Lushnjë, babai qëllon me thikë gruan dhe djalin

November 14, 2017 11:34

Lushnjë, babai qëllon me thikë gruan dhe djalin

Një konflikt i rëndë në familje që mund të kishte rezultuar tragjik ka ndodhur në qytetin e Lushnjës.

Në sherr e sipër, babai ka plagosur me thikë gruan dhe djalin, dhe më pas ka përfunduar në prangat e policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin Shpresim Gj., 45 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.

Sipas burimeve, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka qëlluar me thikë bashkëshorten, shtetasen M.Gj, 43 vjeçe, dhe djalin e tij, shtetasin M.Gj, 18 vjeç, duke iu shkaktuar dëmtime të lehta.

Të plagosurit ndodhen fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën pas ndihmës së marrë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.

November 14, 2017 11:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*