Lulzim Basha thotë se trami në Tiranë do bëhet, edhe pse po ikën

May 8, 2015 08:07

Lulzim Basha thotë se trami në Tiranë do bëhet, edhe pse po ikën

Edi Rama bllokoi projektin e qendrës të Tiranës, refuzoi që ministri i Financave të depozitojë firmat e autoritetit kontraktor në Abu Dabi”.

Kështu është shprehur Lulzim Basha në emisionin “Opinion” gjatë mbrëmjes së djeshme.

Lidhur me projektin e tramit Basha tha se “Qeveria franceze i dha grant 800 mijë euro bashkisë së Tiranës, studimi dhe projakti janë gati, por e ka refuzuar Rama mekanizmin e financimit të tramit. Pala franceze ishte e gatshme të ofronte hua të leverdishmne, zoti Rama e ka refuzuar të japë garanci sovrane”.

Sipas Bashës trami do të bëhet. “Rama e vonon, e pengon, por nuk e bllokon dot”, u shpreh kryetari i PD.

“Trami do të bëhet. Është kantier gati për të filluar, por mungon vullneti politik. Nuk po flaism për kumbulla të kuqe, po flaism për tramin”, – tha Basha.

Basha bëri të ditur se edhe në Bruksel është gati financimi për një tjetër stacion të tramit. “Kush kryebashkiak i ballkanit apo i Europës ka arritur për dy vjetë të ketë gati projektin dhe studimin? Ne e kemi arritur këtë se kemi vizionin e punës. Trami do të jetë gati sapo të kemi anjë qeveri serioze.”

Kush është ky që bllokon projektin e tramit dhe të bulevardit, duke bllokuar 5 mijë vende pune?” – pyeti Basha duke iu referuar Ramës.

– Bulevardin mund ta zgjidhnit që kur ishit në pushtet, u ngacmua lideri i djathtë nga Blendi Fevziu, i cili e pyeti edhe për stacionin multimodal, një tjetër projekt të munguar. Në kohën e Enver Hoxhës kishte një stacion treni, sot s’ka as treni, as multimodal, tha Fevziu.

“Kemi projektin e hartuar, kosto do të ishte zero, do e ndërtonte konçesionari”, – tha Basha, i cili ritheksoi se projekti është bllokuar nga Rama.

“Do të ngremë ushtrinë e qytetarëve, që me votën e lirë do t’i japin fund qeverisë së bllokimeve”, – deklaroi Basha duke shprehur vizionin e tij se si mund të zgjidhet ngërçi qeveri-bashki.

Qytëtarët vijnë në këmbë nga Vora, nga që nuk ka stacion, e “thumboi” sërish Fevziu.

“Po, por janë më shumë ata qytetarë që janë pa punë nga ky bllokim, mbi 5 mijë”, – ia ktheu Basha.

“Është mentalitet totalitar i Ramës, që kryetari i bashkisë duhet të ketë të njëtën ngjyrë të qeverisë” – theksoi Basha.

Sipas Bashës Rama i ka bllokuar projektet e bashkisë së Tiranës sepse sepse “është xheloz për veprat e mëdha, sepse vetë nuk është i aftë për vepra të mëdha por vetëm për fasada dhe për kumbulla të kuqe”.

Sipas Bashës, Rama “bllokoi edhe ngrohjen e fëmijëve dhe varrezat”.

Ai e ftoi në debat, si dhe në një vizitë turistike 12 orëshe, ku stafi i bashkisë së Tiranës ta shoqërojë në të gjitha investimet e realizuar dhe në projektet e bllokuara nga Rama.

“12 orë turist, ndërkohë që shqiptarët shkojnë refugjatë” – u shpreh Basha.

May 8, 2015 08:07
Komento

13 Komente

  1. "Horri i Bulevardit" May 8, 08:13

    Natyrisht mor legen, trami do ndertohet, sic do ndertohen edhe shume
    Lulishte dhe shume gjera, qe i duhen banoreve te Tiranes, por ato do ti ndertoje nje keshill bashkiak dhe kryebashkiak i pergjegjshem, qe ska mentalitetin tend.
    Prandaj mos u shqeteso lulja e saliut.

    lulishte

    Reply to this comment
  2. anonimi May 8, 08:14

    Po ti je legen..Ti nuk ke qendruar 24 ore ne bashki Po si mund te realizohen premtimet e tua kur ti ri me shume tek Shqupi dhe ne Hollande….Pastaj pse justifikohesh o Idiot me shume se 2 vjet kishe Berishen pse per 1 vit e gjysem te ngeli trami pa u bere..Turpe tu vi..Ti je nje koker dembeli dhe nje ekstra i paafte.Do te shikosh se si punohet dhe meso se te bene mire.Ti vetem nje gje ben mire te vrasesh si ne Kosove dhe ne 21 Janar

    Reply to this comment
  3. pro.... May 8, 09:55

    -ketij si ka dale narkoza akoma…

    Reply to this comment
  4. miroo May 8, 11:45

    ti po jep mesazh negativ. …….ate qe themi ne , qe po sqe k.bashkise nga maxhoranca qeverisese, kuzhdo kandidat tjeter ska shance per te bere tiranen . bllokim fonde automatikisht tirana, falimenton, qytetaret jane te humburit e kesaj loje te ndyre politike.
    kujtoni zogun e zi 2 milion euro per lesh ……paguan populli

    Reply to this comment
  5. Gezimi May 8, 11:52

    Paaftesia e ketij pratagonisti te PD (Partise se Delenxhinjve), eshte tashme proverbiale! E tregoi dhe me vepra se ka qene nje dembel shembullor, qe kerkonte ta kamuflonte me demagogji dhe gjepura te tjera! Ashtu si mekataret e tjere te atij grupimi horrash, ky nuk ka fytyre te dale e te beje fushate, se i a pame hajrin, por nje njeri qe nuk ka fytyre, kerkon te vere maske, qe tashme eshte krejtesisht e cjerre!

    Reply to this comment
  6. Meli May 8, 12:01

    Jam kenaqe duke qeshur mbrame duke percjelle intervisten e Bashes ne Klan.Vertete Luli ose eshte totalisht injorant dhe i pa afte ose mendon se te gjithe tjeret jane budallenje dhe ai mund tu shet pordhe per parfem.Ai te gjhitha premtimet i kishte ne Ipad ,dhe sipas tij te gjitha jane realizuar.Djalle o pune po rruget,tramvaja,treni,,stacioni i autobuseve, e shume gjera tjera qe ka premtuar ti ndertoje qe njerzit ti shfrytezojne ne jeten e perditeshme e jo ti vizatoje ne komjuter.Luli ka qene kryebashkiaku me pertac,me i dobet dhe me pasuskesshem ne historine e Tiranes.Njeri i cili nuk ka bere asgje.Tash don te shes vizion e transparence,por per qfare kur nuk ka bere asgje.Si ka fytyre te prezentoje kandidatet tjere njeriu qe ka qene shembull i mossuksesit si kryebashkiak.

    Reply to this comment
  7. kd May 8, 12:11

    Kjo po që është një thënie e mënçur,si citatet e Maos

    Reply to this comment
  8. Emigrant May 8, 12:30

    Ju nuk mund te beni as Tram dhe as nje gje e vetmja gje qe mund te besh te japesh ndonje leje ndertimi per te marre perqindjen e fitimit te cilen e ndan me familjen Berisha Sa per pune nuk je shquar ne as nje vend ku ke shkuar per te mos thene per bemat e tua qe edhe tradhetaret me t emedhenj te kombit nuk i kane bere. Por tani je ne ate faze qe nuk te skuqet as faqja e as gje per cka thua e cfare genjen.

    Reply to this comment
  9. intelektuali May 8, 12:38

    EMISIONI “OPINION” I FEVZIUT SI PARAJSA MES PEMESH, SI PARAJSA KOMUNISTE E ENVERIT

    Pamje me qesharake nuk mund te sajohej se emisioni “OPINION” i gazetarit Fevziu ne mes pemeve te mbjellura mu tek sheshi qendror i Tiranes, ne bythe te Skenderbeut, qe Lulzim Basha e quajti te perfunduar me pamje aeroplani sikur te ishte pecete grash LINEA si nje REZIL i intelektit te shqyptareve te sotem ne syte e Botes. Nga ky emision lindj vetem nje pyetje:

    A ESHTE NE TEREZI KY DUDUM ABSOLUT I SALI BERISHES?

    qe per 4 vjet Kryebashkiak i hedhur me parashyte nga Saliu dhe banda e tij mafioze ne kete detyre tejet te rendesishme per fatin e Tiranes, pra ky njeri qe nuk beri asgje per Tiranen, ne vend te largohet kokeulur dhe te kerkoje falje per paaftesine e tij absolute, del si gjeli maje plehut ne OPINION i toleruar nga Fevziu dhe kundersulmon Edi Ramen per bllokime dhe frenime ne nje kohe qe nuk u kujtua asnjehere te jape doreheqjen per te miren e qytetareve. Ashtu si edhe ne rrugen Durres-Kukes ku me shume e vodhen vartesit dhe drejtoret e tij kur ishte minister i Saliut i Transportit, tani Lulzim Basha nuk ka arritur te kuptoje se Kryetari i Bashkise i Kryeqytetit nuk zgjidhet ne kete post per te folur llafollogji idiote ne emisione TV dhe per te bere propagande partie, por per te punuar i heshtur ne dobi te qyetareve, jo me projekte ne leter, por me vepra te mbaruar.

    NDRYSHE AI VLEN SA NJE LETER HIGJENIKE NE HALE PUBLIKE.

    Reply to this comment
  10. arbi May 8, 14:17

    Sa turp..

    Reply to this comment
  11. Agim Cani May 8, 18:34

    …e degjov mbreme…Luli nuk di te bej asgje…ka nje fjalor te varfer deri ne 30 fjale…eshte total i papergjegjeshem…do hyje ne Histori si kryetar Bashkije qe theri nje qingj kur hyri ne pune….

    Reply to this comment
  12. juri May 8, 19:15

    Ky debil voton automatikisht per veliajn kur thote se edi rama ka bllokuar projektet,pra o torollak ne duhet te votojme erjonin qe te zhbllokohen projektet!!! Si thua ti o i mencur?

    Reply to this comment
  13. paci May 9, 10:03

    Politikan te pa turp qe po marrosin njerezit .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*