Luli duhet të rritet

January 24, 2018 16:18

Luli duhet të rritet

 

Nga Bedri Islami

Opozita ka mbledhur të gjitha forcat për 27 janarin. Si një provë finale. Për ditë me radhë, dy shefat opozitarë, nuk kanë lënë qytet pa u ndalur e thirrje pa bërë. E gjitha përmblidhet në një konfiguracion të vetëm: sa më shumë njerëz në shesh, përballë selisë kryeministrore. Për katër orë radhazi ata do të pushtojnë Bulevardin ku 7 vite më parë kanë ndodhur katër vrasje, gjithnjë me mendimin se, të nesërmen, 28 janar, ata do të jenë në pushtet. Kaq e ngatërruar është e gjithë kjo, sa që të duket sikur edhe tortën e pushtetit e kanë ndarë, vetëm mbetet për të hyrë në zyrat e shtetit dhe për të bërë ligjin.

Është thënë me qindra herë se opozita ka të drejtën e protestës. Ka edhe mjaft arsye pse duhet protestuar. Asnjë qeveri nuk është perfekte dhe, sa më e fuqishme të jetë një protestë opozitare, aq më shumë mund të ketë vlerë për vetë qeverinë, e më pas edhe për opozitën. Një opozitë ngordhalaqe nuk i bën nder as vendit e as vetes. Një opozitë e shkapërndarë, është ogur i keq për vetë shtetin.

Lideri i protestës do të jetë Lulzim Basha. Është njëra nga sprovat e tij, pas së cilës ai mund të jetë i kënaqur me gjithçka tjetër, veç pushtetit. Mund të jetë i kënaqur se u mblodhën mijëra njerëz në protestë, dhe mund të mblidhen. Mund të fërkojë duart se, përmes protestës, si e kishte menduar, qeveria do të mendohet dy herë para se të hapë dosjet e mbyllura të tij me procedurë dhe me raporte mjekësorë. Mund të tërhiqet qetësisht në kërkimin e një gjetjeje të re duke menduar se, përmes protestës, i dha një mësim edhe prokurores së re, Arta Marku. Në fund të fundit, kohë mësimesh është.

Por që të jetë lideri i asaj që duhet, më parë, Basha duhet të rritet. Luli duhet të rritet. Ai të kujton një fjalë të vjetër shkodrane, “shtat e hije, mend as një fije”.

Përse duhet të rritet?

Ka disa arsye.

Së pari, Luli e mendon ende politikën si fillimin e vitit 1991. Aso kohe, në rendjen për përmbysjen e sistemit që po vinte vetë si një fik i tharë, protestat vlerësoheshin me njerëzit që dilnin në sheshe. Dilte kushdo; edhe ata që më pas do të ishin opozitarë, edhe ata që do të ishin në pushtet.

Në të vërtetë opozita në Shqipëri, në fillimet e vitit 1991, më shumë se nga disidenca ose të përndjekurit, u formua dhe mori shtat  nga bijtë e funksionarëve të mesëm dhe komunistë fanatikë, të cilët kishin në vete edhe egon e pushtetit, duke menduar se koha kishte qenë e padrejtë me të. Shumica e atyre që formuan PD-në ishin të tillë, bij e bija të funksionarëve të mesëm të administratës komuniste.

Luli, që të kuptojë këtë, duhet të rritet politikisht.

Ujët nuk rrjedh dy herë në të njëjtat brazda. Nëse viti 1991 kërkonte përmbysjen e një regjimi, viti 2017 luan lojën e tij në të njëjtin sistem, e herë-herë mes shokëve e ish shokëve. Thirrja e bërë për të përmbysur qeverinë, e bërë në të gjithë aktivitetet e takimet e Bashës, herë me zë të fortë e herë me lëvizje duarsh, duke risjellë gjestet e vitit 1991, është jo vetëm e kotë, por edhe mizore për ata që do e ndjekin.

Ai ende nuk e di se pas të shtunës, e vetmja gjë e sigurt që do të ndodhë, është e diela pas saj. Por , njerëzit e thirrur për të hedhur poshtë një qeveri, pas katër orëve protestë, do të kenë në veten e tyre dëshpërimin e një kuaze të dështuar, ashtu edhe si do të jetë.

Së dyti, ai duhet të rritet, për të patur të qartë se nuk janë masat e thirrura nga e gjithë Shqipëria, ata që e përmbysin qeverinë, por janë dy gjëra të tjera, shumë më të rëndësishme: vizioni qeverisës dhe shembulli qeverisës.

Në gati pesë vite si drejtues i opozitës i vetmi vizion i Bashës ka qenë pasurimi i tij dhe i një grupi familjar rreh tij. Asgjë e tij nuk ka ndryshuar nga ajo e Berishës. Nëse ky i dyti kishte për obligim familjar të pasuronte të birin ose të bijën dhe të fshihte mizoritë e tyre, njëri përmes vrasjeve e tjetra përmes mashtrimit, Luli, që duhet të rritet, e ka kaluar të gjithën tek kunati, gruaja, vjehrri. Të gjithë e dinin dikur se çfarë bënte Berisha i vockël, çantën e tij të kudondodhur, telegramet e pasurinë që nuk i shteron kurrë; të gjithë e dinin se sa kërkonte Argita Malltezi, dikur Berisha, sa për qind dhe si kalonin përmes studios së saj milionat e Fazlliçit. Tani të gjithë e dinë se kush është kunati i Lulit, gruaja e shoqet përreth saj, vjehrri, kapteri shumë milionësh; por askush nuk e di nëse ky njeri ka motër, vëlla, shok e miq. Berisha e kishte brenda vetes, gjakut të tij, ky e ka brenda gjakut të gruas.

Një vizion i tillë nuk të dërgon drejt pushtetit, por drejt pasurisë. Ndoshta politikani më i pasur në Shqipëri, me katër vite të dyshimta pune në Kosovë dhe vitet e tjera të padyshimta në Shqipëri, përmes së cilave kanë rrjedhur pasuri marramendëse, tani bën thirrje të luftohet oligarkia politike e financiare, kur vetë është njëri nga ata dhe, kur, shumë prej oligarkëve të vjetër janë miqtë e tij.

Cilin shembull qeverisës afron Basha? Cilin shembull qeverisës mund të shpalosë Kryemadhi?

Nëse nuk ka një shembull, nuk ka as shenjë besimi. Luli, që duhet të rritet politikisht, ende nuk e ka kuptuar se, për të qenë i besuar, duhet të ketë një shembull.

Shembulli i jetës së tij është i llahtarshëm. I ardhur në politikë pas një linje serbomadhe dhe përmes derës së Fazlliçit, nipit të shërbimit sekret serb dhe me nënën e tij punonjëse të rëndësishme në zyrën e Ministrit të Brendshëm serb, Luli, megjithëse e di se kjo është një derë e hapur edhe për politikanë të tjerë shqupas, ende nuk e di se kjo është më e pabesuara në Shqipëri dhe shembulli më denigrues i një njeriu të politikës.

Ai nuk mund të afrojë asgjë pozitive në jetën e tij si njeri i politikës, por, çka është edhe më keq, edhe ata që pasojnë atë, nuk mund të japin një shembull.

Pas kujt do të shkojnë shqiptarët më 28 janar? Cilin shembull do të ndjekin dhe ta kenë prore pranë vetes? Të Flamur Nokës, prania e të cilit në parlament është jashtë çdo logjike? Të Strazimirit që bredh me revole pas brezit? Të Halimit, që shkon në protestë, duke menduar se sa qofte do i duhen të harxhojë nga restoranti i tij, nëse Çadra do të ngrihet edhe një herë? Pas Aldo Bumçit, që, një herë kërcëlliti dhëmbët Berisha i vockël dhe bëri çfarë deshi ky i vogli i babës së tij; pas Mediut, ende në shpinën e tij rëndojnë jo pak vrasje makabre; të Ristanit, kur ende nuk e di se kur do të jetë esëll e kur nuk do të jetë në gjendje të flasë; të Palokës, që i erdhi radha të jetë dikush, pasi miqtë e tij i braktisi dhe i shpalli dezertorë; të grave-burra që, duke fshehur pasuritë e tyre dhe të bashkëjetuesve, me të cilët fëmijë kanë, por të martuar nuk janë; pa hyrë pastaj në krahun tjetër të opozitës protestuese, që ende ka në gojë shijen e pushtetit tetëvjeçar.

Luli, ende pa u rritur në politikë, u bë dikushi. Dhe, kur bëhesh dikushi jashtë çdo normaliteti, atëherë edhe fluturon.

Së treti, Luli duhet të rritet, sepse ende nuk e di të vërtetën se jo çdo gjë ka filluar me të. Kjo ndodh shpesh me rishtarët e politikës që, duke u vënë pupla, mendojnë se kanë krahë.

Opozita ka qenë shumë vite, më shumë se një dekadë, para se Lulin ta thërrisnin për t’u bërë politikan. Atë e thirrën, sepse dikush ua tha ta thërrisnin. Ndoshta të njëjtët që sollën në skenë edhe të tjerë.

Të tjerët ishin aty. Të mirë e të këqinj; të ndershëm dhe makutë; intelektualë dhe halabakë. Disa kishin qenë në vite të vështira, disa kishin ardhur kur stuhia dukej se po mbaronte. Viti 2005 ishte më joshësi për gjithë opozitarët e rinj, të cilët, nga shkolla e Prishtinës kaluan direkt në dikastere qendrore.

Luli nuk mund t’i hiqte të gjithë ata që kishin emër para tij. Nuk e kishte rastin. Kur i erdhi, fillimisht me ndonjë rrëzim makine e më pas përmes një liste fantazmë, ai bëri puçin e tij. Thonë se bashkë me kunatin vendet u shitën. Por, kjo është pak e “ besueshme”. Një biznesmen zë vendin e parë, sekretari i përgjithshëm vendin e pestë.

Por, njerëzit me emër, që kishin qenë dikush, u braktisën. Ai ndjehet i lirë në lojën e tij, por i duhen dy alibi për të ardhmen e tij.

Alibia e parë është tek ajo që e quajti “Republika e re”, si nisja e tij drejt kësaj republike, që as në mendjen e tij nuk ekzistonte. Por e provoi të hidhte një letër spathi në politikë: në fillim isha unë. Ajo që u quajt “republikë e re” shkoi në majë të thanës.

Alibia e dytë është se, masa e njerëzve, as më pak e as më shumë, janë pasuesit e tij. Janë thirrja e tij. Është nderi i tij. Përmes saj mendon se roli i liderit do të jetë i pakontestueshëm, unik. Do të heshtin të gjithë.

Unë e respektoj masën e njerëzve, por më shumë respektoj mendjen. Jo gjithnjë masa është mendje. Ai ende ka bindjen se masa është vizion, është mendje, është pushtet.

Ai nuk e di ende të vërtetën se të rrëzosh një qeveri nuk mjafton një protestë, as dhjetëra të tilla. Duhen katër vite e një ditë. Katër vite sipas asaj që thonë në Drenicë, “fol e mbushma mendjen” dhe një ditë, ajo e votimit.

Këtë ai nuk e di. Por, edhe nëse ia kanë thënë, duhet të rritet për ta mbajtur mend.

January 24, 2018 16:18
Komento

12 Komente

  1. Une,Lubonja January 24, 16:38

    Nuk mendoj se keni te drejte Z. Bedri, megjithe respektin! Luli nuk mund te rritet se ka lindur dhe po zgjatet pa tru,nen hijen e Sales! Thone qe nen hijen e lisit te madh mbijne vetem barrera dhe jo peme! Akoma eshte femije! Se gomari eshte me i mire se kerrici qe nje dite do te behet si i jati,gomar! Jo! Luli nuk ka si te rritet sepse e ka vendin ne bangen e te akuzuarve per vjedhje,vrasje dhe tradheti! Edhe Mona ka te njejtat probleme! Vjedhja e paskrupullt qe i kane bere Shqiperise apo edhe injoranca e tyre eshte proverbiale! Edhe Bujar kapteri u be filozof!

    Reply to this comment
    • mirel January 24, 17:14

      Sakte.
      E vetmja gje qe do ti shtoja ketij komenti eshte qe mire eshte te rritet Bedriu, se u plak ne politike dhe na e paraqet multimilionerin Luli si femije naiv.
      Sidomos kur eshte shteti ai qe i paguan Lulit miliona.
      Se kush eshte femija ketu, Bedriu b3n mire te shikoje paqsyren.

      Reply to this comment
  2. Izeti January 24, 16:58

    Lulush rritu Lulush ,qe te kapesh fikun,,,,,,,,,,,,,,,,,Po kujt ja thua o Z, Bedri ,,,,,,,,,,,,,Lulushi eshte nje frymor me zhvillim te vonuar,,,,,,,,,,,,,,zbardh dhembet dhe lepin buzet I shkreti nga do qe shkon. Dhe me fantastik duket kur ben si nevrik,,,,,,,,,,

    Reply to this comment
  3. qytetari pa qytet January 24, 17:09

    Luli duhet te dhitet

    Reply to this comment
    • TT January 24, 20:36

      Këtij shkrimi, përfshi dhe titullin “beinahe perfekt”, do t’i kisha dhënë vlerësim maksimal, o Migjen i kohëve moderne ! Ashtu siç e thua ti, Lül vocrraku duhet vërtet të rritet politikisht, dhe për këtë ka vërtet njëmijë e një arësye, por për përshpejtimin e rritjes së tij politike, ka një farë barriere që e pengon. Për momentin…

      Çfarë dua të them me këtë, ku reh çekani ?

      Që thua ti shoku me roba doku, para se Lül çadristi të rritet apo të dhitet, ai fillimisht duhet të kollitet. Duhet të kollitet dhe të shkundë mirë e mirë xhepat deri në kacidhen e fundit para organeve të drejtësisë së munguar prej dekadash, që më në fund, popullit më të varfër e më të shtypur të Evropës t’i rikthehen si milionat e vjedhura nga krijesat e pështira bastarde e harbute, po ashtu dhe dinjiteti i përdhosur si mos më keq.

      Cila është barriera që nuk lejon kollitjen e Lülit e bashkë me të tëre shpurës salisjane ?

      Bariera që shërben si mburojë (dorë para gojës), dhe nuk e lejon bedelin e xha Saliut të kollitet është aq e fortë, sa që po nuk u vu në lëvizje inteligjenca, po nuk e kuptoi ajo rolin e saj vendimtar, po nuk u ndërgjegjësuan masat, po nuk u bashkuan (si thua ti namiku im me nofkën unknown soldier?) dhe po nuk u riorganizuan të heshturit e vrasjeve makabre të 21 janarit, ky “çun i mirë”, ky “yll në ngjitje”, ky “lider pa karrierë”, ky aktivist dhe “patriot i shqyer” i luftës çlirimtare të Kosovës (!), ky ish-“snajper i brendshëm” dhe i “arsen-lupen transporti”, po të mbetet ashu i vockël e mos të rritet, dikur me këmbënguljen e partnerëve tanë “strateqikë” po ti jepet edhe një herë tjetër rasti e largqoftë të rikthehet në pozitë, ai këtij vendi e këtij populli të shkretë s’mund t’i bëjë asnjë të mirë përveç gjëmës! Kujdes këndez. Hekuri rihet sa s’është vonë – thotë proverbi i njohur.

      Reply to this comment
  4. TURP PER USA + BE ..QE TOLEROJNE SALI & LUL KRIMINELIN January 24, 17:42

    Te nderuar pak shqiptare dhe shume shqipfoles
    Na i peshtirose Bedri !
    Krimineleve nuk i behet moral si puna juaj..krimineli e do me gjuhe krimineli:
    ESHTE E PAFALESHME
    PER AMERIKEN & BE QE NJE MONSTER SI LUL BASHA
    ne vend te ishtpas hekurave po ve BYTHEN te vendi qe vrau 4 protestues dhe kete nuk e ka bere AS HITLERI AS ENVERI….
    kaq fuqi paska ajo pashaporte amerikane qe ka paraqitur Basha ne Hollande ??
    Pas dyshes kriminale 2B (BASH-BERISHA) nje ndyresi kriminale paraqit cifti 2M (Monstra Monika Meta)
    ..Per ato qe kane pak ndjenja atdhetare jane te lutur te ndjekin 3 pjese te ketij komenti dhe reflektoni
    %%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%

    Berisha në shtëpinë e Metës
    13 Janar 2012
    Kryemonstra Sali Berisha ka vizituar mbrëmjen e së enjtes për më shumë se dy orë e gjysëm kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në shtëpinë e tij në zonën e bllokut

    Vetëm 4 ditë pare se Gjykata e Larte të shpallë vendimin për aleatin kryesor të shefit të qeverisë.

    Në datën 6 janar prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Ilir Metës për akuzën e korrupsionit dhe dënimin e tij me 2 vjet burg dhe një milion lekë gjobë. Gjykata do të shpallë vendimin këtë të hënë në datën 16 janar, duke mbyllur kështu procesin gjyqësor për zyrtarit më të lartë të qeverisë që është ulur në bankën e të akuzuarve që nga koha e burgosjes së Fatos Nanos.

    Gjatë orëve që Berisha ndodhej në shtepinë e Metës Monika i shërbeu kryemonstrës dhe ne dalje nga vizita salimonstra deklaroi;
    Vera e kuqe e Monikës ishte e shijëshme….sidomos byreku..
    &&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&
    14 prill 2012
    ( SHENIM; Kjo ditelindje u festua me madheshti fill pas kthimit te Ilir Metes nga Amerika ku ju mbyll zyrtarisht afera e Dritan Priftit ne kembim te nje luge corbe te prishur)

    Listë biznesmenësh për të paguar superdhuratën. Familja Basha në krye të vendit

    Një festë e shfrenuar luksi, me biznesmenë dhe politikanë, në një nga hotelet më të shtrenjta të kryeqytet, po vazhdon të trondisë opinionin publik për nga shifrat e bëra publike. Rreth 150 pjesëmarrës, prej të cilëve rreth 100 biznesmenë, janë ftuar të kontribuojnë për një dhuratë super të shtrenjtë që Monika Kryemadhi u ka kërkuar për ditëlindjen. Bëhet fjalë për një gjerdan që kushton 250 mijë euro, një shifër tronditëse që, u sigurua falë disiplinimit të biznesmenëve që do të çonin dhurata.

    Na u rekomandua që të mos blinim dhurata, por të lidheshim me organizatorin dhe të kontribuonim në euro, për të arritur kuotën që nevojitej, i tha një biznesmen pjesëmarrës

    Disa biznesmenë janë ish miq të çiftit Meta, por të tjerë janë viktimë e rrethit të biznesit të tyre, që është nën kontrollin e Ministrisë së Ekonomisë. Shumica e tyre ishin njerëz që kanë përfituar koncesione, ose që kanë raporte me pushtetin e LSI-së në qeveri.

    Na u tha prerë që nuk duhet të blini dhurata pa pyetur, thotë një tjetër biznesmenë, të cilët qendrojnë anonimë nga frika. Na caktuan një koordinator dhe ne paguam aq sa kërkuan. Askush nuk lejonte dhurata pa marrë më parë miratimin

    Luksit të shfrenuar dhe milionave i është shtuar dhe garnitura politike. Në krye të valleve ishte gjithmonë Aurela Basha, gruaja e Lulzim Bashës, familja e të cilit ja di për nder familjes Meta grabitjen e mandatit në Tiranë.

    Flamur Noka, praktikisht sekretari organizativ në PD, ishte aty thuajse si përfaqësues zyrtar i PD-së. Berisha, i cili ka vizituar familjen Meta në ditët para se të zhvillohej gjyqi, nuk ka denjuar të provojë ëmbëlsirat e Monikës, siç kishte dëshirë ti provonte para gjyqit, ndoshta për shkak të pranisë së biznesmenëve dhe informacionit për luksin e shfrenuar.

    Si për ta bërë më groteske festën, një këngëtar kishte bërë një këngë kushtuar Monikës, dhe e këndoi bashkë me të, ndërsa një grup humoristësh ishin pjesë e zbavitjes së të ftuarve.

    Pjesë nga teksti i këngës kushtuar Munikës

    Dritë jap, kam ekzistoj

    Krijohet zhurmë dhe dëgjohet unë jetoj

    Unë isha jam dhe prapë, nesër do të jem

    Vërtet arrita por kam dhe shumë unë për të dhënë akoma

    Sepse unë jam fituese

    Sepse ju jeni një fitues

    Sepse ne jemi fitues

    Sepse të gjithë bashkë fitojmë

    Je yll bote
    ****************
    Ajo qe me habit sot eshte fakti qe Monika vetem 2 dite qe u kthye nga Amerika…i gjuajti Rames me cizme..dhe e dyta duket shume artificjale biles e peshtire loj aqe ben Donald Lu sikur po “lufton” me Moniken qe ne fakt duket si beteja e faqeziut Arvizu qe dukej sikur ishte me Ramen ne 8 maj 2011 qe ne fakt ja futi sa krahu Rames dhe ky i fundit nje populli te tere
    &&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&

    25 Mars 2014 – 600 veta ne ditelindjen e Novruz Beut

    Kryetari i Kurvendit, drejtuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mbushi 45 vjeç dhe vendosi ta kthejë këtë përvjetor në një festë madhështore me mbi 600 të ftuar. pershtypje bene dy gjera te vecanta;
    1-Delegacjonin e PD e kryesonte nipi i gjeneralit te UDB Flamur Noka
    2- Gojet e liga thone se 600 X 100 euro= 60.000 euro
    &&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&
    Nga sa me siper
    duke pritur 27 janarin 2018 ne te cilen qyrret e Berishes ..bytha e Bashes dhe rrocka Monikes do perdhosin te vraret e bulevardit eshte nje Dasem ne Varreza.
    As Enveri dhe as Hitleri ne kohen e tyre nuk kane pshurrur viktimat e tyre si po bejne nazi-berishistet sot..

    ..Pra nese berishet me monika rrocken pshurrin me koqet e rames dhe bolet e donald luse jetimet e 21 janarit ngelet te themi
    .
    NA FAL ENVER ! NA KANE PUSHTUAR MONSTRAT..

    Reply to this comment
  5. Lili January 24, 19:36

    Pfffffuuh
    Halla hallin e lulit e paska bedri zeza?

    Po kush pyet per Lulin, allahile?
    Askkujt nuk i behet vone per te pos ish komunistave qe kane nevoje me na e ba ate perfasuese te kishe opozites, perfasuese qe shkon ne shtrat te Rames sa here i teket Rames…

    Reply to this comment
  6. Albi_I January 24, 19:41

    Ne fakt ti flet nje tufe me budallalleqe se as nuk ja ke haberin se si ishte loja e si eshte.

    Problemi kryesor qe ka Basha nuk eshte se nuk ka ide, vizion, program apo traplliqe te tilla. Problemi i Bashes eshte se nuk kritikon dot qeverine aq sa duhet, sepse Rama po ben pazare me te njejtit njerez qe ka bere pazare dhe Berisha. Basha ka frike ti permendi emrin Zamirit, Kastratit, Irfanit, Ulajt, Gecit etj. sepse del zbuluar Berisha.

    Prandaj Basha kalon nga tema ne teme, dhe prandaj nuk eshte i besueshem. Jo se nuk di, po sepse nuk do.

    Po atehere cfare po pret Basha?! Po pret te njejten gje qe priti dhe Rama ne 2013, qe njerezit te merziten me qeverine dhe qe pasi te bej pazar me oligarket e siperpermendur, te marre gjithe votat e tjera kundra Rames per te ardhur ne pushtet. Gjasat jane qe do ja dali, po pa bere gje te mire per Shqiperine.

    Bedri, boll me artikuj idiote se nuk di me cfare shkruan.

    Reply to this comment
  7. Lili January 25, 03:34

    Nuk jam komuniste,
    Po vertete me duhet te ndihmoj pak komunistet e vertete qe ne Shqiperi te rilind ajo parti komuniste see na lodhen bedrijzt berishat bashat e ramajt.

    Reply to this comment
  8. Kris 1 January 25, 03:48

    Mos duhet ti veme edhe disa milione euro te tjera Nen Kembenga buxheti i shtetit qe te behet i madh sa Rama?

    Reply to this comment
  9. info analitike January 25, 21:01

    O shoku Bedri, une e kuptoj qe ti e do partine me shume se Taulanti por kur flet per Lulin harron se ai nuk eshte aty per te bere politike por vec pazare. Luli eshte njesoj si lali Eri qe nuk u intereson krahu politik dhe perfitojne ekonomikisht aty ku u jepet akses. Lulin sot mund ta kishe pa frike edhe ne PS nese nuk do ti ishte dhene akses ne PD. Luli, lali Eri e shume si keto jane shushunja qe nuk kane punuar asnje dite ne jeten e tyre e qe nuk kane as ideal e as moral por rendin vetem pas lekut. Luli eshte kthyer ne nje sekser te kunatit qekur ka hyre ne politike. Megjithate Luli nuk eshte i vetmi sepse ke edhe ne PS shume syresh si ai. Pervec lali Erit dhe mjaftisteve te cilet po e rrjepin bashkine dhe qytetaret e Tiranes, ke skenderbeshen, Qylameten, Bracen, Tahorrin, qe na doli vemje Sadriun e me radhe,

    Reply to this comment
  10. Alban Dega January 26, 22:00

    SI MUND TE BESOJME LULEZIM BASHA!?

    – Pyetje rrenuese per nje hajn me cizme e vrases te kapur ne flagrance…

    – A nxjerr fjale nga goja pa rre o Kodoshi i
    Berishes !?

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si mund te besojme voten ty Lulezim Basha?
    Si mund te besojme te sotmen dhe te ardhmen tone dhe te femijeve tane Lulezim Basha !?
    Si mund te besojme udheheqjen dhe qeverisjen e Shqiperise se rrenuar mbi 7 here prej jush ?
    A nuk ishe ti ai qe vodhe hapur 250 milione Euro te Autostrades se Kombit !?
    A nuk ishe ti qe e fillove ate pa projekt!?
    A nuk ishe ti qe vrapove ta nenshkruaje ate me nje kontrate vetem ne Anglisht kur gjuha zyrtare e Shtetit Shqiptar eshte shqipja !?
    A nuk ishe ti dhe kamikazet e Berishes qe pagove germime dheu ne permasa lemeritese sikur e gjithe trasejs e saj te ishte 21 metra e gjere dhe 9 metra e thelle nga Miloti ne Morine te Kukesit !
    A nuk ishe ti ne dijeni se cfare behej ne Gerdec edhe mbasi amerikanetujjh kerkuan qe te ndalohej cdo veprim e pune ne Gerdec gjate vizites historike te Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Tirane !?
    A nuk ishe ti shefi i diplomacise shqiptare qe drejtove bisedimet atdheshitese te Otrantos !?
    A nuk ishe ti numri 2 i zinxhirit komsndues te urdherave kobezi te Sali Brrishes per ekzekutimin pa vendim gjykate te 4 protestuesve absolutisht te pafajshem me 21 janar 2011 ne Tirane dhe plagosjen, rrembimin, marrjen peng dhe torturimin e qindra te tjereve !?
    A nuk ishje ti qe bashke me Sali Berishen, Genc Rulin, Arben Ristanin, e co, vodhet hapurazi votat e 8 majit 2011 !?
    Ma trego vetem nje gozhde qe ke ngulur apo lene mbrapa per 4 vjet si kryebashkiak i kryeqytetit shqiptar !?
    A nuk ishje ti dhe bosi jot Berisha qe i bet grusht shteti brenda Partise suaj Sokol Olldashit dhe nje manare e juaj i beri edhe gropen ne bashkepunim me “ skuadronet e vdekjes” !?
    A nuk ishje ti qe bllokove cdo oponent tendin ne gjirin e PD-se dhe urdherove vjedhjen e votave ne gjirin e saj cka u provua me ze e me figure ne syte e mbare shqiptareve !?
    Kur vjedh votat ne gjirin e Partise tende cfare mund te besh ti me votat e shqiptareve !?
    Si mund tia besojme qeverisjen e Shqiperise nje kusari, nje atdheshitesi, nje vrasesi, nje hajduti me cizme ne gjirin e partise se vet !?
    Na jep vetem nje aresye dhe fakt te vetem pse duhet te besojme dhe votojme ty nje rrenci e hajni me cizme qe nuk le gje pa rre, qe nuk nxjerr fjale nga goja pa genjyer !
    Lanet !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*