e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Basha, trajtim si ministër në vizitat jashtë vendit

15
Postuar më: 20 Shtator, 2013 tek Aktualitet
lulzim-basha-keshilli-bashkiak-22

Lulzim Basha, kryetar i opozitës shqiptare, gjatë vizitave jashtë vendit do të trajtohet i barabartë me  ministrat e kabinetit “Rama”. Në një memo e lëshuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, dërguar të gjitha përfaqësive diplomatike shqiptare thuhet se “Ju bëjmë me dije se Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme udhëzon të merren masa nga ana juaj për trajtimin e kryetarit të opozitës gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit me të njëjtin trajtim protokollar, sikurse çdo pjesëtar i kabinetit qeveritar të republikës së Shqipërisë”.

Memoja, një kopje e së cilës u bë publike nga Top Channel, është dërguar mesditën e datës 19 Shtator 2013 dhe mban firmën e drejtorit të protokollit të shtetit, Ermal Dredha. Ndërsa paraditen e të premtes i është dërguar një letër kryetarit të opozitës Basha, ku vihet në dijeni për këtë urdhër të ministrit Bushati.

Që kjo memo të jetë e zbatueshme i kërkohet zotit Lulzim Basha t’i vërë në dispozicion protokollit të shtetit itinerarin e lëvizjeve zyrtare në mënyrë për mbarëvajtjen e vizitave. Ky veprim i ministrit Bushati vjen pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për një trajtim krejt ndryshe të opozitës së re shqiptare nga ajo që opozita e shkuar mori nga qeveria “Berisha”.

memo

 


15 Komente


  1.  


  2.  
    Horri i Bulevardit

    Me sa di une dhe sa kam pare nga bota demokratike dhe ajo komuniste, vrasesit dhe hajdutet, kane gjithmone trajtim te vecante, por jo jashte kater mureve.




  3.  
    nastradini

    RROFTE E KJOFTE REPUBLIKA E VRASTARIT DHE KUSARIT!

    Kjo do te thote se ministrat e Edi Rames kur te vrasin njerez te pafajshem ne bulevard si ne 21 janar dhe kur te vjedhin si te papare fonde publike si ne rrugen Durres-Kukes do te trajtohen si pushtetare te nderuar te Republikes se VRASTARIT dhe kUSARIT.




  4.  
    SHQIPTARI I VERTETE

    SERVILIZEM DHE FRIKE NGA QEVERIA RAMA!!!TURP DHE DISKREDITIM!!VOTAT SHQIPTARET JUA DHANE PER TE GJYKUAR KETA NJEREZ DHE JU I SERVILOSENI!!




  5.  
    mergimtari fv

    Televizioni eshte rruga zyrtare per tju drejtuar perfaqesive diplomatike te shtetit shqiptar neper bote ? o zot ky qenka gomar e shpellar si origjina e atyre qe iken per lesh , por Bushatlliu ka ik per presh .




  6.  

    po po brrockulla filluat rrugen e fatos nanos ju,,,,ata vodhen vran shiten shqiperin ju trajtojini si mbreter,,,,,




  7.  
    Hysni Osmanaj

    Vendosja e ketij standarti tregon se qeveria e Re po perpiqet te europianizoi poltiken shqiptare larg konfliktualitetit dhe debatit shterpe, qe e ka karakterizuar gjithe keto vite.Krahasoni politiken e PD qe organizonte goditjen me grushte nga militante te saj Ministrin e Jashtem ne Bruksel, apo diplomatin e “fisem” Ceka(junior), qe sillej si hor bulevardi ne takimin e kryetarit te opozites te organizuar ne Vjene para ca kohesh.Prandaj edhe disa komentues me lart duhet te tregohen me objektiv ne gjykimet qe japin. Rama dhe qeveritaret e tij nuk duhet te ja marrin askujt hisen e Qenit.




  8.  
    Reparti Riedukimit Nr.313

    Kjo eshte per tu bere qejfin nderkombetareve, per te trajtuar opoziten ne menyre korrekte, me shume eshte reklame qe i duhet per te marre satusin ne dhjetor. Kjo do ta shkaterroje me keq menderisht Saliun, Lulezimen, Zhelefinen dhe bythelepiresit e tyre, te cilet jane pregatitur per skenare sherri dhe dhune qe nuk po u ecen.




  9.  
    vepror

    E perse duhet te jepen lajme te tilla; gjithkush e di se deputetet dhe ministrat nuk jane gje tjeter vecse nje thes priviligjesh

    Keto lajme nuk gezojne askend, pervecse trishtojne gjithe njerzit qe nuk kane asnje mundesi per te jetuar

    Per me keq akoma duket si nje karshillek qe u behet njerezve; nga njera ane populli qe nuk ia ka keto mundesi dhe nga ana tjeter pozita me opoziten qe shkembejne ndere me njera-tjetren dhe falin miresi…




  10.  
    shqipfolësi

    Europa pret ndryshim nga maxhoranca shqiptare. Kështu Edi e nisi me kryetarin e opozitës, meqënëse eksperienca e tij personale si i tillë, ka qenë shumë e hidhur. Mos e harrojmë këtë. Unë do thoja se ky është një sinjal që Europa të shohë me fakte ndryshimin midis dy pozitave, asaj të djeshme dhe kësaj të sotme, kundrejt opozitave përkatëse.
    Për mua, ky konsiderohet “goli” i parë i Z, Rama në portën e opozitës, për nder të Europës.
    Përsa i takon reagimit qytetar ndaj kësaj opozite, kuptohet që ne nuk tolerojmë asgjë që do harrohet.




  11.  
    Vëzhguesi F.

    Veprimi eshte i drejte. Ketu behet fjale per institucionin e kryetarit te opozites dhe jo per persona konkrete. Nese, kryetari aktual i opozites eshte nje person qe duhet t’i neshtrohet gjykimit te drejtesise ( dhe ne fakt ai eshte nje i tille) kjo i takon drejtesise qe te thote fjalen qofte per vjedhjen ne rrugen e kombit, qofte per vrasjet e 21 Janarit. Ndeshkimi i atyre qe kane vjedhur pasurine e popullit dhe vrare te pafajshmit ne bulevard, eshte vija e demarkacionit per nje drejtesi te ndershme dhe konseguente ndaj ligjeve dhe kushtetutes, perballe nje pseudo drejtesie qe ndeshkon nje vjedhes pulash dhe le te lire dhe ne funksione politiko shteterore kriminele dhe hajdute si Lulzim Basha.




  12.  
    nastradini

    PSE KAQ ANTAGONIZMA PER TE NJEJTEN CESHTJE?

    Ilir Meta shpall “PERSONA HONOURABLE” Lulzim Bashen, ministrin vrastar qe urdheroi te qellohej me plumba prej verteti mbi protestuesit e te 21 janarit, nderkohe qe Saimir Tahihir i shpall “PERSONA NON GRATA” vartesit e tij. Ku qendron llogjika e ketyre urdherave ANTAGONISTE?




  13.  
    Bocari

    Vezhguesit f
    Mendimi eshte i drejte, por ne kete rast kemi te bejme me ujkun qe ka veshur lekuren e deles dhe kerkon te haje kopene, se ai kete funksion ka. Duhet ti bejme qefin Europes apo te shpetojme kopene? Cfare beri Europa per Shqiperine deri tani? Une mendoj se na e ka futur sa krahu. Harruat darken tek Krokodili ne Maj 2010, pas greves se urise? Kush e mbeshteti Sal Brishen deri me sot? Kush ja futi Greqise? Nuk te fal kapitalisti, ai te jep sot qe te te zhvati shumefishin neser. Boll me rolin e te dobetit. Askush ste do, te gjithe kane interesa. Politikanet sotem duhet te jene vertet te afte. Ne kete moment jemi me te dobet se kurre, dhe kollaj per tu gllaberuar.





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)