“Lulzim Basha e ka kthyer opozitën në një element të mafias!”

May 17, 2018 18:52

“Lulzim Basha e ka kthyer opozitën në një element të mafias!”

 

Disa orë pas paraqitjes së superdëshmitarit të PD si ‘bashkëpunëtori X’ në audio-përgjimin, ku pretendohet nga opozita se përfshihet dhe vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, ka ardhur akuza e fortë nga deputeti i Partisë Socialiste.

Ligjvënësi i majtë, Erjon Braçe, e akuzon kreun e PD, Lulzim Basha, se po bashkëpunon me krimin dhe mafien, duke degraduar opozitën.

Nga Erjon Braçe

Tani, koha të ndahemi me ligjin e me burg! E tmerrshme që Lulzim Basha të degradojë opozitën në një element të mafia-s. Nje jave me pare, te enjten-10 maj, fill pas akuzave te Lulzim Bashes dhe, dy ish ministrave te tij te Drejtesise ndaj ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj, shkruajta:

Mafia sulmon kështu! Nga informacioni qe disponoja, isha i bindur se ishte nje sulm i Mafia-s. Mafia nuk eshte asgje me shume se sa nje bashkim kriminal i politikaneve te korruptuar, prokuroreve e gjykatësve te korruptuar- emeruar nga te paret e garant per ta, krimineleve ordinere si lidhje dhe permbarues te puneve te ndyra te dy grupimeve te mesiperme.

Sot, pas deshmise se “Bashkepunetorit X”, dhene e shperndare nga partia me e madhe e opozites ne vend, nuk kam me asnje dyshim se, “videopergjimi” me te cilin nisi sulmi eshte ne menyren me te qarte te mundshme nje “videoinskenim” i organizuar nga mafia!

Telefoni dhe profilet e mia, jane mbushur prej dy oresh me “hahahahahahahaha”-te qeshura te zgjatura, referuar deshmise se “Bashkepunetorit X” te Lulzim Bashes. Mua nuk me qeshet dhe, kujtdo qe po qesh prej dy oresh, dua ti them qarte: Refuzoj qe kete ta kaloj me te qeshura dhe nuk do lejoj kerkend, ne partine time e me gjere, ta kaloj me te qeshura kete.

Gjithe cfare ka ndodhur prej te merkures qe shkoi e deri me sot,është një krim i rëndë! Dje risolla ne vemendje “Grushtin e Shtetit te 14 Shtatorit 1998”, me arme, madje te renda ai; Ky qe eshte konsumuar gjate kesaj jave eshte nje “Grusht Shteti i Bardhe”, organizuar e konsumuar deri ne kete pike nga mafia,

kunder institucioneve kushtetuese e publike te SIGURISE, ne krye te te cilave eshte ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj. Eshte uleritese qe, ne krye te ketij sulmi te mafia-s eshte Opozita! Opozita eshte nje institucion kushtetues ne kete vend, referuar Kushtetutes se Republikes gjithnje e jo thjesht nisur nga radhitja e Lulzim Bashes pas Presidentit, kryetarit te Kuvendit e kryeministrit.

Eshte e tmerrshme qe, opozita te degradoje nga nje institucion kushtetues ne nje organizate kriminale brenda mafia-s, lidhur e bere gonxhe me kriminele ordinere, perfshire ne nje mashtrim kriminal, shantazh po te tille, brenda nje sulmi qe synon destabilizimin e qeverisjes kushtetuese dhe vendit! Videoinskenimi eshte produkti dhe deshmia publike per kete!

Ndaj ky krim nuk kalon me te qeshura, sic shume krime te tjera konsumuar e harruar ne kete vend. Nuk kalon as me raport mjekesor sic edhe nje here sot, kur dy ministra te Drejtesise dhe nje deputet nuk u paraqiten ne Prokurori. Ky krim kerkon hetim dhe ndeshkim. Domethene ky krim kerkon ligj dhe burg!

Po po, kete here duhet te jete burgu ne mes per cilindo te perfshire, pa perjashtuar kerkend, as Lulzim Bashen, madje me te duhet te nise. Kush tani do me kujtoje se ai eshte kreu i Opozites dhe se nuk mund te lihet vendi pa Opozite, duhet te kuptoje se eshte krim edhe me i madh degradimi i Opozites ne nje element te mafia-s.

Krimi me videoinskenimin, eshte nje rrezik i tmerrshem per lirite dhe te drejtat e individeve ne kete vend, po aq edhe per institucionet kushtetuese e publike te shtetit! Kush e fal apo amniston, do marre luften me vete!

l.h/ dita

May 17, 2018 18:52
Komento

9 Komente

  1. BLACK SWAN May 17, 19:25

    ham-ham-ham çiuaua
    opozita e ka fajin se kryetaret e bashkive jua zuri dekriminalizimi ??
    opozita e ka fajin se gysmen e deputeteve e keni kriminele , jua nxoren jashte me shkelma ??
    Opozita e ka fajin se jeni me nga 5 emra ne gjendjen civile, apo eshte thjesht se i keni mamate kurva ??
    (shprehjen bir kurve e keni semundje partie)
    opozita e ka fajin se Tahiri drejtonte kanabisin ?? vetem per deklaraten ‘ e shita makinen e nuk e deklarova per mos te paguar taksat, meritonte shkarkimin e denimin ekzemplar, ti je ham-ham-hami ekonomise, ti e di çfare dmth mos pagimi i taksave …
    opozita e ka fajin se klani Xhafaj-Tahiri-Habilaj po shqyejne njeri tjetrin ??
    keni 3 dite qe po thoni u dorezua Agroni, se mos ka humbur rrugen dhe rastesisht nuk dorezohet …..??!

    kujt ja tregon burgun ti gojore LSI, po ju moret autobusin kaRvanin, tepsine, e ne burg futut vetem fakirat e dritave,
    kujt ja tregon burgun ti gojore e Lsi, kujt ja tregon 97 ti qelbesire e rrrrilindur ?? ti xhepist i mjere, ben mire qe e kujton 97, por problemi i vetem i atehershem eshte se ju lane te iknit me …çorape neper kembe….
    nuk besoj se do perseritet me ky gabim ….

    Reply to this comment
  2. ALBAN DEGA May 17, 19:46

    KUR TA PSHURRIN GAZIN NE BUZE !

    … apo qeshe ne mire kush qesh i fundit !

    SHQIPERIA QE DUAM UA NXIU, UA PSHURRI NE BUZE GAZIN ATDHERRENUESVE E ATDHESHITESVE TE SHQIPERISE ME KRYEPESHKUN SALI BERISHA NE KRYE!

    Mendime me vargje

    FATMIR XHAFAJ VERSUS SALI BERISHA !

    – “Fuqia e ligjit” perballe Sali Luigjit !
    – Nje shembull i duhur per
    Shqiperine qe duam !
    – Nderi kombit perballe turpit te
    antikombit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Fatmir Xhafaj e dorezoi vellain tek Ligji, tek Shen Drejtesia !
    Krenar per modelin qe na mungon:
    Askush nuk eshte mbi ligjin !
    Kryepeshku Sali Berisha i dorezoi djersen e gjakun, pasurite e popullit … qeverine, mbare shtetin shqiptar

    Tek i biri,
    Tek e bija,
    Tek Jamserbi
    Tek Liria
    Tek Gangsteret
    Tek Mafia !
    Tek Milloshi
    Tek Serbia
    Tek Fazlici
    Tek Greqia
    Shqiperine Qelibar
    E dorezoi Kandahar!
    I vu zjarrin
    I vu flaken
    I vu minat
    Dhe patllaken!
    E beri Kukurec
    Jug Veri
    E ktheu Gerdec!
    Per karrike
    Vrau Azemin!
    Per pushtet
    Vret dhe
    Shkelzenin!
    Se me thone
    Sali Berisha !
    Kryepeshk
    Bishe permbi bisha!
    O Shqiperi
    Nenen ta … ifsha !
    Nene mbi nene
    E kam Serbine
    Nafte e Arme
    I dhashe Serbise
    Otranton
    Kalit te Trojes
    Jam Mareshalli
    I Beogradit
    Jam Toptani
    I Tropojes !
    Vras me plumba
    Vras me fjale
    Me buzagaz
    Para e mbrapa
    Mua me ndjekin
    Mijera kamikaze!
    Jam Zogolli
    Nga Tropoja
    Kurre pa rre
    Une per se gjalli
    nuk e nxjerr
    Nje fjale nga goja!
    Vras me plumba
    E vras me fjale!
    Gjithcka e bej
    per Ligjin
    Sepse ligj mbi cdo ligj!
    Kam Shkelzenin !
    Kam Saliqin !
    Yll Polar e kam
    Luigjin !

    Reply to this comment
  3. Arben May 17, 19:54

    Rilindja do futur e gjitha ne litar

    Reply to this comment
    • am May 18, 00:25

      PD tashme eshte perfaqsuese e funderrinave te ketin vendi. Trapin do hani persa kohe keni urrejtje per shqiptaret.

      Reply to this comment
  4. kriis 1 May 17, 20:05

    sipas ketij trumcakut opoziita ishte me e mire me Saliun

    Reply to this comment
  5. Lexuesi May 17, 20:12

    Bravo Brace! Ke shkruar ate qe duhet. Ata qe te kundervihen me kete shkrim jane vemje te ndyra, pjese te asaj mafje qe ke permendur. Ligji eshte ligj, te gjithe jane te barabarte para ligjit, dhe asnje nuk duhet ti shpetoje pa u denuar. Po u zbatua ligji pa leshime, Shqiperia shpetoi, ne rast te kundert muti behet mullar.

    Reply to this comment
  6. MH May 17, 20:20

    Ju pozitaret.Mos humbni kohe.Jepini nji mesim te mire e te forte krereve te kesaj PD ma shume fashiste se demokratike te rrijne urte e ti mbajne kembet brenda jorganit.ilaci asht hekurat ne duer dhe burgun per sevap.
    Nuk e bate kete.Ju shofte mordja nji minut e ma pare.
    E dini cfare do te thote te kesh pushtet.Aq ma teper kur kriminelet duan te perballen me ligjin,rregullat dhe normat e shtetit.

    Reply to this comment
  7. Cepanlliu May 17, 23:27

    Ah ,mjere cfare ushqen traktori..ca arbener e ca swan back te ndyre…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*