Lushnja dhe Saliu

Nga Myslim PASHA February 18, 2013 14:19

Lushnja dhe Saliu

Mund të mbushësh sallën në Lushnje, dhe t’i kesh në çdo radhë agjentë me sensorë-çipa në jakë e në veshë, që të orkestrojnë duartrokitjet dhe buzëqeshjet. T’u thuash që jeton në 125 m2, dhe që përgjëroshesh për myzeqarët të cilët nuk duan salltanete veçse t’u mbash premtimet. Mund të mbushësh median me gënjeshtra dhe përmbys ta kthesh Ballagatin, që të kujton  portretin e gremisur të Sali Berishës, por kurrë nuk mund ta bindësh një fermer në Divjakë për apo një tjetër në Këmishtaj dhe më tej në Fier-Shegan apo Krutje për të mirat që na i paska sjellë kjo kohë e pseudo-demokracisë. Një rrethinë e tërë ndër më të begatat e Shqipëtarëve që rri e mban sehir në ditë pazari se si bën pazar me fjalët e tij, ky Berisha i gënjeshtrës kënetore.

Tërbufi dikur ka qënë kënetë e madhe, ku derdhej Semani i parë, lumi që bëri qendrën e Myzeqesë  dhe vet’ Karavastanë. Ky lumë ka bërë dhe ka zhbërë, dhe ai në brigje të tij, ka parë sejmenë të të gjithë llojëve. Po krye-sejmeni i Qeverisë së sotme, nuk duhet të vijë në Myzeqenë e Lushnjes, e ai në të vërtetë nuk ka ardhur… sepse tubimi  që u bë pardje, është i tëri me njerëz të tij të sjellë nga larg apo ata listarët e PD-së që janë lidhur me krimin shtetërtor e që ruajnë Regjimin, vetveten e krimbur dhe Kryesejmenin, përsipër.

Eh more Kryesejmen!  A e di se atje në Perëndim është një vend që quhet Bedat, ku rronin të përndjekur, e më këtej një Grabjan ku shqiptarë të  grabitur nga troje të tyre zunë vend, e aty  mbajtën frymën, kurse në kodrat mbi Thanë ishte një burg ai i Kosovës. Ky piketim gjeohistorik nuk të sillet si një dëshmi e së keqes që u bë në atë sistem që shkoi por për të kujtuar se edhe ti në këtë biçim qeverisjeje, s’ke ndryshuar asgjë, veçse vendet e ish-të përndjekurve i ktheve në djerrinë dhe bëre të largohen myzeqarë, në udhët e botës dhe sot në këto vende do të gjesh nipër të tyre të mbetur në pikë të hallit dhe ti mban tubim të shpjegosh se lartë iua ke ngritur jetën myzeqarëve.  Sepse mashtrimi ikën rrotull dhe përmblidhet në fraza të gënjeshtërta, nga  Çerma në   Plug  e nga Kolonja në Urën e Kuçit. Deria disa nga ish- të përndjekurit që kanë provuar edhe këto kampe ti iu vure flakën e paparë në sy të botës.

Kurse në breg të lagunës kalojnë myzeqarë që s’po e gjejnë dot veten e tyre, në kushtet e një Myzeqeje  që duhet të ishte Mbretëreshë e bujqësisë po tani është shndëëruar në një robinjë të ngrysur, me atë  bujqësi të sakatosur sepse shteti  e ka braktisur njeriun e punës e të prodhimit të atij hambari të dikurshëm. Ti vetë  fole për mbështetjen dhe as e ke idenë se ç’bëhet me jetën e përditëshme të bujkut por veçse dhe urdhët që të shkohet në secilën shtëpi e të hysh në secilën zemër për t’u marrë votën.  Kur ata flasin për karburantin për plehrat, për mjetet e mekanizmat dhe ti u thua vetëm fjalë.

Laguna e Karavastasë nuk e ka marrë dot veten për moskujdesjen atavike për atë të një vlerë të një prej perlave kombëtare me atë ekosistem të veçantë, për ekonominë dhe  turizmin.  Aty ende nuk është ndërtuar një sistem shfrytëzimi dhe përtëritje të kësaj perle të rrallë. Po atje akoma nuk ka mbaruar kollofitja e pasurisë së shqiptarëve nga nga grabitës ordinerë, që duke u përsjellë ndër gjyqe pafund s’po i dilet kurrë në fund të vërtetës së pronësisë së shtetit dhe të njeriut.

Makineri janë importuar po askërkush nuk është në gjendje që t’ i blejë dhe ato po rrinë në parkun e hapur dhe tani  i përkasin një muzeu të turpit qeveritar. Dhe i erdhi koha gomarit dhe pelës që të mbrehet dhe jo më shumë se atë ditë që ti mbaje logo, ne ishim tek një prej këtyre familjeve që ia kish marrë këngës së trishtimit duke i folu gomerit të tyre të mirë: “ Ysh! A t’ bëfsha kurban se po më ushqen!”

Gomari në lehën e arës, kali që mbren lesën dhe shkërrmoq plisat, dhe karrua e qerrja që transporton plehun e kasolleve të vogla pranë koçekëve. Myzeqarëve nuk u del fare  që të marrin mekanizma dhe ato rrijnë  në rdhë në atë një park të mjerimit myzeqar. Asnjë ndërhyrje që prodhimi vendas të dalëe në treg , që bostani i Divajës të çajë jo vetëm në Kosovë por edhe në shtete të tjerë …që pemëtaria, të ketë treg të sigurtë. Hapësira të tërë të fushës së Myzeqesë rrinë të papunuar dhe gati djerrë kur ajo e ka ushqyer Shqipërinë. Dhe ti më flet për begatinë.

Gjendja e myzeqarit që punon në fshat, nuk ka bërë asnjë hap, përveç hapit tragjik të emigrimit. Djemtë dhe vashat që kanë ikur në mënyrë tragjike, në Greqi në Itali dhe vende të tjera të botës tasg nuk kanë asnjë shpresë që të kthehen në Dheun e begatë të Myzeqesë së braktisur. Ata pranojnë të punojnë dy muaj në vit për të shkundur ullinj në fshatra të Greqisë dhe aty të rrijnë se sa të vijnë ne dheun e Myzeqesë së tyre. Ata dërgojnë kursime të tyre të djersës dhe të gjakut kurse floriri i Dheut myzeqar është në vendin e tij.

Dhe Berisha flet për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për importet e makinerive vetëm si një mashtrim i i përsëritur. Po Myzeqarët janë të zhgënjyer. Ata po përjetojnë zvarritjen e vetvetes në gënjeshtrën pafund.  Lushnja është përdorur për eksperimente nga politike  siç pat qënë Dushku i dramës së madhe të Zgjedhjeve dhe vjedhjeve dhe falsifikimeve të pështira prej së cilaës kanë dalë nja dy herë qeveritë. Me këtë do të mburret vallë politika kënetore shqiptare, me Dushkun e tharë dhe portrete të të njëjtëve njerëz që drejtojnë politikën sot e kësaj dite me Berishën hipur në kalin e Kryesejmenit?

Ai flet po ndërkaq koha e tij që vijon edhe sot solli vrasjet e pafund të grupeve kundërshtare në një shtet të indiferencës për qytetarin e saj, të konflikteve dhe përgjakjeve  që ende nuk janë shuar. Për këto arësye (se të tjera nuk ka…) u dashka që i njëjti zë që ka ulërirë për 23 vjet nepër tubime myzeqare për t’i dhënë atij fitoren edhe në 21 qershor, e që duhet t’u shkohet derë më derë dhe zemër më zemër që t’u merret apo blihet vota ( siç mund të kuptohet) A mund të dëgjohet kështu zeri i fermerit e qytetarit myzeqar…

U gjet një presh një simbol i fushës tej e ndanë që ka ngelur tashmë si proverbial në kohë të kohës tek e prapmja e një politikani të kënetës tënde nuk kish ndëshkim më tradicional se sa ky që pat ndodhur në 97’- tën.

Viti që shkoi u tha se ishte viti i Mëvetësisë së Shqipërisë, por atij më mirë do t’i shkonte të quhej edhe viti i Zogut, me shpatë në dorë, por që Berisha kish’ harruar që s’gjeti dot momentin për ta kthyer në festë kombëtare Kongresin e Lushnjes, dhe për këtë  ia hodhi fajin Enverit dhe tani ua zbuloi  mrekullinë e këtij Kongresi. Për këtë erdhi në Lushnje, për asgjë tjetër se nuk ka ç’të thotë, veçse të bëjë festën mashtrimit të Lushnjes, pikërisht më 21 janar kur ai përgjaku bulevardin me plumbat e qeverisë së tij të damkosur.

Nga Myslim PASHA February 18, 2013 14:19
Komento

2 Komente

  1. tradita February 18, 14:44

    o nostaligjik, kapterr i Enver Hoxhes qw i thur lave asaj kohe enveriane o enverist i pandreqshem, po a e kujton koperativen dhe vareferine ekstreme te fshatit tone nga 60 ne 91 njeshen.

    Reply to this comment
  2. sxopiqot February 19, 09:45

    Tek ndigjon kryeministrin tone ,kete fshatar te Vicitolit,te flasi ne mbledhje popullore te improvizuara nga sejmenet per bemat dhe aritjet e qeverisjes se tij,te vjen neveri per te pavertetat.Gjyna i shkreti.Vuan fshatari i Myzeqese vuan edhe ai me gjithe se eshte ne bash te vendit.Per ti qare hallin eshte i gjori.Te mos mbaje fjalime ne sallat e Lushnjes por te veje ne Ndernenas,ne Ndermenas,ne Petove e Libofshe dhe te ndigjoje ata qe jetojne atje,hallet dhe veshtiresit e tyre dhe pastaj te shohim a do ti nxjere nga goja ato fjale qe tregojne “bollekun dhe mireqenien e papare qe gezon populli shqiptar nen qeverisjen ew tij.”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin