Prokuroria: Drejtoresha e Arsimit hodhi 2500 euro në tualetin e Komisariatit

November 24, 2014 23:51

Prokuroria: Drejtoresha e Arsimit hodhi 2500 euro në tualetin e Komisariatit

Gjykata e Lushnjës la dje në qeli drejtoreshën e Drejtorisë Arsimore, Liza Tabaku, djalin e saj Xhanluka dhe mësuesin e fiskulturës Rigert Zenelaj, për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Zyrtarja e lartë mohoi akuzat që të kishte kryer korrupsion me emërime dhe mbajtje në punë të mësuesve kundrejt shumave nga 3-5 mijë euro qytet-fshat.

Por Prokuroria deklaroi dje se ka përgjime të mjaftueshme ligjore që provojnë se Tabaku madje nxiste djalin e saj Xhanluka që të mos bënte Pazar më poshtë se 5 mijë euro për emërimet.

Dyshohet për momentin për korrupsion me 20 emërime mësuesish dhe prokuroria tha në gjykatë se po mbledh prova të tjera. Gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit për masë më të butë sigurie. Djali i saj dhe mësuesi i fiskulturës së gjimnazit të Allkajt akuzohen si sekserët në këtë aktivitet dhe u lanë po në “burg pa afat”.

Organi i akuzës i tha dje Gjykatës së Lushnjës se hetimet mbështetur në informacione të besueshme kanë nisur më 6 tetor të këtij viti, me akuzën “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndërsa më 22 nëntor, pas më shumë se një muaji përgjimesh intensive, kjo çështje u kthye në penale me 3 arrestime, mbi provat e siguruara.

Rrjeti funksiononte në mënyrë të tillë që mësuesi binte në kontakt me mësuesit, këta ofronin shumat dhe më pas i kaloheshin djalit të drejtoreshës.

Ditën e operacionit, rreth orës 12:30, në afërsi të një pike karburanti në fshatin Allkaj, Rigert Zeneli dhe Xhanluka Tabaku janë takuar. Tabaku ka ardhur me automjet dhe aty Zeneli i ka dhënë një shumë parash në formë mitmarrjeje. Në këto momente ka ndërhyrë policia që i mbante nën vëzhgim.

Gjatë kontrollit personal i janë gjetur 160 mijë lekë të reja Xhanluka Tabakut dhe 40 mijë lekë Rigert Zenelit.

“Këto shuma lekësh janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Sipas përgjimeve, ishte rënë dakord për 1300 euro që Tabaku të mos largonte një mësues, edhe pse ky i fundit nuk kishte arsimin e duhur profesional”, shkruhet në dosje.

Më tej është ushtruar kontroll në banesën e drejtoreshës Tabaku, ku janë gjetur 12 mijë euro në cash, të ndara në zarfe, me mbishkrime të ndryshme.

Gjithashtu është gjetur edhe një certifikatë pronësie për një apartament në emër të Liza Tabakut, me vendndodhje në Yzberisht të Tiranës. “Pasi është shoqëruar në policinë e Fierit, Liza Tabaku ka hedhur në tualetin e policisë 2500 euro dhe 50 mijë lekë, të cilat janë fiksuar si prova materiale”, tha prokuroria.

November 24, 2014 23:51
Komento

31 Komente

  1. endri November 22, 18:13

    drejtoresha e PS njesoj si ata te PD dhe habitet Edi Rama se ka shume njerez ne proteste!

    Reply to this comment
    • bulqiza November 25, 00:49

      Keta ta pijne gjakun sidomos me qene nga ata te lsi. Vetem ligji i zbatuar ben ate qe duhet.

      Reply to this comment
      • Moskopoliti November 25, 09:01

        Kjo cope mishi me dy sy eshte e LSI dhe eshte skraparleshe! (ka rendesi ta theksoj prejardhjen e saj). E vuri koklopa te vidhte, ka kohe qe lajmi ka marre dhene se kjo merrte para per nje vend pune..

        Reply to this comment
        • Dorjan November 25, 12:15

          Koklopes qaji hallin se del force e pare ne zgjedhjet qe vijne… Thuj ti ku do mcifet ky hajvani gjate pas zgjedhjeve lokale. Socialistet do ta kryqezojne 😉

          Reply to this comment
  2. lira November 22, 19:12

    Kur nje vit me pare, ne shkoder, nje mesuese shume e nderuar,, ia plasi ne sy ministres se arsimit per farsene konkurseve qe po zhvillohej per drejtoret e arsimit ne gjithe Shqiperine,ajo vetem shfaqje nervozizmi demostroi para te vertetes se thene publikisht.
    Fjalet e kesaj mesuese po vertetohen pas shkarkimeve te njepasnjeshme ne DAR_et e Shqiperise .(me faje te pranuara e here te kamufluara)
    E me te bravo Rilindje qe e ke harruar fare procesin e mesimdhenies e po merresh me brockullat e emrim /shkarkimeve.

    Reply to this comment
    • ortes November 22, 22:33

      Eshte vajza e kryetarit te komunes Dushk,perfaqesues i PD-se i kthyer se fundi me LSI-ne!
      Per kete pune u futen me LSI-ne e jo per te RILINDUR Shqiperine!!

      Reply to this comment
    • JAM_Un November 25, 09:50

      pse edhe kjo eshte keq tani qe policia po i arreston ato qe bejne korrupsion!!!mund te gabosh por e rendesishme eshte qe te korigjosh.jo si ne kohen e xhaxhit Sali qe gabohej dhe skishte vend per korigjime.

      Reply to this comment
  3. myzeqari November 22, 19:47

    o stafi I dites,sinqerisht.ju them.se.me.kete.zonjen.nuk.kam.asnjegje.personale,me.vjen.keq.per xka I.ma ndodhur.por sinqerisht kjo e ka.ngren nga njerzit.qe.e.rrethojne.si.PUCJA dhe Nen prefekti I Qarkut Fier.qe.eshre nga Lushnja nje.cop palo burr Ilir.dervishi ja thon emrin,dihet gjeresisht se keta te dy I mernin nga 3000 euro.per 1 vend.pune.dhe.lizes.ka.fjasa.se.nuk I conin me ahum se.300 eurk.per I vend.pune.dhe.ku si.perfundim.asnjeri.ska.filluar pune,dhe tani.qe lizen e rrasen.brenda iken dhe lekef e ketyre,sipas djasave peokuroria ne.ditet ne.vijim.do te mbushet plit me mesues per te bere denoncimet.e ttre.por.se.sa.seriozisht do ti mari prokuroria.keto denoncime kjo.ngelet per tu pare ne ditet.ne.vijim.
    pak gjasa ka re ndodhi kjo e fundit por e ferteta.esht qe xdo vend pune ne.lushnje e.ka.mberthyer.LSI.nuk ka shanxe me.fillu pun ndryshe.

    Reply to this comment
    • roberto November 25, 01:33

      Po more myzeqar ashtu eshte,por edhe ky nenprefekti i Lushnjes eshte caktuar nga LSI-ja,sepse eshte biznesmen dhe doemos e ka lyer RROTEN E QERRES!!!
      Nuk ka jeri ne Lushnje,qe te mos jete habitur kur caktuan Ilir Dervishin nenprefet nga LSI-ja!!!
      Ndersa kryetari i PS-se ne Lushnje nuk eshte caktuar ne asnje post shteteror,sepse nuk eshte SERVIL I Rames!!

      Reply to this comment
  4. roberto November 22, 20:08

    Kjo DREJTORESA E ARSIMIT eshte vajza e kryetarit te Komunes se fshatit Dushk,perfaqesues i PD-se dhe i futur ne LSI pas zgjedhjeve!
    Pra kjo HAJDUTE eshte caktuar nga PARTIA E HAJDUTEVE ME EMRIN LSI,ish bashkepuntore e PD_se,qe kryetari i saj Ilir Meta u kap me ze e figure me BLLOKUN E KORRUPSIONIT NE DORE,por nuk u denua se rrezohej Berisha!
    Edi Rama te shikoje edhe deputetin e tij Arben Cuko,qe fut hundet per caktimin e njerezve ne pune ne Lushnje, per perfitime!
    Keshtu kohet e fundit ka ndikuar,qe te fute ne pune ne HIPOTEKEN E LUSHNJES,kryetarin e Partise Agrare te XHUVELIT,mbeshtese e PD-se ne zgjedhjet e fundit,duke lene jashte antaret e PS-se!
    Ja kjo eshte POLITIKA, korruptive qe i ka bere njerezit te flasin me vete!!
    Kryeministri te degjoje zerin e elektoratit te vet,se edhe……… kryetarin e PS ne Lushnje e ka lene PA PUNE!!!

    Reply to this comment
    • Matematike November 25, 12:23

      Un jam anetar i PS, jam pa pune. Kam pare lloj lloj kurvash e individesh pa kontribut qe kane zene role fantastike ne administrates prej miqve. Ne zgjedhjet qe vijne sigurisht qe do kaloj me LSIne pasi nuk shoh asnje drite ne fund te tunelit me partine ku investova dhe bej pjese. Iliri i mire, i keq i rregulloi njerezit e tij, madje po fiton dita dites elektorat duke marre sa majtas djathtas. Zgjedhjet jane shume prane dhe tashme japraku kryeminister nuk ka me kohe as te reflektoje mbi gabimet e veta ne lidhje me socialistet qe e sollen ne pushtet dhe me qytetaret qe e votuan me gjithe shpirt. koha do tregoje qe se kam gabim.

      Reply to this comment
  5. Baba Ali Tomori November 22, 20:33

    Ja, me ne fud, iu hodhen hekurat edhe nje hajduteje tjeter te LSI-se se Ilir Metes dhe Monika Kryemadhit. Ky fakt ne qytetin e Lushnjes ka bere buje te madhe mbasi zonja qe u kap me nje thes me euro nuk ishte apsolutisht e afte per ate vend pune mbasi nuk ishte e profilizuar per mesuese, por ishte ekonomiste. Ja kete gjeme po i ben qeverisjes se Edi Rames hajduti Ilir Meta. Po ministria e Arsimit si nuk e ditka qe arsimin ne rrethin e Lushnjes e drejton nje injorante e ca me shume nje e korruptuar qe e di i zi e i bardhe ne Lushnje? Edi Rama duhet te dije, dhe kjo po i thuhet perdite nga i gjithe elektorati socialist, qe koalicioni me LSI-ne eshte me shkaterruesi dhe qe po i ka vene nje njolle te zeze PS-se padrejtesisht.

    Reply to this comment
  6. MERIMANGA E KUQE November 22, 20:46

    KETA JANE DIVERSANTET QE KALUAN NGA SALA TE ILIRI PARA ZGJEDHJEVE TE CILET DO TI HANE KOKEN EDIT PO I LA TE TILE KA DHE NE SARANDE DHE NE VLORE E GJIROKASTER E NE GJITHE SHQIPERINE

    Reply to this comment
  7. MERIMANGA E KUQE November 22, 20:48

    NXITOJ SE KORA ESHTE FLORI TE ME FALNI POR I LEXOVA ME PARE

    Reply to this comment
  8. Arben November 22, 20:56

    ILIRI E KA VENDIN NE BURG.

    Reply to this comment
  9. Thomaidha November 22, 22:35

    Kjo ngjan me shume si guzhinjere se sa si arsimtare,pale se drejtoreshe arsimi!
    Turp e faqe e zeze per LSI-ne cfare kuadrosh hajdute ka!!!

    Reply to this comment
    • Arben November 22, 23:11

      A NDIHESH NDOPAK “I VETEOFENDUAR” KUR I QUAN KUADRO KETA TE LESH E LI – SE.

      JANE HAJDUTA ORDINERE O BYRAZER, I KANE DHENE PARATE ILIR MUTIT PER FUSHATE DHE TANI KERKOJNE HARACIN.

      Reply to this comment
    • MERIMANGA E KUQE November 25, 00:51

      jep ato qe ke marre e shpeto ti je diversante te lsinga pd e famshmeu u mesoi babagjyshi me lek te madh e s duroni dote

      Reply to this comment
  10. Pëllumb zaimi November 22, 23:31

    PS duhet të zbresë në bazë pas kësaj ngjarjeje dhe të marë drejtpërdrejt opinionin e elektoratit për emërimet e bëra? Përndryshe do të kalbëzohet? Zbrisni dhe kërkoni e jepni llogari përndryshe do të qelbeni nga këta bredharakë që harbojnë parti më parti? A funksionon ps-ja si parti ? Më duket se jo? Tung!

    Reply to this comment
  11. Xeon November 23, 12:53

    ….ky surrati i kesaj si shitese djathi nuk premton rilindje.PS e ka mendjen te pushoje mesues hallexhinj nga puna,nen pretekstin e reformes.Po largon mjaft specialistet te larte te profileve te ndryshem te fushave te dijes thjesht se nuk kane diploma edukimi (?!), duke i barazuar keta me ato emerimet klienteliste te kohes se PD te te shkolluarve me arsim te mesem ne gjithfare shkollash fshati e duke i quajtur PA ARSIMIN perkates , si ate te SPECIALIZUARIN si ATE qe s ka bere asnje shkolle.Nga ana tjeter kjo Znj Nikolli qe ka detyrimin ligjor te nxjerre nje udhezim per Diplomat e njevlershme qe i parasheh dhe ligji egzistues mbi arsimin, e ka mendjen te krihet dhe pispilloset, duke shtyre ne mizerje, kuadro te afte qe ka sot arsimi shqiptar.PS eshte force e majte dhe per rrjedhoje duhet te mbroje interesat e shtresave te dobeta shoqerore ku futen edhe mesuesit.Perpara se ti nxjerre mes kater rrugeve kuadro specialiste te larte, duhet ti jape nje shans integrimit te tyre aty ku jane dhe jo tu lere ne dore nje pistolete dhe nen buzeqeshjen prej ndrikulle te znj Nikolli tu thote me gjakftohtesi …VRISNI TANI VEHTEN JU QE VOTUAT PER MUA

    Reply to this comment
  12. roberto November 25, 01:38

    O opozitar i cfilitur nga mashtrimet!
    Merr vesh ti cfare te thone?
    Eshte vajza e kryetarit te komunes DUSHK,vene nga PD-ja,por pas 23 qershorit kaluan me LSI-ne per te mbajtur vendet e punes meqenese ne DUSHK jane shumica SKRAPALINJ!!!

    Reply to this comment
  13. labinot November 25, 03:38

    O c`po ta kendojne kengen kuadrot e Ilir metes ty o Edi kaqoli.Te gjithe drejtorite neper rrethe i ka Ilir Meta,qe puneson ish maloket e degjeneruar te PD,se ata ja mbushin xhepin.I ke lene socialistet rrugeve.Kuadro te formuar me diploma dhe specializime jasht vendit rrine pa pune,ndersa lopcaret e Ilir Metes drejtojne drejtorite arsimore.Te gjithe militantet e PD qe u punesuan pa kritere,para dhe pas zgjedhjeve te 23 qershorit kaluan me Lsi,ndersa socialistet rrijne e fryjne syte si mbushen shkollat e qytetit me katundaret e Pd.

    Reply to this comment
  14. info analitike November 25, 07:35

    Po pse e shani LSI-ne, tek e fundit nje pjese e mire e atij 1 milioneshit votuan pikerisht kete parti.
    Ishte LSI-ja fitimtarja e vertete e zgjedhjeve te 23 qershorit sepse shumefishuan numrin e deputeteve, ndersa PS nuk ndryshoi asgje. Pak absurde qe te votosh koalicionin me hajdute e te ankohesh me pas se ata po vjedhin.
    Ritalljes po i del fare kallaji duke nxjerre ne pak tere sistemin e kalbur qe mbulohet nga fjalimet dhe genjeshtrat propagandistike.

    Reply to this comment
  15. mitro November 25, 09:24

    Rama! Po qelbeni ere qe vitin e pare.Ju votuam per shtet ligjor,meritokraci dhe dinjitet.Ato qe ju na propogandoni si ha me njeri duke pare korrupsionin dhe ne arsim ,ne Tirane,Korce,Lushnje dhe kudo.Kur trajtohen mesuesit si gje e gjalle mjer te tjeret.Premtimet si ha me njeri por duhet veprim ,ndryshe beni mire te shporreni.

    Reply to this comment
  16. gjoli November 25, 10:00

    Kjo eshte sot kudo ne arsim,shendetesi,e kudo ku luajne fondet e shtetit.A e di Edi Rama kete fenomen qe jo vetem nuk po hiqet por edhe po legjitimohet nga vete deputetet e PS ,pa folur per LSI.

    E di shume mire kete fenomen,prandaj nuk ka shkuar ne asnje kryesi partie te te pakten te nje rrethi.Nuk shkon dot,nuk ballafaqohet me keto fenomene dhe vuajtjen e njerzve te PS qe po terhiqen zvare ne keta 10 vjet.

    Po u be edhe nje proteste tjeter,do shpallet hapur se e ben vete PS,dhe ata njerez qe nuk po e durojne dot mos mbajtjen e premtimeve,mos luftimin e korupsionit,aq sa e kane kuptuar se ky njeri as do denoje Saline,apo Lulin,as do zbardhe 21 Janarin,as Gerdecin,as grabitjet e milioardave eurove nga pushtetaret e PD,PS,dhe LSI.PRA EDHE KJO QEVERI ESHTE KUSHERIRE E PARE NGA GENI I KORUPSIONIT ME PD-LSI.

    Reply to this comment
  17. Sula November 25, 10:51

    Me LSI nuk punohet me mire nje fund i tmerrshem se sa nje tmerr pa fund,po te shohish Ilir floririn rrin urte e bute mbush xhepat ferkon duart ker ben ndonje gabim z. Rama,qe neser ta shfrytzoj ne interes te tij.Elektorati i PS eshte lene pas dore eshte duke ju bere me keq se ja beri Berisha.Se si do i behet halli kesaj pune vetem Rama e din,po dhe ai me duket se nuk eshte tu dite asgje.Honxhiu me qeraxhium do takohen perseri.

    Reply to this comment
  18. Dori November 25, 12:27

    Nuk zbret dot ne baze. Anetaret jane gati ti hane per se gjalli deputetet e tyre. Ne Durres Blerina Gjylameti dhe Blend Klosi shkuan me bodyguarde sepse kishin frike mos hanin dru nga njerezit qe kane mashtruar dhe i kane lene perseri ne opozite… Nejse jam i lumtur se zgjedhjet po vijne dhe ne do perveshim menget per te ndershkuar bukshkalin Kryeminister.

    Reply to this comment
  19. Emigrant November 25, 14:24

    Kjo eshteajo qe kini zgjedhur per te drejtuar Arsimin ne Lushnje me konkurs eshte zgjedhur edhe kjo Mos flisni kot se kjo duket si shitese bulmeti Nqse eshte e LSI kjo lloje partie vetem kete ka si mision vjedhjen ngado qe te jene ne pune Ata qe shkelin ligjin futini ne burg dhe here tjeter ose fitojeni vete dhe merni drejtimin e shtetit ose me LSI mos beni aleance edhe kur ishin me PD keta kete pune benin dhe nje pjese e mire e tyre kane qene me PD dhe u kthyen me LSI per te vjedhur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim