Lutaj:Pronare e territorit ku ndodhet selia aktuale e PD-së është zonja Nishani

August 19, 2013 08:39

Lutaj:Pronare e territorit ku ndodhet selia aktuale e PD-së është zonja Nishani

Deputeti socialist Piro Lutaj, akuzon Komandantin e Forcave të Armatosura, Presidentin Bujar Nishani se ka tradhëtuar Forcat e Armatosura dhe po sillet jo si Komandant por si një ushtar i thjeshtë partie.

Në një koment të publikuar në profilin e tij në facebook, anëtari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Legjislacionit të kaluar thotë se Nishani nuk duhet të ketë frikë nga maxhoranca por nga drejtësia dhe e akuzon se ka vepruar në konflikt të pastër interesi.

Ai shkruan : “SHQUP-I, Komandanti i Pergjitheshem i FA dhe kercenimi nga drejtesia.

Me ne fund Komandanti i Pergjitheshen i FA foli !.
Ai nuk ka shpallur ende Dekretin per nxjerrjen e SHQUP-it nga Plani i Perhapjes se FA (Nocion kushtetues), por bene rolin e viktimes !.
Ai mbasi legalizoje mediatikishte kalimin e SHQUP-it si Seli te PD, deklaron se ndihet i kercenuar!
Viktimizim i paster, i nje njeriu qe kerkon te quhet President i RSH !. 
Eshte e qarte si drita e diellit se Bujar Nishani, Kerkon te terheqi vemendjen e opinionit publik nga aferat e tij korruptive. 
Po nga nga kush, dhe pse ndihet i kercenuar, ky fare Presidenti !!??.
Ai ndihet i kercenuar se mos e shkarkojne nga funksioni, pasi edhe pse po shkon ne gjysmen e mandatit, kurre nuk e ushtroje ate funksion !? 
Ne nje vend normal ku qeveris ligji dhe Komandanti i Pergjitheshem eshte i barabarte perpara tij, sikurse çdo qytetare tjeter, veprimi i bere me SHQUP-in, nuk mund te konceptohej dhe jo te realizohej !!.
Prononcimi publike i institucionit te Presidentit ku thuhet se ai “ ….u pergjigje pozitivisht Ministrise se Mbrojtjes” , per nxjerrjen nga Plani i Perhapjes se SHQUP-it, nuk mund te justifikoje faktin, se Presidenti nuk e dinte cili do te ishte destinacioni i ketij objekti, ne momentin qe firmosi Dekretin !!?
Presidenti, mund ta vazhdoje te thote se nuk e dinte edhe faktin tjeter, ate qe pronare teritorit ku ndodhet Selia aktuale te PD-se eshte vete Zonja e Pare.
E spjegoj Sali Berisha (Kryeministri i zbuar nga pushteti), ne mbledhjen e Qeverise, si dhe pse eshte bere ky veprim ende pa u firmosur Dekreti. 
Ai tha se – kishte bindjen e plote – qe Dekreti do te firmosej !!!??. 
Ne fakt, nuk mund te ndodhte ndryshe, pasi Kryetari i Shtetit jo rralle here, ka luajtur rolin e noterit, perballe veprimeve te mbrapeshta te Sali Berishes.
Nje dite mbas mbledhjes Qeverise, e gjithe media publikoj lajmin e bujshem te shnderrimit te SHQUP-it ne Seli te PD. 
Kjo do te thote se z. Nishani nuk iu pergjigj pozitivisht Ministrise se Mbrojtjes por PD, pasi kur ai, ka firmosur Dekretin e dinte mire qe SHQUP-i do kthehej ne Seli te PD. Po keshtu, Presidenti ka qene ne dijeni edhe te faktit, se Shefi i Shtabit te Pergjitheshem nuk ishte dakord dhe nuk kishte firmosur, per nje zhvendosje te tille. 
Z. Nishani nuk denjoj e therriste fare Shefin e Shtabit te Pergjigjeshem, keshilltarin e tij kushtetues e ligjor per FA, per ta keshilluar kete veprim qe cenonte Planin e Perhapjes se FA, , sepse ai me bindje kishte firmosur Dekretin per ta kthyer SHQUp-in ne Seli te PD-se. 
Komandanti i Pergjitheshem i FA e ka tradhetuar FA dhe ky nuk eshte akti i vetem. Ne 22 Maj 2013 Z. Nishani dekretoj lirimin e tre gjeneraleve ne kundershtim me ligjin, kur ai ishte ne dijeni se ne te njejtat rrethana tre gjenerale kishin fituar te drejten nga Gjukata me vendim te forms se prere. Mbas ketij akti, ai gradoi kater general te tjere, shumica e tyre ne shkelje te plote ligjit per Karieren ne FA dhe beniamin te Arben Imamit. 
FA dhe opinioni public e kupton tashme qe Komandanti I Pergjitheshem ka tradhetuar Forcat e Armatosura. Ai nuk po sillet me si Komandant por si nje ushtar i thjeshte partie. 
Natyrisht kush shkel ligjin do ndihet i kercenuar nga drejtesia. Edhe pse ne Shqiperi drejtesia eshte e vonuar, ajo do te vij shume shpejte. Vota e 23 Qershorit ishte vote plebishitare per drejtesi dhe lufte kunder korrupsionit. Nese ne i kujtojme Presidentit dhe nenshkrueseve te tjere te ketij akti te turpshem, shkeljen e rende ligjore, ky nuk eshte kercenim por evidentim i fakteve. Sor Komandantin e Pergjitheshem te FA, nuk e kercenon mazharanca e votuar nga mbi 1 milion shqiptar, por e kercenon drejtesia.”

August 19, 2013 08:39
Komento

2 Komente

  1. Gramoz August 19, 12:17

    e qarte nuk do koment

    Reply to this comment
  2. RichAlban August 19, 16:25

    Ky egjytiani eshte presidenti yne babi, me tha cuni pese vjec??? Pse nuk e cojne presidente ne Egypt………….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*