Luli nuk dogji mandatet, por dogji partinë!

February 27, 2019 12:20

Luli nuk dogji mandatet, por dogji partinë!

Eh-mor Luli trimi,
ç’zë shejtani ndoqe,
që gurin e fundit,
PD-së ja hoqe!

Se ç’hata ke bërë,
gjer pardje s’e dije,
edhe pse e quan,
vepër trimërie!

Ku është trimëria,
këtu-o budall,
që fute partinë,
në gjithë këtë hall?!

Ti e di që Rama,
duron pak dhe thyhet,
ama-kësaj radhe,
punës nuk i dihet!

Ramës natë e ditë,
nuk ja ndan mallkimin,
po prapë nga Ai,
ti e pret shpëtimin!

Se dihet që ka,
çudira ky vënd,
mikun më të madh,
ke armikun tënd!

Ti me padurim,
pret ditën dhe orën,
pret që Edi Rama,
të të japi dorën!

Të të japi dorën,
dhe të të shpëtojë,
ndryshe do të mbetesh,
me gishtin në gojë!

Rama s’ka të drejtë,
të tallë këtë vënd,
duhet të të lëjë,
ty në fatin tënd!.

Duhet të të lërë,
në rrugën që zgjodhe,
edhe pas pushtetit,
mos ngjitesh si rodhe!

Kot që bën presione,
kot me veten tallesh,
se në fund të fundit,
Ramës do t’i falesh!

Që të gjithë e dimë,
këto marifete,
s’i bén për Sovranin,
po i bën për vete!

Dihet që problemi,
janë gjithmonë paratë,
këtë herë ke hedhur,
rrjetat në të thatë!

Se mund të vazhdojë,
Rama qeverisjen,
dhe dot s’e ndalon,
tek ty rrokullisjen!

Mbase dhe ti vetë,
e kishe kuptuar,
mision i PD-së,
tani ka mbaruar!

Siç mund të kuptohet,
ky është bishti i dardhës,
ndaj i bëre bisht,
dhe ndeshjes së radhës!

Ti je djalé i ri,
në partinë e vjetër,
por ikën ajo,
dhe vjen shpejt një tjetër!

Të rrish jashtë sistemit,
më shumë se dy vjet,
ti-partisë tënde,
varrin ja hap vetë!

Ju e kini vdekje,
që të konkurroni,
kur s’merr pjesë në luftë,
si mund të fitoni!

Ty t’u shtofshin ditët,
kapedani ynë,
nuk dogje mandatet,
po dogje partinë!

A.DUKA

February 27, 2019 12:20
Komento

6 Komente

  1. katarakti February 27, 14:00

    Qellimi i 2B-ve eshte i qarte. Bota te “çmeritet” nga kjo qe beri PD-ja dhe te gjitha baterite te drejtohen tani drejt Rames! Per hir te demokracise! Basha dhe Berisha shpresen e kane tek ndermjetesimi i te huajve. Duke enderruar se ata do t’i ulin ne nje tavoline te perbashket, si i barabarti me te barabartin. Nje lloj “Krokodili” 2. Por njekohesisht me dhunen qe perdorin ne demonstrate, 2B-ete duan t’ia bejne te ditur Rames qe ai te heqe dore nga berja e drejtesise. Mos guxo te na prekesh nje fije floku se militantet e Mamurrasit, Astirit, Kamzes si dhe gjithe burgaxhinjte i kemi me vete, – kercenon PD-ja. “Nuk jena polica, nuk jena oficera, jena me PD-,e, kena lé gangstera”!

    Reply to this comment
  2. taku February 27, 14:51

    Ben Duka
    Respekte

    Reply to this comment
  3. Mark U.K February 27, 18:23

    O poetaruc partiak,dikur spiun i deges tashti je bere edhe servil.Megjithse qenit ku i japin te haj aty lehe.Po shkruej nje here per shoket tuaj edhe nese dihet se ke ijra gjera per ata klysh komunistesh,

    Reply to this comment
  4. Buzuku February 27, 19:36

    O Mark Uti, o mut muti. (Mark Uki)

    Reply to this comment
  5. Populli February 27, 20:12

    E c’na hyn ne si popull se Luli e dogji partine,
    kur Ram llumi yt ka varferuar Shqiperine?
    dil o Duke poeti, ate Ed Ramen na e mbro,
    ndonje gje pozitive nga ekonomia na kujto,
    c’ka bere ky Llumi yt tash 6 vjet ne pushtet,
    pervec se fukarallekut qe ka shtrire komplet?
    dil o Duke e thuaji popullit ane e mbane,
    sa ja ka permiresu jeten ky Ram hajvan?
    ku ka pa ndonje gje tjeter nga Rama ky popull,
    pervec se varferise nga Vermoshi ne Dropull?
    kur ndonje sukses te Rames o Duke te na thuash,
    hajde shaje fort ate Lulin pastaj sa te duash,
    por sa kohe ke Ramen ne krye te qeverise,
    e ke gojen mbyllur nga degradimi i ekonomise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim