Lushnjë, vidhen 300 karta identiteti

Gazeta "Dita" January 16, 2013 04:48

Lushnjë, vidhen 300 karta identiteti

Në gjendjen civile të komunës Gradishtë kanë hyrë gjatë natës dhe kanë vjedhur 300 karta identiteti, si dhe disa certifikata të dorëzuara nga personat që kanë aplikuar për kartë

300 karta identiteti janë vjedhur nga zyra e Gjendjes Civile në komunën Gradishtë të Lushnjës, ndërsa policia ka ndaluar rojen Gaqo Xhaja, 58 vjeç, si dhe ka shoqëruar 4 persona të tjerë. Sipas policisë lokale, në atë zyrë kryheshin aplikimet për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. Personat ende të paidentifikuar kanë arritur të marrin kasafortën së bashku me rreth 300 karta identiteti.

Hajdutët kanë hyrë nga dera kryesore duke i hequr asaj bravën. Më pas kanë marrë kasafortën me të gjitha kartat e identitetit që gjendeshin brenda, por që aktualisht nuk kanë qenë të aktivizuara. Dyshohet se janë marrë edhe disa certifikata të dorëzuara për aplikim të mjeteve të identifikimit nga shtetas të ndryshëm. Në këtë zyrë kanë qenë edhe një sasi e vogël parash, por që nuk janë marrë nga hajdutët.

Kanë qenë punonjësit e komunës Gradishtë ata të cilët kanë parë në mëngjes të hapura dyert ndaj kanë lajmëruar policinë për ngjarjen. Sipas policisë, nuk dihet sesa ka qenë numri i personave të cilët kryen këtë vjedhje, por fakti që janë marrë vetëm kartat e identitetit, dhe jo paratë, të bën të mendosh se qëllimi ka qenë marrja e mjeteve të identifikimit në masë. E.Hoxha

Gazeta "Dita" January 16, 2013 04:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*