Imami kundër Bashës: PD dhe kryetari i saj, në rënie të vazhdueshme

March 8, 2018 19:00

Imami kundër Bashës: PD dhe kryetari i saj, në rënie të vazhdueshme

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e thirrur nga kryetari demokrat, Lulzim Basha, për caktimin e një date të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, ku do të shqyrtohen propozimet për ndryshime statutore.

Në këtë mbledhje të parë të kryesisë së PD për vitin 2018, Basha është shprehur se ndryshimet në statut janë detyrë e Kuvendit Kombëtar i cili pritet të mblidhet gjatë kësaj pranvere.

Pikëpamjet e mia ju i dini. Çdokush që ka dëshirë të kontribuojë të ketë hapësirën totale të kontribuojë në proces. Të papenguar nga asnjë pengesë të asnjë forme, qoftë edhe statutore. Të paraqitet për vendimmarrje çdo kontribut për fuqizimin e PD. Të caktojë kohë të mjaftueshme që propozimet të shqyrtohen.

Të ngrihet një grup proaktiv që për një periudhë dyjavore të mundësojë kontakt direkt me ata që dëshirojnë të kontribuojë. T’i shqyrtojnë propozimet bashkë me sekretariatin ligjor dhe të kemi një vendimmarrje.

Ky grup pune të përbëhet nga nënkryetarët Edi Paloka, Edmond Spaho, Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, Sekretarët Enno Bozdo, Fatbardh Kadilli si dhe anëtarët e kryesisë Gent Malko e Arben Imami“, ka thënë Basha.

Në këtë mbledhje të kryesisë së PD, ka marrë pjesë edhe kritiku Arben Imami. Ish-ministri i Mbrojtjes ka kundërshtuar Bashën duke i kërkuar të mblidhet fillimisht Këshilli Kombëtar, përpara Kuvendit Kombëtar.

Jam kundër që të mblidhet Kuvendi pa u thirrur Këshilli Kombëtar. Nuk kuptoj pse duhet të bëjmë Kongres të parakohshëm. Nuk jam dakord me këtë nxitim, sepse nuk kuptoj shkaqet. Pasi në mbledhjen e fundit u fol vetëm për analizë“, tha Imami.

Zgjidhjet që duhet të vijnë, nuk duhet të jenë burokratike. Kjo parti ka nevojë për një diskutim serioz dhe të thellë. Fakt është që pas zgjedhjeve, PD dhe kryetari i saj janë në rënie të vazhdueshme. Ky është një shqetësim i madh, sidomos në rrethanat ku është vendi, me një qeverisje të keqe, të paaftë dhe që keqmenaxhon”, thotë ai.

Gjithashtu ai nuk ka pranuar as propozimin e Bashës për të qenë pjesë e grupit proaktiv për ndryshimet statutore të PD.

Nuk jam unë për grup pune, vendosni dikë tjetër në vendin tim, dikë më të ri“, ka thënë Imami.

o.j/dita

March 8, 2018 19:00
Komento

4 Komente

  1. N. March 8, 20:20

    Kur flet dhe ky Imami,
    kjo eshte nje lavderim per Bashen!…
    Imami eshte nje Aktor i deshtuar ndersa ne politike nje i korruptuar, qe ndoshta nje dite do i dale Tymi…!
    Nuk e di kush ka qene minister mbrojtje, kur nga armatimet shqiptare u zhduken miliarda…
    Nje fakt:
    Nje burim teper i besuar , tregonte se nga armatimet jane shitur rreth 200 motore MIG, rezerve, ne arke, ne Graso, dhe nuk u mor vesh se ku perfunduan!…
    Cdo kush e kupton se sa kushton nje motor Avioni reaktiv!…
    Por sa armatime u shiten deri dhe ne Afrike, …nepermjet sekserve serbe…
    A thua se duhet te dale dhe Imami Arben pa nje luge APO disa luge corbe te prishur?!…
    Nuk do te hetohet ndonjehere djersa e Popullit shqiptar?!…

    Reply to this comment
    • sa shume na kane mashtruar March 9, 08:29

      ke te drejte per keto qe ka ber imam bajalldia,gjeneral i jugut mbi tank.
      por problemi nuk jane vetem armatimet e ushtrise por e gjith pasuria e shqiptareve,te gjitha tokat,e gjithe Shqiperia qe u nda ne llokma per mafiozet politikan qe tani bejne sikur po luftojne korrupsionin,sikur duan te bejne drejtesi…..
      kush te hetoj kur keta jane te gjithe te korruptuar dhe po vazhdojne te mbrojne njeri tjetrin.
      28 vjet qe hajdutet bertasin kapeni hajdutin

      Reply to this comment
  2. MH March 9, 00:10

    Venie ne krik te mos bien.Cojeni per kolaudim dhe bejani tymin.I ka marre truni ere.Ky asht ne shpergaj per tu marre me parti e politike.Dhe ju te tjeret nuk jeni ma gja.Ty ti thyene nofullat pse protestove.Mandej iu lepije prapanicen dhe te bane Minister mbrojtjet.
    Keni zaptue godinen e SHQUP-it qe ka kene krenaria e atdheut.Tashti ka perfundue ne pisllekun e poshtersise antikombetare.

    Reply to this comment
  3. Adih March 9, 01:53

    Ri o Imam ,mos e trazo M se vjen ere me shume .Dy pyetje per ty . E para :. Na thuaj nje here pseudonimin tend te kohes se diktatures o shoku i ngushte dikur i Rames .Ju jeni si PD, qe ne lindje komplet te vdekur ,tradhetuat e vrate demokracine .Ka shume per te komentuar ,por pytjen e dyte e kam ,ku e keni futur me program ju PD nga 91 , deri me sot,partine tuaj ,te majte ,te mesit apo te djathte ,apo jeni fare pa emer ,pa nene e pa babe ,por vec kopile.,na i shpjego o aktor i deshtuar ..Mos haroj :,pregatitu personalisht per VETTINGUN :,. .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*