Një koncesion i pazakontë për Tiranën po trazon të majtët

Erion Habilaj February 13, 2015 10:42

Një koncesion i pazakontë për Tiranën po trazon të majtët

UPDATE –  Këshilltarët e majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës duken të përçarë lidhur me një nga votimet që pritet të shkaktojë jo vetëm replika të ashpra, por ndoshta edhe ndryshime raportesh në linjat editoriale të mediave kryesore në vend.

Votimi ka të bëjë me dhënien me koncesion të 24 mijë vend-parkimeve në Tiranë, një numër që përfshin thuajse të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit në qendër dhe periferi.

Nëse koncesioni miratohet qytetarët e Tiranës do paguajnë thuajse në çdo rrugë të Tiranës kur parkojnë makinën, kudo ku do vendosen aparatë matës-kohe parkimi.

Aktualisht paguhet në vetëm disa rrugë afër qendrës dhe të ardhurat i merr Bashkia.

Por vendimi nëse merret, ia jep të gjithë parkingjet publike të Tiranës dy kompanive private ABT dhe Speed.

Bashkia, pra qytetarët e Tiranës përfitojnë sipas marrëveshjes ende në diskutim vetëm 10 përqind të të ardhurave.

Me një mesatare prej 1 mijë lekësh të vjetra për orë parkimi – potencialisht fitimet janë 24 milionë lekë për çdo orë. Një minierë e vërtetë floriri që shkon për dy kompani private për 35 vitet e ardhshme nëse miratohet.

Kohëzgjatja e pazakontë e një koncesioni të tillë, kushtet në disfavor të qytetarëve të Tiranës dhe përfoljet për personat realë që fshihen pas ABT dhe Speed kanë mbushur me tension orët e fundit qarqet e biznesit dhe medias në Tiranë.

Rama dhe znj.Hoxha në 10 vjetorin e TCH, 20 dhjetor 2011

Rama dhe znj.Hoxha në 10 vjetorin e TCH, 20 dhjetor 2011

Basha dhe drejtori i TCH Enkelejd Joti, në festën e RD, 05 Janar 2015

Basha dhe drejtori i TCH Enkelejd Joti, në festën e RD, 05 Janar 2015 (Kliko p

Sipas këtyre të fundit, kompanitë në fjalë përfaqësojnë interesat e pronares kryesore të televizionit Top Channel, Vjollca Hoxha (foto shoqëruese) dhe shtetasit Erjon Isufaj, kunati i famshëm i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Sipas dokumentave të QKR që konsultoi DITA, kompanitë kanë të dyja të njëjtin administrator dhe personat që shfaqen në dokumentacion janë të gjithë nën 30 vjeç.

Enno Bozdo tha në mbledhjen e mbrëmshme të KB se ky koncesion rregullon “problemin e parkingjeve në Tiranë”.

Naivitetin e qëllimshëm të këtij arsyetimi e vuri në duke Eridian Salianji.

Ky i fundit tha që qytetarëve po u merret ajo që tashmë e kanë, (parkingjet egzistuese) dhe po i detyrojmë t’i paguajnë për çdo parkim publik privatit, i cili do vjelë miliona fitime pa investuar asgjë, thjesht duke marrë në zotërim vendet e parkimeve në Tiranë; jo vetëm ato që deri tani i menaxhon Bashkia, por edhe të tjera që deri më tani janë falas – theksoi Salianji.

Shumë zëra kohët e fundit thonë që ky biznes miliardash i shtrirë në një interval kohor prej plot 35 vitesh është tentuar fillimisht nga kunati i Bashës, por më pas ai ka bashkuar në ide pronaren e TCH për ta pasur më të lehtë politikisht miratimin e aferës.

Mes kësaj të fundit dhe kryeministrit Rama sipas të njëjtave zëra, ky koncesion ka qenë shkaku i disa përplasjeve në takime dhe telefonata që kanë kulmuar me daljen publike të drejtorit të TCH në foto me Bashën në një përvjetor në dukje pa rëndësi të PD-së (foto shoqëruese).

Sipas asaj që përflitet prej disa kohësh në Tiranë, TCH ka paralajmëruar madje edhe ndryshimin e vijës editoriale, gjë për të cilën brenda televizionit të madh ka patur konflikte.

Kritikët e z.Rama e shohin këtë rast si një test për të parë nëse të majtët do bashkojnë votat me të djathtët në Këshillin Bashkiak të Tiranës në dëm të qartë të interesave të qytetarëve që përfaqësojnë, por duke siguruar në vijimësi mbështetjen e medias kryesore në vend.

Ende nuk e kanë bërë por presioni duket i fortë.

Këshilli Bashkiak ka 55 vota, 33 e majta dhe 22 e djathta. Miratimi i koncesionit që ka trazuar të majtët kërkon 2 të tretat e këtyre votave.

Votimi mbrëmë është shtyrë pasi të majtët kanë kërkuar më shumë kohë.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

 

Shtyhet votimi, debatet në Këshill

Megjithëse nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti kërkoi që projekti të hidhej dje për votim, me kërkesë të kreut të grupit të këshilltarëve të majtë Genti Gazheli, votimi u shty për të enjten tjetër.

“Ti shkosh banorëve nëpër lagje, nuk është shërbim, as ulje të ndotjes por gjobë. Zgjidhje për mua, kthimi dhe rishqyrtimi i këtij akti. Kreu i Bashkisë është në ikje, por ky koncesion është për 35 vjet, edhe pasi të ikë kreu i bashkisë. Në ikje mos lini gjëma mbrapa. Meqenëse nuk bëtë tramin mos lini këtë akt. Bëni studim më cilësore më të detajuar për këtë projekt”, tha këshilltari i majtë Eridian Salianji.

Enno Bozdo: Kapaciteti total është 42 mijë vende parkimi. 24 mijë në rrugët kryesore të Tiranës, bulevarde etj. Nuk po propozojmë diçka që nuk është dhe nuk është dëgjuar asnjëherë. Është një propozim që zgjidh disa gjëra dhe ndihmon në rritjen e të ardhurave për qytetin e Tiranës. Periudha e koncesionit nuk është kurrë 4 vite. Projektvendimi thotë, dyshemeja është 10%. Është kriter i pikëzuar i koncesionit. Unë kërkoj të maksimalizoj të ardhurat e mia, nëpërmjet investimit privat. Këtë nuk e kemi shpikur ne, çdo qytet evropian i ka parkimet e rregulluara. Është një praktikë e njohur. Ne mendojmë që kjo është një procedurë që do të çojë në hapjen e garës, të marrim ofertat. Dhe oferta më e mirë, do të shpallet fituese. Ne duhet ta bëjmë një procedurë të tillë, që edhe qytetarëve ti japim rregullin edhe të rrisim të ardhurat e bashkisë.

Eridian Salianji: A ka studim për këtë projekt?

Enno Bozdo: Studimi dhe propozimi është i vetë bashkisë.

Eridian Salianji: Çfarë ke studiuar tek “Rruga e Qelqit”, çfarë ke studiuar tek rruga “5 Maji”. Keni dalë ndonjë herë në Tiranë, a ka sheshe mes pallateve? Përveç ndërtimeve pa leje që ja latë trashëgim këtij qyteti doni ti lini edhe parkingjet me lekë. Doni të përfitojë bashkia apo xhepat tuaja? Bllokuat parkimet nëntokësore për interesat tuaja. Sot doni të shisni ajrin, po shisni ajrin. Doni të privatizoni pronën e qytetarëve.

Njazi Kosovrasti: Nga ky moment nuk kemi punë me asnjë nga subjektet. Ne nëse do e miratojmë, më pas te shpallet një garë. Legjislacioni në fuqi ka rregullat e veta si zhvillohet kjo punë. Parkimet në Tiranë, janë problem, e kemi thënë edhe herë tjetër.

Florian Pullazi: Isha në Vjenë, parkingjet ishin të gjitha të bashkisë. Mos vallë kjo kompani do të krijojë një monopol në treg? Kush është kompania që ka sjellë studimin dhe a është e licencuar për të bërë studimin? Për një periudhë 35-vjeçare ne do të japim me koncesion ambientet e qytetarëve? Më duken shumë 35 vjet. Ju bëj thirrje të gjithë këshilltarëve të mendohen mirë… Projektvendimi i dorëzuar këshilltarëve të Këshillit Bashkiak propozon vlerësimin e formës dhe kritereve për këtë koncesion. Sipas këtij projektvendimi, koncesionari që do të marrë këtë shërbim, do ti paguajë bashkisë vetëm 10% të xhiros vjetore dhe ky është kriteri financiar. Ndërsa nga njëra anë solidarizohet me qytetarët për çmimet dhe taksat, në anën tjetër kryetari i bashkisë rrit barrën e pagesave.

Enno Bozdo: Votojeni se sot është vetëm hapi i parë i një procedure shumë të gjatë. Është një projekt që duhet mbështetur. Tirana i vetmi vend që nuk e ka një projekt të tillë. Duam të rregullojmë këtë çështje që është bërë shqetësuese për qytetarët e Tiranës. Duhet që të ardhurat të shkojnë në infrastrukturë, rrugë, kopshte, shkolla. Hapja e garës ruan më së miri interesin e qytetarëve të Tiranës.

Genti Gazheli: Në emër të grupit kërkoj shtyrje të vendimit, të na lihet më shumë kohë për të shqyrtuar projektin. Kërkoj edhe një javë kohë.

Rendi i ditës i mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak

Rendi i ditës i mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak

35 vjet me koncesion për rreth 24 mijë vendparkime publike dhe banorët e Tiranës, duhet të paguajnë kudo tarifë parkimi edhe në zonat deri tani falas.
Bashkëngjitur në projektvendim caktohet edhe pagesa për orë që qytetarët duhet paguajnë, duke variuar sipas zonave të parkimit.

Për zona të cilësuar prioritare që ndodhen në qendër, qytetarët duhet të paguajnë 150 lekë për 2 orë parkim ndërsa për zonat që janë më larg qendrës, duke parashikuar edhe parkimet në lagje, pagesa shkon deri në 20 lekë.

Referuar analizës së bërë, në Tiranë ekzistojnë 23 456 vendparkime në rrugë, 13 937 vendparkime në sheshe dhe 4 497 vendparkime në garazhe private.

Erion Habilaj February 13, 2015 10:42
Komento

44 Komente

  1. isi February 12, 12:47

    zero vota

    Reply to this comment
    • Tonini February 12, 16:09

      Tha do heq taksat (tarifat e parkimit) tani i jep me koncesion,a te kam dhjere mu ne bashki o palaco cirku,eshte kthyer Tirana si Bathorja.

      Reply to this comment
    • Tarrasi February 12, 17:36

      DASHKA TE VJEDHI NJE DORE TE MIRE LULUSHKA CA MUAJ PERPARA SE TE LARGOHET ME MILIONAT QE BERI GJATE KETYRE VITEVE.

      Reply to this comment
      • MENTORES February 13, 11:08

        po nuk eshte vetem Lulushka ne mes, eshte dhe Topi i Rames dhe te tjere keshilltare “te majte” te popullit te thjeshte. Mesa duket Rama heziton vetem sepse mendon t’ia japi dikujt tjeter. Po kaloi ky projekt nuk eshte thjesht tradheti ndaj njerezve, eshte VJEDHJE e hapur dhe nuk ka me vend ku te rrije!!!! O socialista…..hapni syte se po na merrni ne qafe te gjitheve!!!!!!Kush i voton keta more, qe te na vene zinxhiret ne qafe, Lulushke e Rame bashke!

        Reply to this comment
        • black_lion February 13, 17:47

          Sikur vetem 1 ore ne dite te punojne keto parkingje i thone gati 10 milion Euro ne vit.
          Makineria me e shtrenjte ne bote per pagesen automatike te parkingut kushton 35.000 Euro. Nese do vinim nje makineri te tille per cdo 24 vende parkimi do te kishim nje investim prej 35 milion Euro. Ne rastin me te keq (pra 1 ore pune ne dite) investimi do te kthehej per 3 vjet e gjysme. Per 30 vjet te tjera minimalisht nga 10 milion Euro/vit ne xhepin e Lulit dhe Vjollces se Topit.
          Ky eshte skandal!!! Abuzim i paster me pushtetin!
          Ky sherbim duhet te ngelet ne doren e bashkise, pavaresisht se kush e drejton.

          Reply to this comment
    • feniks February 13, 14:39

      Mire pas 23 qershorit Berisha GRABITI rreth 1000 objekte shteterore qyl,por tani qe ne qeveri eshte Rama,ky Basha do te GRABISE miliona pa bere asnje investim????
      ZGJOHU EDI RAMA,ndryshe te paskan futur ne TAVE edhe ty!!!
      Prandaj nuk e ARRESTON Berishen ky,se po bejne hesapet se bashku!!!

      Reply to this comment
      • N.VJOSA February 13, 17:23

        Diskutim matrapazesh!
        Parkimet jane te qytetareve te Tiranes, si ne çdo qytet tjeter te Botes!
        Mire eshte te jene Parkime me leke, per banoret brenda Unazes se Vogel mund te jepen abone parkimi me çmime te arsyshme, per te tjeret me bileta parkimi! (Matan Unazes, mund te lejohen te jene te lira, pa pagesë!…
        Nuk ka asnje dyshim qe te ardhurat dhe aparatet jane te Bashkise, ashtu si dhe punesimi kontrolloreve!
        Fitohen shume vende pune!
        NUK DO SHPIKIN NDONJE GJE TE RE, SIÇ E KANE VENDET E TJERA!….
        Por kurrsesi te ardhurat per Privatet!…
        Keta lloj privatesh jane thjesht xhvates te parave te qytetareve te Tiranes dhe te te tjereve qe parkojne!
        Parkimet dhe te ardhurat e tyre i vjel B a s h k i a dhe i perdor per qytetaret Tiranas!
        Dhe pikë.

        Reply to this comment
  2. mir February 12, 13:05

    tormopilin me korent kur do e bosh o bukuroshi hollandes……jo per gje po te mbaron mandati.

    Reply to this comment
  3. 2- KURVA KA SHQIPERIA February 12, 13:31

    eshte ne grahmat e fundit do e marri pushtetin argita xeni malltezi familja me e ndyre ne shqiperi

    Reply to this comment
  4. komunisti February 12, 13:46

    O popull mos si si struc..ngrihuni e flisni….Kush eshte ky Lul qe don leke….
    Keshille nga populli i k/qytetit..se votat i ke vjedhur me Ristanet e sahanlepiresat e saliut ndaj e vendoset sek.pergjithshem te nje PD =fashiste…e kur vjedh vota denohesh me burge din?
    Luli mos ke frike …merr nje leter te bardhe ,format A4,e nje lapes e shkruaj….dhe nxirre si pike e 9 e ren dit te dites ne keshillin bashkiak,meqenese e paskeni planifikuar per sot e para se te gjykosh per parkinget…qe do vjelesh e rjepesh popullin qe ka makine…shkruaj e lexoje qe te informosh anetaret e djathte e te majte te k.bashkiak te Tiranes..dhe mediat duam te na bejne te diturt se Lulzimi po rrefehet per tu pergjigjur ketyre pyetjeve….si:.
    Me cfare parash je shkolluar ne Hollande…?.ku i more qe ti verifikoje populli atje ku juve kjeni punuar ne se qendrojne ashtu sic i shkruani,kete pune ben FBI ne USA e di qe e din,beje..
    Me cfare parash ke blere shtepine ne Hollande?fol hapur ku i more?vodhe apo serbet ta blene…por me cfare parash se edhe ate kohe eshte analizuar se ku i coj parat Milloshevici..
    Me cfare parash,apo kontribut tuajin per raste te vecante qe te eshte dhene shtesia Hollandeze?? Cfare te mire i bere Hollandez..si ka mundesi?nuk i beson me njeri fol,mos hesht…se heshtja do zbardh te verteten nje dite…kte mos e harro..pse nuk flet,apo shkruan?
    Kush eshte autori apo simpatizanti juaj qe te ka katupluar ne vitin 2005,cfare meritash kishit..qofte edhe tradheti,hajdutedhiqe e te tjera rruge vagobontazhi ,qe ka ligje qe denohen me burg si veprime haptasi ne rruge antiligjore…?pse nuk bete transparence para popullit,se PD =parti fashiste…me salite,vjen nje dite e ciceron me bukur se vete saliu,e din?
    Sa para vodhe ne rrugen e kombit dhe ku i derguar,kush gjyqtare te shpetoj nga burgu?besoj Arjana e Fullaneve ..se ja shperblyet,por historia hap dosjet e ndaj shkruaj e rrefe para popullit se si eshte e vertata,sipas pushimit ceshtjes i bie se ska drejtesi,por “harrese”.apo kalim afatesh..se ka nje jorgan te gjate saliu e ka fute shume persona nen kete jorgan…po do zbulojme se cfare eshte poshte jorganit,kete a e din..fol sot k.bashkiak?
    Cfare skenari kishe me 21 janar me vrare 4 protestues ne bulevard,ishe min.bredshem i shqipetarve jo zbatues i saliserb apo faslliceve te sheshelve e vucicave e vicave te lirise ,mbese se udb.. e cila ishte prezent ne shesh dhe jepte urdhera,.fol hapur,pse nuk shkove asnjehere para drejtesise..?nuk abatove urdher arrestet e k/prokurores I.Rama,pse?
    Kush e vrau Sokol Olldashin,se e kishe frike qe dilte rival per kryetrin e PD,ato qe ke rreth teje e dijne,kujdes se i dine i gjithe populli,por sot ne mbledhje thuaja dhe anetareve te k.bashkiak ta dijne nga goja juaj,jo per gja se ndofta ndonje dite do te ndodhi edhe juve i njejti fat si i te ndjerit S.Olldashit,e te kujtoj nuk harrohen keto vrasje,sepse kane hyre ne historine e krimeve antishqiptare te sali vrasesit, se e thote populli dhe vjen nje dite ..e kerkon kryetarin e PD,ai.more,qe flet taman si nje i marre tek B.Fevziu,ai jamarberi,se trashegohet froni,kaq e din?.fol,fol..mos rri urte sepse ske ku shkon,ketu te pret burgu,ose Haga..sepse ke tejmbushur kupen e nuk te mbrojne rrenat e mashtrimet tuaja me te djathten e BE..mos ato do struken,do thojne se njohin e se kane takuar Lulzim,hajdutin,vrasesin eee?
    Me cfare parash ngrihen pallatet ne Vlore,tek Liqeni etj se ka shume,,,thuaja anetarve te k.bashkiak..ne se jane leket qe ja keni marre shtetit e Bodes qe para 23 qershorit 2013 e po i perdorni sot, mos jane te Argites,mikes suaj qe ne Eulexs apo..,te Shkelzenit..apo te Fasllicit..se nuk po me kujtohen emra..fol? se keni mik shume Vucicin..qe sot mora vesh se kishte brohoritur rrugeve te Brukselit”rrofte shesheli”krimineli qe haga e leshon..por qe drejtesia shpejt do ta arrestoje..ska me putina,e maskarina ..popujt i dine e gjykojne,apojo?
    Fol more Luli hapur pse firmose shitjen e detit Greqise,ke edhe vendim gjykates kushtetuese e ti ke shpetu pa u denu.?cudi,jo more por fol pse e bere kete tradheti kombetare,duhet ta dish se je shkollu ne Hollande, e kur bene tradheti kombetare duhet te ishe ne burg,ne burg thuaja hapur mos ty nuk denon A.Llalla..se nuk e lejon saliu,por saliu njihet ai qe shkaterroj e vrau mbi 3500 vete ne vitin 1997.kercenon se do beje 1997 te dyte hedh tritolat,beje greva e keto me ushtrine e tij kriminale e antishqiptare…por keto rrefej hapur ne k.bashkiakmos hesht…se D.BAKOJANIS..nuk te takon ma se do jesh ne burg…po po ne hage…
    Luli beje analizen sot ne k.Bashkiak ,ku e ke tramvajen,lulishtet e sheshet e gjelberimit,apo stacionin e trenit ti le more i pa udhe popullin e Tiranes pa hekurudhe,po shinat qe ishin ku i dergove,tek Vucici ne serbi…se ato urdherojne dhe ju pece lece zbatoni…
    Fol shume sot se sinqerisht shpresoje se do te pergjigjesh per sot ketyre pyetjeve te tjerat ne nje mbledhje tjeter deri me 21 qershor2015..e te siguroje se do te incizoje e do ti shkruaj se do i botoj tek gazeta “qe une preferoj ,ajo 55 e Fahri Balliu”..e din vcete jeni ushtare te gjithe tek sali serb antishqiptari, i cmenduri me kartel psikoatrike qe kurohesh para 28 viteve tek mjeku neoropsikiater i ndjeri Ylvi Vehbiu…kete e din ti Luli…Cohet nje i marre e ju urdheron e mundohen ta denojne 5 miljon te tjere e ai perseri dredhon se jep kartele,e ligji se kap,ai per kete nuk duhet tejete deputet ,pra ligjevenes,se vendos me antiligje sic ka bere..Pres te flases sot ne mbledhjen e k.bashkiak te Tiranes,o Luli i hajduterise,kusarise,vrasesi e krimineli i salise…

    Reply to this comment
  5. [email protected] February 12, 14:19

    Qeveria jep OSHEE me koncesion. Me sa duket jane ne gare se kush jep me shume koncesione. Sigurisht perfitimet nuk jane per qytetaret.

    Reply to this comment
  6. une February 12, 18:57

    Shume keq nese ky televizion qe kohet e fundit duket i dyzuar dhe i vaket vendos kushte te tilla per kryeminstrin

    Reply to this comment
  7. Dina February 12, 19:03

    Per te mos thene qe i shtohet skandaleve qe te djathtet kane bere me koncesionet ne teresi, ky projektvendim eshte totatisht ne kundershtim edhe me praktiken e vendeve me te zhvilluara evropiane. Sigurisht qendrat e qyteteve kane parkim me pagese, por keto administrohen ne menyre te drejtperdrejte nga bashkite dhe jo nga koncesionaret private. Ne disa qytete, ne lagjet e qendres gjithashtu, mund te kete tarife vjetore parkimi per banoret e lagjes dhe secili prej tyre ka vendin e parkimit, Edhe ne kete rast administrimi behet nga bashkia (pra jo me koncesion). ka vende te posacme parkimi (ndertesa me kate) qe mund te jene private, por ai eshte investim i vete privatit, pra eshte nje sherbim i licensuar, me license vjetore me te drejte rinovimi. Skandaloze eshte edhe periudha e parashikimit te koncesionit 35 vjet!! Kjo bazohet ne ligjin famekeq te koncesioneve, qe duhet urgjentisht te rishikohet ne kete pike. edhe per koncesionet ne infrastrukture, Evropa ka nje periudhe 10-15 vjecare, jo me teper, sepse eleminon teresisht konkurrencen dhe demton qytetarin me cmimet qe vendosen.
    Ky projekvendim duhet te kerkoje diskutim publik, madje edhe vete ligji i koncesioneve, dhe te mbyllet njehere e pergjithmone koha e vendosjes per te drejtat dhe pasurite publike nga drejtuesit e radhes te cfaredolloj institucioni.

    Reply to this comment
  8. pejgamberi February 12, 19:03

    LULUJA I SALIUT TA JAPE GJITHE BASHKINE ME KONCESION SI TE GJITHA PUNET E TJERA NE SHQYPNI KU QEVERITARET DREDHIN TESPIJET DHE LEKAT I BEIEN NGA QIELLI I KONCESIONERIT. PAK A SHUME SIC BEN EDI RAMA ME DOGANAT SHQYPTARE.

    Reply to this comment
  9. SuloKapedani February 12, 19:30

    Dihet kujt do tia japè.Kunati i sh. Xhemal merr konçesionin,populli punon ,tè ardhurat i merr familja e mbretit salabak xen lulushi me princa e princesha brun e bjondesha.

    Reply to this comment
    • [email protected] February 12, 20:03

      SuloKapedani e merr kunati me te shoqen e Tanit te Topit, shokut te Rames. Shkruaji te plota gjerat jo vetem gjysmen qe te intereson. Keshtu kuptohet se sa i digjet xhani per njerezit Ramush Kapedanit.

      Reply to this comment
  10. eri February 13, 10:50

    Me rrace e poshter dhe antishqiptare qe jane kto te demokrratet ska pare shqiperia, tani qe po u vjen fundi bejn hatan.

    Reply to this comment
  11. shqiptari February 13, 10:51

    kjo eshte vjedhje maramendese dhe e pashpirtshme ndaje shqiptareve nuk e di po presime me mire e po vete me keq mjere shqiptaret ci pret

    Reply to this comment
  12. sonila February 13, 10:51

    pershendetje,une jetoj ne gjermani.Ketu nuk kemi asnje parkim pa pagese.Nese se paguan dot parkimin,perdor bicikleten

    Reply to this comment
    • opozitar i sfilitur February 13, 10:52

      ti sonila shko ne Bashko dhe pyet njeher nese ato te ardhura i marrin qytetaret e Gjermanise apo nje apo dy oligarke.
      Pastaj hajde ben kondrapedalin ne forume

      Reply to this comment
    • [email protected] February 13, 10:57

      sonila,

      Nuk behet fjale per ceshtjen e pageses por per privatet qe do te perfitojne per 35 vjet nga nje biznes fitimprures nga i cili vetem therrimet e nje 10% i shkojne Bashkise. Do te ishte e udhes qe ky te ishte ne administrim te Bashkise e jo te privateve ne menyre qe te ardhurat te perdoreshin ne te miren e qytetit.

      Reply to this comment
    • Dina February 13, 15:05

      Kam shkruar edhe dje nje mesazh per kete ceshtje! Ky projektvendim eshte nje turp qe, nese miratohet do ju mbetet te gjithe keshilltareve, te majte e te djathte, si njolle e zeze!!!. Nuk mendoj dhe as dua te di per ata qe jane te interesuar, por kjo gje nuk ndodh ne asnje vend te Evropes ku duam te shkojme. Do thote Sonila, po ne Gjermani? Po moj Sonila, po pyet njehere atje, cili institucion i administron parkingjet ne rruge, pra cili institucion i merr te ardhurat? Bashkia! E kupton qe ne thelb ka nje ndryshim rrenjesor ajo praktike atje, me kete qe kerkon te imponohet ketu?
      Dhe, per me teper, koncesioni u dashka dhene per 35 vjet tek privati.!!!Jo parkingjet, po as koncesionet e tjera qe administrojne infrastrukturat thelbesore, ne Evrope, nuk jepen per 35 vjet, maksimumi mund te jete 12-13 vjet . Dhe, sigurisht Bashkia (dmth nenkryetari qe beri propozimin dhe e mbrojti projektvendimin) e di shume mire kete gje. Ai, gjithashtu e di (ndoshta keshilltaret jo, por bejne mire te informohen ) qe, per vendime te kesaj natyre, duhet te kete marre paraprakisht mendimin e autoriteteve perkatese, si psh ai i konkurrences . Por mesa duket kane vendosur ta zhvasin kete vend e te mos i lene gje dhe, meqe nuk ka institucione ” te pavarura” qe urgjentisht te reagojne per kete, e meqe nuk ka ndeshkueshmeri per ata qe sjellin deme te pallogaritshme financiare, sepse ndryshe nuk ka si justifikohet qe gjejne pikerisht alternativen me te papershtatshme e me te demshme si per interesat e qytetareve te ketij vendi, ashtu edhe per buxhetin e institucioneve.
      Nderkohe qe mund te zgjidhin problemin e parkingjeve, duke rritur eficiencen e vete bashkise ne mireadministrimin e kesaj pasurie publike. Rruget jane te ndertuara dhe parkingjet ne rruge apo ne lagje jane te gatshme, keshtu qe nuk kane nevoje per ndonje investim madhor, pervecse automateve per biletat (nese do i bejme si Evropa, se po mbetem me kalamanj ne rruge qe mbledhin leket, me mire keshtu sic jane!!!) . Sa per parkingje te nendheshme, le te hape tenderat bashkia e t’i jape me koncesion. Por ne kete rast koncesionari te marre vete persiper riskun ne ndertimin e administrimin e parkingut, jo ta gjeje gjithcka gati e vetem te mbledhe parate.

      PËRGJIGJJUNI

      Reply to this comment
  13. reformer February 13, 10:52

    a ka te drejte dikush ne ikje e siper te beje marreveshje per 35 vjetet e ardhshem?

    me duket absurde edhe te diskutohet rreth kesaj.

    Reply to this comment
  14. Atraezerr February 13, 10:52

    Do doja shume sinqerisht , qe ata te cilet jetojne jashte shqiperise te na sjellin shembuj reale nga vendet ku jetojne , qe te kuptoje nqs sinqerisht ka vend per nje diskutim te tille apo eshte nje lajthitje , mqs po ikim ti rrjepim dhe tua pijme gjakun deri ne fund , jo per pak po per 35 vite , qe zoteria do i kaloje kushedi se ku dhe ne te zezet ketu .Jane te pakta ato pallate qe kane parkime te nendheshme dhe ky nuk eshte faji yne .Te duash te blesh nje te tille , shkon 5000 e kusur euro ( € se leket i kemi vetem per tu paguar se per te paguar kemi eurot????!!!)Kush ka makina e di , se cfare stresi eshte te gjesh nje vend parkimi ne Tirane .Nuk e di , kaq injorante na dine ????? Mgjtht une them me te madhe , cdo popull meriton ata udheheqes qe ka ( pamvaresisht se tek ne vidhet vota , pra jo gjithmone fituesi eshte i perzgjedhuri yne , por i meritojme dhe pak na e bejne )

    Reply to this comment
    • enea February 13, 11:11

      atraezerr nuk ekziston ne asnje vend bote qe te kete komapani private qe merret me parkingjet .mund te kuptoj ne qender po neper lagje eshte absurde. ketu ne itali eshte bashkia qe i manaxhon dhe pervec qendres ne gjithe zonat e tjera te qytetit jane falas

      Reply to this comment
    • Koli February 13, 19:12

      Une jetoj ne Athine prej vitesh.Dua te them se te pakta jane parkimet me pagese shume te pakta.Kjo pasi c’do fillim viti secili perdorues rruge paguan taksen e qarkullimit dhe ne kete menyre ka blere edhe te drejten e parkimit ne c’do cep te Athines dhe te Greqise.Ne pergjithesi ne Athine ekzistojne tre lloje vizimesh per parkimet e makinave personale.Ato me ngjyre te bardhe ku mund te parkoje c’do perdorues i rruges.Ato me ngjyre blu ne te cilat kane te drejten e parkimit vetem banoret e zones se caktuar si dhe ato me ngjyre te verdhe ku e drejta e parkimit iu eshte rrezervuar makinave te institucioneve te ndryshme shteterore.Por asnje rast prej tyre nuk perben mjet perfitimi ne kurriz te qytetareve.E shkruajta kete meqenese donit te dinit per praktikat e ne vendet e huaja.

      Reply to this comment
    • fatmiri February 14, 00:05

      Ja ta theme une; Dhenia me konçension per 35 vjet eshte qe babai te ja lere prone te birit. Fatkeqesi. Europa ka parkinga private, por parkimi publik eshte i bashkise. kane vendosur dhe tabela e aparate qe paguajne dhe faturen e vendosin ne xham. Kur shkon grupi policeve dhe nuk shikon faturen, pret gjoben ne vend dhe e le ne pjesen e jashteme te xhamit pare. Po nuk shkove ta paguash, fillon kamata qe eshte shumefish i gjobes. Ne tabele eshte percaktuar dhe ora qe parkon. Ajo qe degjova ne tv shqiptar per dhenien me konçension eshte katastrofe per qytetaret, por dhe bashkia nuk perfiton gje. Pra populli humbet ne dy krahe. Hajde nderpre konçensioni pastaj, se te gjene si me çezin. Keto çmenduri shqiptaare jane katastrofike. Deri ne fund shqiptaret s’do kene asgje te tyre ne Shqiperi.

      Reply to this comment
  15. Lleshi February 13, 11:18

    Ha…ha…ha…ha… Shqiperia e Shqiptareve ! ha…ha…ha… dhe si vazhdonte hipokrizia ? Vdekje tradhetareve ! ha…ha…ha…ha…

    E morret vesh or popull shqiptar se Shqiperia nuk eshte tuaja ? Jo per gjo , po se na boni llogje neper forume duke diskutu per problemet e saj !

    Per cfare diskutoni , per mall te botes ? Ne rast se jo , kur do ta “merrni” mallin tuaj , vendin tuaj ?

    Reply to this comment
  16. Preng pjetri February 13, 11:22

    Sdo mend keshtu vepruan edhe pas 23 qershorit keto plaçkites shiten ç’u doli ne shteg falen lumenjet perronjet detin dhe malet. Prap keshtu do veprojnë Ku është mazhoranca xhanem pse hesht?!

    Reply to this comment
  17. Ana February 13, 11:23

    Perse duhet dhene me koncesion parkimet ne rruget e Tiranes? Le te behen me leke por te ardhurat t’i marre bashkia. Kjo eshte vjedhje e hapur. Nuk di cfare emri t’i vesh ketyre gjerave qe ndodhin ketu tek ne. Eshte e tmerrshme. kaq budalla u duket ky popull ketyre?

    Reply to this comment
  18. Beni February 13, 12:58

    Krimi,maskaralleku dhe ndyresilleku me i madh qe i ka bere ndonjere politika dhe pushteti ketij populli.Ky skandal eshte shumefish me i madh dhe me i rende se sa vjedhja 250 milione euro e rruges se Kombit.Sepse ate lloj vjedhje kompania Bechtel dhe amerikanet e kane bere edhe ne vende te tjera te rajonit kurse kjo supervjedhje e parkimeve qe kane pergatitur tani nuk gjen precedent askund ne bote.Bashkite ne cdo vend te planetit ose i administrojne vete vendparkimet,ose nese ja japin per administrim privatit i lene vetem nje perqindje te vogel nga xhiroja e te ardhurave.

    Reply to this comment
  19. gregori February 13, 13:31

    Si gjithmone Pd ia fut Ps ne momentet e fundit, shitje trojesh e vende publike njerezve te saj duke ?paguar nje dore te mire lekesh ne follim dhe burim i pamat lekesh mbas kesaj. Nese do te votohet ky projekt vendim, Ps e mori limi, nuk do te ekzistoje me, per faktin se qytetaret e Tiranes, ne nje te ardhme jo shume te larget do te dalin qeraxhinj ne qytetin e tyre, do t’u merret takse edhe per te levizur ne kembe neper rruge. Turp me te madh nuk ka, ngrihu o popull sa nul eshte vone, se pastaj vetem lufta e zgjidh kete problem. Keto dy forca po ecojne vendin drejt nje lufte te pashmangeshme.

    Reply to this comment
  20. art February 13, 14:56

    Ne asnje vend te botes . Nuk administrohen nga privatet. Por vetem bashkite. Shuma privat 90%. Dhe bashki 10%. Eshte per te qeshur. Vetem ne shqiperi.

    Reply to this comment
  21. lydia February 13, 14:58

    Dikush pyeti si veprohet jashte shtetit kam jetuar ne greqi dhe ne angli di te theme se ne te dyja keto shtete parkingjet administratohen nga bashkit e qyteteteve dhe fitimet shkojne ne sherbime te bashkis,per sa i perket ketij rasti duket qarte qe eshte nje vjedhje e qarte qe u behet tiranseve me cte drejte bashkia do i fale miljarda leke kujdo kompanie apo intresi qofte pa u konsultuar me qytetaret.Po fatkeqesishte ne keto 20 vjete anarshi vjedhje korrupsjon e rjetersim te prones do i shtohet dhe ky koncesjon hajdutash

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi February 13, 15:59

      Erion ? Kini hapur një lojë të madhe me kapjen dhe trajtimin e këtij problemi shumë të mprehtë! I kini futur në telashe mafiozët. Ndjej se do të ketë përplasje ndërmjet të dy krahëve politikë. Aty do të shohim nëse është vetëm Bashkia ideatorja e kësaj afere gjigande apo duan të ngjyejnë gishtin dhe të ashtuquajturit majtistë! Ndiqeni këtë problem në vijimësi dhe informoni qytetarët. Të shohin e të gjykojnë sa thellë e sa gjërë është shtrirë dora e mafias së parkingjeve! Unë nuk kam makinë dhe s’më intereson parkimi, por më intereson që populli im fukara të mos vidhet. Po u vodh populli të gjithë ne pjestarët e tij jemi të vjedhur! Nderime Erion S Habilaj!

      Reply to this comment
  22. shqiptari February 13, 15:28

    parate e parkimite ne fier me te gjitha menyrate teroriste i marine me forc llumi dhe shtresa me e ulete ne fier minjte e pusetave kane qene jane e do mbtetn po kane nje te forte se ato para ikine ne AMERIKE DHE NUK PREKEN SE AJDUTETE JANE NE AMERIKE POSHTERSI E PAPARE DHE KJO E RADHESE NE TIRANE ME ATE CMIME TE LARTE ESHTE VJEDHJA E RADHESE QE PO I BEHETE KETIJE POPULLI SKLLAVE DHE ME MIKUNE E MADHE AMERIKA AJO TE NA ROJE PO NE TE VDESIME TI THUASHE MITE TE PABESITE QE TE VJEDHE DITENE PER DILELL

    Reply to this comment
  23. dealfa February 13, 15:55

    C’e grine Shqiperine hajnat te veshur me pushtet ! O tempora, o mores ! Quo Vadis ?

    Reply to this comment
  24. kuku February 13, 16:39

    Ne fakt, nuk eshte hera e pare qe bashkojne forcat rama me bashen, ndodhi edhe per tregun e uzines dinamo: prefekti dhe bashkine thane qe s’dime gje per pallatin e irfanit.

    Reply to this comment
  25. Lulzim Basha February 13, 17:07

    Popull idiot, nje fjale e urte popullore thote ; pirdh, pirdh se lerohesh!
    Une gezohem qe udheheq nje popull fasule ngrenes qe i di vetem te pjerdhe.
    Ju komentuesit e gazetes meqenese e mbani vehten si intelektuale qe dini te mendoni e analizoni, ju pergezoj per zellin tuaj te te shkruarit dhe analizuarit. Thuhet se kjo eshte njelloj orgazme per intelektualet. Vazhdoni dhe ju se bashku me popullin tuaj idiot, strukuni vrimave se ne ketu lart tani nuk na afroheni dot. Si themi ne prape shqip, sa te mendohet i mencuri ka mbaruar pune budallai! ha ha ha nuk e di se kush nga ne eshte budallai?
    Ti idiot qe kalon kohen ketu me analiza apo une qe jam i afte tju vjedh jeten dhe pasurine, te sotmen dhe te ardhmen.

    Reply to this comment
    • gregori February 13, 19:08

      Mire e ke ti, po kujt i thua ? Duhet revolte popullore, do te na zene edhe trotuaret, sa te merret firma e koncesionit, pastaj e dijne vete koncesionaret si veprojne.
      Popull leshko.

      Reply to this comment
  26. Eni February 13, 19:35

    Eshte Top Media ne krye…dhe kur eshte Top Media ne krye, Kryeministri eshte i kapur keq. Cfare e mban kaq shume peng te top channelit valle…se Berisha mbijetoi lehtesisht 8vjet edhe me Top Channelin kunder…????

    Reply to this comment
  27. Vladimir February 13, 22:02

    Absolutisht parkimet qytetare duhen bere me pagese. Sot, te kesh pune nuk gjen vend te lesh makinen veç ne radhe te dyfishte, kafenexhinjte zene krejt hapsirat qe jane prone e te gjitheve pa paguar kurgje, absolutisht me pagese.
    Absolutisht, dhe do t’ju thosha keshilltareve qe eshte ne nderin ose ne turpin e tyre, mos ja cedoni pronen e shqiptareve bosave per te na rjepur. Parkimet jane prone e bashkise dhe leket duhet te derdhen ne arken e Bashkise.
    Maksimumi mund ti cedohet koncensioni privatit per te nxjerre leket e investimit te nevojshem per 2-5 vjete.

    Reply to this comment
  28. padrino February 14, 00:34

    Lavdi diktaturës , të proletariatit të Enverit.në hale të gomarve, demokracia e çekut të bardhë, e pardesyve të bardha , e 2prillit, e firmave piramidale, e terapisë së shokut .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*