Lushnjë, arrestohen dy vëllezër për vjedhjen e një makine

August 31, 2018 10:44

Lushnjë, arrestohen dy vëllezër për vjedhjen e një makine

Dy vëllezër janë vënë në prangat e policisë së Lushnjes, të dyshuar për vjedhjen e një makine dhe çmontimin e saj për ta shitur për pjesë.

Të arrestuarit janë Ermir Azizi, 26 vjeç, banues në Poshnje, Berat i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për vëllanë e tij, Irfan Azizi, 28 vjeç, banues në Poshnje, Berat, i cili u arrestua këtë të mërkurë nga efektivët e policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje”.

Ndalimi i Ermir Azizit dhe procedimi penal për Irfan Azizin, u bë për veprën penale “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e kryer më shumë se një herë.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se vëllezërit Azizi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në 17 gusht, në fshatin Kolonjë, Lushnje, kanë vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.N.

Nga kontrolli ushtruar në pikën e varrezave të automjeteve të quajtur “Azizi” në fshatin Poshnje, Berat, në pronësi të shtetasve Irfan dhe Ermir Azizi, është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E.N., të cilin e kishin çmontuar në disa pjesë me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jenë përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes për vlerësim.

l.h/ dita

August 31, 2018 10:44
Komento

1 Koment

  1. Arben August 31, 12:09

    Arrestoni at qe qelluan me arme.

    Nese Jane te emiliano shullazi, si hakmarrje per demaskimin e sherbetorit te tij, deputet te edkokaines, do te digjeni te gjithe te gjalle, do te merrni ate qe meritoni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*