14 milionë euro, fiks në Janar!
Nga Arkiva
E hodhen në erë pallatin,
që kish futur turirin në “Detin Jon”,
dhe nga ky shpërthim i kontrolluar,
populli do paguaj gjobën 14 milion!
Natyrisht që jemi dhe do mbetemi të varfër,
por kur marrim të tilla goditje,
nuk ka si të mos jem sot krejt i ashpër,
me atë që dikur u quajt: “Yll në ngjitje!.”
Nuk e besoj Strasburgun si Perëndinë,
kompensimi u lëvrua për pronarët urgjentisht,
po kjo gjobë e madhe vrastare,
është thela gjigante mbi bisht!
Këto para i merr kryetari i opozitës,
që do protestojë në 27 Janar,
mbasi mbaroi pazarin e pistë në mes të ditët,
me atë që e quan më të madhin kundërshtar!
Ka njëmijë mënyra për të humbur një gjyq,
dhe a-ja është kur s’shkon aty për të fituar,
dërgon në “Strasburg” juristin më qyq,
dhe humbjen e ke plotësisht të garantuar!
Fiks në Janar për ironi të fatit,
gjyqi e dha gjobën fiks në Janar,
të shpërblejë Lulin për gjakun e derdhur
të shpërblejë Lulin për shqiptarët që ka vrarë,
Protesto Lulash se askush s’të pengon,
të paktën këta të Rilindjes nuk të vrasin,
thuaju shqiptarëve si u vodhe sërish 14 milionë,
dhe fukarenjtë injorantë më fort për ty do thërrasin!
Se ty Lulash dhe të tjerëve si ty,
qindarka u duken ato miliona,
dhe sërish do jini në 27 të Janarit,
me dhëmbët në mishin tonë, dhe duart në xhepat tona!
Arben Duka
Kjo “dhuratë speciale” në këtë prag të zi janari,
Stolisur apostafat nga vetë dora e kryemavrisë,
S’është menduar për ty bejtexhiu im mavijosur,
Por për shqipfolësit e bindur të salep efendisë !
Më bën pak të çuditem kjo “ashpërsia” tënde poet,
Pse u dashka pështyrë kaq fort në surrat qeveria ?
A nuk je vallë ai euforiku ti qe dje për pak s’bërtite,
“Nuk ka lider si Edveri, nuk ka në botë si partia ?
Merre pak më shtruar muhabetin se s’u bë hataja,
Fundja skenari i radhës ishte, në lojë prap miliona,
Prano në heshtje ndryshimin e maskave dhe roleve,
Dhe që aktorët një surrat kanë, pa furça, e pa bojna !
Epo,mos mbet kalemxhi ne kembe
perderisa ty te eshte mbushur mendja
se di te shkruash,madje poezi…
hidhi vargut dhe pak uthull
te ndjesh largesin qe ka
Duk shqiponjanga ty,o turtull.
Po ku di t’i mbash erë poezisë ti o këllir,
Që as rimës elementare s’ja ke haberin,
Vazhdo blegro atje në vetminë tënde si fakir,
Dhe lërja poetit t’i thurrë lavde Edverit !
Nese do,shko ne bibloteke dhe gjej ,jo nje por diasa nga librat e mi me humor,lirike,epike,fabula, Si ,”Populli dhe politike”, “Na mbane gjlle vetem humori”, e te tjere… Ok.O Tap-topi?
Në biblio-humbëtirën e shqupe-ruspie-pelivankës,
Mund të gjesh lesh arrapi të ngjyrosur në rozë,
Në doni nga afër t’ja njihni pasionin për “lirikën”
Kërkojeni semaforeve se mos ka marrë ndonjë pozë !
Derri kuq e ka nje huq
Inatoset ,egersohet
Sa shikon dosen blu
Jep gjithecka te ledhatohet
Ndaj e duam shume derrin
Dhe i falem fatin tone
Cdo mengjez me hungerrima
Derri madh na uron
e ka fjalen per salehin,se derr tjeter,madje,akoma flak i kuq,nuk ka me veç tij,spahos,tritanit,ose pronarit te preshit…
E ka me qimexunkthen e forumit, o këllir,
Dil para pasqyrës t’ja shohësh surranë,
Kape dhe merre për dore në shesh si beqir,
Para se t’a pjerdhim e ta hedhim më 27 në Lanë !
atje, te parin te pafsha,
ne dore me nje brisk astra
nga ata,qe prisnin fjolle…
dhe kur qimja behej sholle…
dhe kujdes t’ja beni Rames
pellumb,si syfet i lulkes…
gjithe ju gjirizi i lanes
mbledhur ne hale te shqupes…
Në radhë me të parët do dalim në shesh,
Me flamurin e fitores shtrënguar në duar,
“Me kthetrra të pastra” si dikur njëher’sh,
Me “tigrin pa dhëmbë” cullak dalë zbuluar !
Përrreth Skënderbeut si kurorë trupbashkuar ,
Për t’ja hequr shtruar: “Për mëmëdhen”,
Dil o mi gjirizesh nga skëterr’ e bunkartit,
Që ta shohësh veten në Lanë si legen !
Vendi i çudirave në kurriz të popullit…viti i skënderbeut filloj i shtrenjt…