Luljeta Minxhozi zgjidhet zv/guvernatore e parë e BSH

January 9, 2019 17:26

Luljeta Minxhozi zgjidhet zv/guvernatore e parë e BSH

Luljeta Minxhozi është zgjedhur në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë.

Emërimi i saj është bërë nga këshilli Mbikëqyrës, pas propozimit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, bëri të ditur Banka në një njoftim për shtyp.

Emërimi i znj. Minzhozi erdhi pasi më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi 6 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke i dhënë fund ngërçit dy mujor të mosfunksionimit të këtij Këshillit për shkak të mungesës së kuorumit.

Gjashtë anëtarët e rinj të përzgjedhur janë Ridvan Bode, Artan Hoxha, Suela Popa, Luljeta Minxhozi, Edlira Luçi, Arben Malaj, të clët zëvendësuan 6 anëtarët që u kishte mbaruar mandati: Dhori Kule, Ela Golemi, -Elisabeta Gjoni, Petraq Milo, Arben Malaj, Denada Prifti.

Tre anëtarët e tjerë janë Gent Sejko, që është aktualisht dhe guvernator i Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, që është zv/guvernatorja e dytë e Bankës së Shqipërisë dhe z.Tonin Kola.

Minxhozi zëvendëson në këtë mënyrë, Elisabeta Gjonin, e cila ishte Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë që prej muajit janar 2012

Luljeta Minzhozi, sipas jetëshkrimit të publikuar në Universitetin Europian të TIranës, ku është zv/rektore, është diplomuar në vitin 1983 në degën Ekonomi Politike në Universitetin e Tiranës.

Në 1990 fiton Gradën Shkencore Kandidat i Shkencave në Universitetin e Tiranës  me temë: “ Marrëdhëniet Ekonomike SHBA – Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Më pas, në vitin 1993 fiton Gradën Shkencore  “ Dottoressa di Richerca” PHD, në  Katolik të Milanos me temë “ Integrimi Ekonomik Ndërkomëtar. Mundësi dhe pengesa. Rasti i Shqipërisë”. Jo vetëm kaq por Gradën Shkencore Doktor e fiton në vitin 1996 nga Universiteti i Tiranës dhe Ministria e Arsimit. Ndërsa në 1999  fiton titullin Shkencor “ Profesor i Asociuar” nga MASH dhe që prej vitit 2011 mban titullin shkencor “Profesor”.

o.j/dita

January 9, 2019 17:26
Komento

3 Komente

  1. K. M. Tusi January 10, 04:14

    Urime Luli Minxhozi (Toto)!

    Reply to this comment
  2. Arben January 10, 08:35

    Per te vjedhur parate tona.

    Litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari

    Per te gjithe hajdutet

    Reply to this comment
  3. S January 10, 10:51

    Urime & Urime!
    Kèto profesionistè e qytetarè tè dorès sè parè, i duhen institucioneve aq tè rèndèsishèm, siç èshtè BSh!
    Suksese e punè tè mbarè,
    S.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*