Hatara kanë bërë, po prapë s’janë ndëshkuar, se klasë e pushtetit, shpejt është korruptuar!

March 7, 2019 11:34

Hatara kanë bërë, po prapë s’janë ndëshkuar, se klasë e pushtetit, shpejt është korruptuar!

Shqipëria ime,

shqiponjë e plagosur,

vidh e vidh të gjithë,

e ti s’ke të sosur!

 

Si peshku në tjegull,

buza na është pjekur,

në tridhjetë vite,

katër herë e djegur!

 

Askush s’na sulmoi,

nuk se na pushtuan,

po me duart tona,

vendin e  shkrumbuam!

 

Po doli nga shishja,

djallin dot s’e kap,

kanë dalë në rrugë,

që ta djegin prapë!

 

Për ta djegur prapë,

vendin e bekuar,

po e njëjta mëndje,

po të njëjtat duar!.

 

Falangat shpellare,

me pishtarë në duar,

hatara kanë bërë,

dhe prapë s’janë ndëshkuar!

 

Hatara kanë bërë,

po prapë s’janë ndëshkuar,

se klasë e pushtetit,

shpejt është korruptuar!

 

Kur je vetë i pastër,

porsi qelibari,

s’kish pis që do dilte,

me pishtarë zjarri!

 

Tani më së fundi,

Luli edhe Mona,

duan që të hedhin,

valle mbi kufoma!

 

Ditët e ndryshimit,

shumë shpejt mund t’jambrijnë,

po Luli me Monën,

kurrë s’duhet të vijnë!

 

Nuk duhet të vijnë,

kurrë në pushtet,

se aty i kishim,

radhé tetë vjet!

 

Tetë vjet i kishim,

dhe bënëhatara,

dhe nuk mund t’ja nisin,

sërish nga e para!

 

Kur kishin pushtetin,

kanë bërë dhe të fundit,

tani s’mbajnë më,

supet e Katundit!

 

Këtyre të dyve,

popull-kallu flamën,

po të jenë këta,

mirë e kemi Ramën!

 

S’e dimë se nëç’masë,

është i korruptuar,

po shumë më tepër,

nga këta ka punuar!

 

Ky pushtet ka bërë,

dhe punë të mira,

po për kaq pak kohë,

s’bëhen mrekullira!

 

Shikoni Tiranën,

si është dhe si ishte,

Dhjetë si Erioni,

Vatani të kishte!

 

Ndaj zgjedhjet lokale,

ku vendi po shkon,

me apo pa PD-në,

PS-ë i fiton!

 

Unë shkruaj si duhet,

jo për karshillëk,

kjo kohë e trazuar,

s’është për tifozllëk!

 

Po përse t’i dua,

PD-LSI,

që duan të bëjnë,

vetëm gjullurdi!.

 

Fishekët e pushkës,

i mbajnë në gojë,

ndaj vendin-Sovrani,

duhet që ta mbrojë!

 

Dhunën edhe zjarrin,

unë kurrë s’i dua,

po janë ca idiotë,

që më shajnë mua!

 

Po pse më shan mua,

përse-o mavri,

unë s’luftoj për vete,

unë luftoj për ty!

 

Që vendi mos jetë,

gjithnjë në udhëkryq,

unë dua të ketë,

rregull edhe ligj!

 

A.DUKA

March 7, 2019 11:34
Komento

15 Komente

  1. 01 vlora March 7, 12:46

    Madheshtor,faleminderit Arben për vargjet dhe idet brilante pac sa me shume jet.

    Reply to this comment
  2. fredi March 7, 13:32

    RRESPEKTE HOMERI SHQIPTAR ARBEN DUKA do mbetesh ne histori per poezit e tua , sot ky popull ka nevoj me shum se kurr ti hapen syt rrespekte , vargje te mrekullushme shum e goditur.

    Reply to this comment
  3. fredi March 7, 13:32

    RRESPEKTE HOMERI SHQIPTAR ARBEN DUKA , do mbetesh ne histori per poezit e tua , sot ky popull ka nevoj me shum se kurr ti hapen syt rrespekte , vargje te mrekullushme shum e goditur.

    Reply to this comment
  4. Klorea March 7, 13:53

    Respekte Beni!

    Jemi bashkemoshatare dhe i kemi jetuar te dyja sistemet.

    Te jete kjo demokracia ?! ?!

    Nga dolen keta minj halesh qe duan t’i vene flaken vendit ?!

    ZOT, ruaje Shqiperine nga shqiptaret !!!

    Reply to this comment
  5. malsori March 7, 14:22

    I madhi Z.Duka, si gjithnjë pa dorashka. Respekt

    Reply to this comment
  6. laluci March 7, 17:14

    nje dhi e zgjebosur me bishtin perpjet del neper rrug e nis e pellet, dhin e quajn lul sala nje gomar me vrimat e hundes mona duke qar. fillon luli e kendon armet popull se esht von i pari vendit dua un degjon edi dhe i thot ti o lul te ha mun qeshi mona qeshi sala qeshi dule nga eladha me ne fund zheji qeshi qeshi dhe lubonj byth leshi

    Reply to this comment
  7. Monika , NEPERKA PIKA - PIKA March 7, 18:48

    Me sakte e qarte se kaq , nuk ka se si te thuhet ! Flm poet !

    Reply to this comment
  8. demo March 7, 19:57

    Po te jene keta
    Mire e kemi Ramen.
    Ketu mbahu.
    Mandatin e pare beme sikur s`e kuptonim,Menduam se i cpikte ato Koncesione per inat te LSI.Tani qe eshte vetem i themi te mbaje pak doren se e ka shume te rende.Nuk te dalin miljonat o mavri me boje kine,po ke tafmane me miljarda?Po ku do i groposesh?
    Saliut i duheshin se ka dy nuse te djalit qe nuk ngopen,ka 7 mbesa dhe tre nipa,ka ne Shqiperi,ka ne Suedi,.Po ti ku do i cosh,se Zalon e ke te vogel me bebelina.

    Reply to this comment
    • I yti EDI March 8, 00:16

      Eh mo Demo, po harrove ti tre familjet e mia, kam tre gra per te mbajtur une!
      Ti je i anshem, vetem Saliun e justifikon, po edhe une jam familje e madhe.

      Reply to this comment
  9. rapsodi popullor March 7, 19:59

    Rregull e ligj ne se ti sot po kerko,
    nga Ram petlla kot mos i shpreso,
    rregulli e ligji per kete Ram hajvan,
    eshte varferia e plot kudo ane e mban,
    mbare populli ka keq, rinia po largohet,
    Ram karagjozi vazhdon dhe lavderohet,
    me kete varferi nuk e shtyn dot ky pushtet,
    sa nuk e shtyy dhe Rama 1 ne fund-vit 1990.

    Reply to this comment
    • shqipe March 8, 12:59

      O gjoja Rapsod!
      I ziu ti,qe s’paske te ngopur me jonxhen qe te hedh sali gjirizi,ha,ha.. dëndu sa te plasës…

      Reply to this comment
  10. raqi March 7, 20:31

    Respekte dhe shendet
    Ben Duka
    Je I mrekullushem

    Reply to this comment
  11. Vjola March 7, 20:50

    Te lumte

    Reply to this comment
  12. MH March 7, 22:20

    Ashtu sic ia kane prere vetvetes per te mos u futur kurre ne paralament ashtu nuk do te vijne kurre ne pushtet.
    Z.Duka je nga ma te medhejt e ma te medhenjeve te vecant.

    Reply to this comment
  13. An March 7, 22:37

    bravo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim