjuar qysh me fillimin e pluarizmit.Nuk ju ve faj se fundja nje pukjan jeni.Nuk thon kot a je i marr a je prej puket.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*