Lulushi ende s’e kupton që është shpartalluar keq e më keq!

September 14, 2017 12:29

Lulushi ende s’e kupton që është shpartalluar keq e më keq!

 

Opozitë e Lulit,
me maç e me kuç,
vazhdoi bataretë,
kundër shoku Ruç!

Ta kam thënë për Ruçin,
more Luli krriçi,
se aty ka qënë,
nuk doli nga hiçi!

Kur ti shërbeje,
në Rinas kafetë,
Ruçi si tani,
ka qënë deputet!

Ndonjëherë ka ardhur,
tek kafeja “VIP”,
ku shërbeje ti,
more Uriahip!

Thirri pak kujtesës,
jo gjithnjë i ngutur,
sepse Ruçi vetë,
në punë të kish futur!

Dhe me punën tënde,
s’tallet dot mileti,
se klientët ishin,
vetëm koka shteti!

Tani diferencën,
sot kuptoje vetë,
ti një kamarier,
ai deputet!

Ndaj sërish të them,
jo dhe kaq i ngutur,
Ai nga Kuvendi,
kurrë s’është shkëputur!

Si kryetar grupi,
vite është stërvitur,
dhe vetëm një shkallë,
këtë herë ka ngjitur!

Mos ji-o Lulush,
dhe kaq i çuditur,
sepse nga kjo zgjedhje,
s’kish më të goditur!

Luli si idiot,
po shpalos talent,
dhe i shpartalluar,
dhe kaq kompetent!

Lulushi vazhdon,
ende në gremisje,
po prapë e ngrë zërin:
“S’ka bashkëqeverisje!”

Sikur po i luten,
djaloshit me forë:
“Aman-more Luli,
pse s’na jep një dorë?!”

Se pasi në zgjedhje,
Rama ja ka kallur,
me heshtjen e tij,
dy muaj është tallur!

Duket-diçka prisnin,
Luli dhe Berisha,
kur morën Noc Rrokun,
u bënë si bisha!

Pse duhej që Lulin,
ta mbante me hatër,
kur i vetëm mori,
Shtatëdhjetë e Katër!

Lulushi i shkretë,
krejt i shpartalluar,
“Nuk ka më marrëveshje!”
sot ka deklaruar.

Tetëmbëdhjetë Maji,
u bë për fanfarë,
meqë Rama-Ruçin,
bëri Kryetar!

Me shumë vonesë,
Lul-e nise vrapin,
se Rama me ty,
thjeshtë ka tallur trapin!

Ta ka hequr vizën,
sapo ka fituar,
dhe keq e më keq,
të ka shpartalluar!

A. Duka

September 14, 2017 12:29
Komento

4 Komente

  1. Kadri Kadiu, USA September 14, 16:29

    Të Lumtë ajo penë o Arben Duka, o Poeti i Kombit!

    Reply to this comment
  2. demo September 15, 06:48

    Zgjedhja e Rucit eshte fundi Malokut,po lere Bashen se eshte zog qaferrjepur,Nuk i ka dale pushi.Ruci i kujton Berishes kohen kur verdallisej rrotull shokut Hysni dhe keta sekretaret e Laberise e shikonin me neveri si dhi e zgjebosur;Xhipja me Mustafane prej Kruje e tallnin per servilizmin e peshtire,kurse LEBERIT si Gramoz Ruci i thonin bashkefshatarit te tyre Hysni Kapos, ashiqare:-C`e mban kete vrome?Berisha gjithmone i ka pasur frike Leberit,;kur eshte mes tyre e kap nje gjendje ankthi,paniku,si atehere ne Vlore,kur i ra te fiket.Ftyra “e qeshur” e Gramos Rucit,ka per t`ja hequr deshiren per te folur.Nuk eshte cudi te jape doreheqjen nga parlamenti.Per te zene bishen nuk perdoren kone.Duket se Rama e gjeti legjendarin MOLLOS te ushtrise Epirote.

    Reply to this comment
  3. lulush nastradini September 15, 08:30

    Bravo trimi i xha Jahos!E ke qare kete poezi per uriah hipin e PD-se qe ka vajtur per lesh,sic thoshte xhuz kucka.Problemi eshte qe nastradini Uriah Hip eshte prishur qe ne veze,as skuqet dhe as zverdhet,thuaji cfare te duash,eshte kompleksikos,i pelqen vetja dhe keshtu do vazhdoje te beje dhe ne te ardhmen si kerric gomari,e mban veten lart,pavaresisht se te gjithe tallen me te dhe vendin e ka ne burg,po te kete gjykates e prokurore me vegla ne vend. Ai e di se sa te kete rrufepritesin padrino s’i bejne dot gje,prandaj…durim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*