Lulzim Basha gafa sërish në matematik: 40-ta, sa dyfishi i 400-s!?

January 30, 2019 16:03

Lulzim Basha gafa sërish në matematik: 40-ta, sa dyfishi i 400-s!?

Lideri i opozitës, i famshëm për gafat e tij në mbledhje dhe zbritje në Parlament, është rikthyer të gabojë sërish në matematikë. Gjatë një vizite në Shkodër, në kuadër të një turi përgjatë të cilit Basha po përpiqet të rekrutojë sa më shumë persona për një protestë të shpallur në 16 shkurt, kreu i opozitës deklaroi se do të mjaftonte buxheti i Unazës së Madhe, për të dyfishuar fondet për arsimin.

Problemi i vetëm për Bashën është që ndërsa fondi i parashikuar për zgjerimin e Unazës nga Astiri tek Shqiponja është rreth 40 milionë euro, buxheti i arsimit për vitin 2019 është 39,1 miliardë Lekë të rinj, pothuajse 400 milionë dollarë.

Me logjikën e përdorur, për shkak të një lapsusi apo për thjesht për të bërë politikë me premtime të parealizueshme, Basha përsëri “ngeli” në matematikën e tij bazike.

Ndër premtimet e tjera, Basha tha se me marrjen e pushtetit do të ulë çmimin e naftës, energjisë, do të rrisë rrogat, pensionet, do ulë taksën për sipërmarrjen, dyfishojë buxhetin për arsimin, do subvencionojë shtresat në nevojë, etj etj.

Nëse të gjitha këto do të ndodhin përnjeherë, fatura për t’u paguar do të ishte prej disa miliardë eurosh më shumë, në një kohë që i gjithë buxheti i shtetit shqiptar është rreth 3,5 miliardë euro në vit.

Ndaj, ose plani i Bashës me ardhjen në pushtet bazohet tek një rritje astronomike e borxhit, për të financuar nismat që ai reklamon ose sipas të gjitha gjasave, kemi të bëjmë me premtime boshe elektorale, të cilat janë qartësisht të parealizueshme që në pamje të parë.(lexo.al)

l.h/ dita

January 30, 2019 16:03
Komento

1 Koment

  1. specialisti January 30, 19:09

    Gafa e radhes ne takimet me tregetaret ne Shkoder.
    I ankohet nje pronar kafeje se i kane vene 2 milion gjobe, per pirje duhani ne lokal.
    Basha i thote, hajde e protesto me 16 shkurt ne Tirane.
    As ligjin kundra duhanit nuk e njeh shefi i opozites.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin