Lutja e Haradinajt: Albin, ti ke sakrifikuar shumë, por …

February 6, 2020 09:47

Lutja e Haradinajt: Albin, ti ke sakrifikuar shumë, por …

Ramush Haradinaj i është drejtuar me një letër të hapur Albin Kurtit ku i lutet që për hir të mbështetjes së disa ndërkombëtarëve të mos e heqë taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë.

“Mos e hiq taksën Albin! Mos u tërhiq për disa poena të përkohshëm që mund t’i fitosh nga bashkësia ndërkombëtare. Miku që është mik i vërtetë të do e të ndihmon me lavd, por edhe me kritika. Nëse nuk jemi të zotët e vetes nuk na do as miku”, shkruan Haradinaj.

Albin Kurti nuk e ka përjashtuar heqjen e taksës, duke deklaruar se ajo do të zëvendësohet me reciprocitet ekonomik e politik ndaj Serbisë. Por, ish-Kryeministri Haradinaj paralajmëron se pasaardhësi e tij po fsheh pas termit “reciprocitet” heqjen e taksës që dobi i sjell vetëm Beogradit.

“Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Eurove për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blen armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terma të mjegullta siç është “reciprociteti”. Rikonsideroje vendimin Albin. Ne mund të vazhdojmë të mos pajtohemi. Për këto mospajtime sovrani ka dhënë verdiktin më 6 Tetor, por kjo është një temë më e madhe se sa një grusht vota”, vijon më tej Haradinaj.

Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurtit

I dashur Albin,

Para pak ditësh të telefonova për të uruar postin e Kryeministrit. Sot po të shkruaj për diçka tjetër. Bashkë me popullin e Kosovës, ti ke sakrifikuar shumë. Ke rënë në burgje e sfida por ke qëndruar stoikisht në atë që beson. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje me vetëmohim të pashoq të kanë qëndruar besnikë në kauzën tënde. Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra të politikës ditore, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur.

Për shkak të kësaj sakrifice dua që personalisht të lutem të mos e largosh taksën ndaj Serbisë.

Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është “reciprociteti”.

Mos e hjek taksën Albin. Mos u tërhiq për disa poena të përkohshëm që mund t’i fitosh nga bashkësia ndërkombëtare. Miku që është mik i vërtetë të don e të ndihmon me lavd, por edhe me kritika. Nëse nuk jemi të zotët e vetes nuk na don as miku.

Rikonsideroje vendimin Albin. Ne mund të vazhdojmë të mos pajtohemi. Për këto mospajtime sovrani ka dhënë verdiktin më 6 Tetor, por kjo është një temë më e madhe se sa një grusht vota.

Albin, ne të dy kemi kaluar nëpër rrugë të vështira. Ne garojmë dhe do të vazhdojmë garën politike. Nuk kemi arritur deri këtu ku jemi si Kosovë me taktizime të përkohshme, por me sakrificë e qëndrueshmëri. Ne kundërshtim të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke e jo të jesh për një “reciprocitet” pa njohje.

Ramushi

February 6, 2020 09:47
Komento

10 Komente

  1. Filoeuropiani February 6, 10:01

    Kot per humor: Poena eshte serbo-kroatisht 🙂

    Reply to this comment
  2. aktualiteti February 6, 10:12

    Taksa per mallrat serbe ne Kosove.
    Nje veprim me se i drejte ndaj nje shteti qe nuk e njeh Kosoven si shtet! Trysnia e diplomacise perendimore ne vend qe te jete ndaj Serbise per te njohur Kosoven, i ben presion Kosoves te qendroje ne tryeza bisedimesh koti me nje shtet qe nuk e njeh. Shkon deri aty sa ti beje disa thirrje per ne Gjykaten e Hages R. Haradinajt si presion per ate takse. Mjaftueshem pra te kuptohet se ne krah te Serbise eshte hapur si gjithmone Rusia dhe fshehur nje diplomaci perendimore, kurse ne krah te Kosoves qendrojne vetem ato politikane atdhetare qe nuk e bejne vehten balte qe per hir te nje mbeshtetje nderkombetare politike te shkelin mbi interesat e atdheut tyre. I tille eshte R. Haradinaj. Kosova do ta mbaje mend ne jete te jeteve si politikanin qe nuk shiti interesat e Kosoves per ca deklarata pro tij nga ca langaraqe Brukseli.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 6, 10:47

      taksa 100% që vendosi mushi,ishte një taksë që për shumë arsye nuk mund të qëndronte në këmbë!!
      që të jemi brënda dhe të flasim për drjetësi!?
      për mendimin tim personal,ishte një taksë shumë e butë!!duhej të ishte shumë më e lartë!!
      faktorët që ndikojnë në grryerjen e themeleve janë të shumtë!!
      unë po përmënde tre prej tyre!!
      -sistemi ndërkombëtar i tregëtisë dhe rreguallat e tij
      -përfitimi korruptiv i politikanëve shqiptarë
      – dhe më e rëndësishmia,vendimtarja dhe ajo që do ti vinte vulën për të funksionuar,por që ja ka vënë thikën pas shpine për të mos funksionuar!?
      është populli shqiptar i kosovës!!
      shumica,shumica dërrmuese nuk mund të rrojë pa pashtetet,pa mjellin,pa ajvarin sëb!!
      nuk e di po duken shumë më të shijshme se ai gjak shqiptari që sërbi derdhi hapur,në sy të të gjithë botës në luftën e kosovës,pa përmëndur një histori 150 vjeçare!!
      mungesës së ndërgjegjes kombëtare nga pothuajse i gjithë komuniteti shqiptar i kosovës i cili në vënd që të bojkotonte sërbinë pikërisht që ditën e parë të çlirimit,shpresova që ti vinte në ndihmë inisiativa e mushit një vit më parë me taksën 100%!!shpresova që shqiptarët do ta kuptonin se mund të haen dhe të jetohet dhe me ushqime të tjera që nuk janë sërbe!!por jo!!kjo shumicë është mësuar aq shumë me këto ushqime sa i duket e pamundur të mbijetojë!!ushqimet sërbe për shumicën e shqiptarëve të kosovës janë bërë aq të pandashme sa dhe “LL” e përdorur për çdo “L” normale!!

      Reply to this comment
  3. demo February 6, 10:20

    Albini nuk ka kellqe me e mbajte taxen.
    Nuk eshte Rama,qe vete vete tek pushtuesi,as Berisha qe furnizon pushtuesin.Haradinaj nuk eshte.

    Reply to this comment
  4. Ethem Lalaj February 6, 10:43

    D I T A : Une si Shqiptar Mallakastriot çuditem shume me qendrimet e drejtuesve politik ne te dy anet e kufirit qe merren duke derguare letra njeri-jatrit duke u bere shakaxhij para opinionit publik e nd/kombetare.Por,duke me dhene “oreks”edhe mua ti kritikoj keto veprime si FLET-RTUFET e dikureshme.
    1-Ramushi po te kishte te drejte per taksen me Serbin nuk do shkonte ne HAGE dhe te dilte ne OPOZIT pa kthim.
    2-Ramushi kundershtoi propozimin e SHBA+BE te mbeshtetur edhe nga Rama per heqjen e perkoheshme te takses per 5,6 muaj duke vene ne prove Serbine.Ne te kunder Haradinaj ju k/vu Edi Rames brutalisht duke e akuzuar si perfitues te 10.mild.€ ne shkembim teritoresh me Serbine.Ndaj proçesi gjyqsor nda tij eshte mese i drejte.Shpifsit duhet te mesohen te behen burra shteti.
    3-KM Kurti tashme duhet te zbatoi ato qe ka deklaruar se ” ne negociatat me Serbine te kerkoi maksimumin ne baze te reciprozitetit .” Kjo nenkupton qe Serbia te njohi Kosoven si shtet dhe Kosova te heq taksen.Por Kurti me pare te marri Okein e SHBA+BE te cilat do monitorojne proçesin shume delikat.Ndryshe do ket fatin e Ramushit.
    4-KM Kurti duhet me pare te konsultohet me KM Rama per sheshimin e handikapit qe krijoi Ramushi duke ja bere ne sy SALIU.Kjo per faktin qe Rama tashme eshte drejtuesi i OSBE,ku nje nga detyrat e tij ne takimin e djeshem me
    S.SH- POMPEO ishte stabiliteti marrdhenieve KOSOVE-SERBI.
    5-Shpresojme qe dy shtetet Shqiperi -Kosove te futen ne hulline e kerkesave te SHBA+BE per stabilitetin ne Ballkan,duke lene menjane luften e berrylave Berishiste dhe kritikuar ashper synimet dipllomacise RUSE.
    -FLM-DITA.

    Reply to this comment
    • MeteH February 6, 11:28

      O xhaxho Temja qe i bie si gjithnje fyellit ne nje vrime, duke i bind te gjithe se e shikon realitetin nepermjet vrimes bythes Rames Tiranes, gje qe e dinim dhe me pare.

      Reply to this comment
  5. asd February 6, 13:24

    Lufta ka mbaruar. Kosovaret duhet te shikojne perpara ne rrugen e diplomacise dhe te perfitimit nepermjet marreveshjeve. Te dy liderat e Kosoves kane te drejte, por Albini eshte nje hap para. Keshtu ka me vete aleatet nderkombetar, dhe kjo eshte fitore me vehte.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 7, 10:36

      asd
      ke shumë të drejtë kur thua”Lufta ka mbaruar”,por ec e mbushi mëndjen sërbit o lal!!sepse për atë nuk ka filluar akoma,sepse ai është gati ta fillojë,sepse ai nuk po rri rrehat!!sepse ai po të dhjet në qafë dhe po të thotë ti duhet të blesh mallrat e mija që unë të fitoj e të paguaj me paret e tua mutin që të bëj mbi qafë!!
      mos mu bëj dhe ti si ata ndyrësirat që thonë se nuk ka shqiptarë në kosovë,por ka vetëm kosovarë!!
      dhe ata bij kurvash harrojnë se më parë duhet tu mbushin mëndjet sërbëve që janë kosovarë dhe jo sërbë!!
      or ti,mos i bëj kritikat vetëm me një drejtim,bëji nga të dy krahët që të dukesh pak si i “paanshëm”!!

      Reply to this comment
  6. isha dhe jam me "gandizmin" e rugoves dhe "karten e HELSINKIT"...." ... February 6, 16:10

    kur ky dhe shqipetar si ky, kujtojne se jane me te vertete “VET VNDOSES” te vjen t’ja japesh gazit . e kam thene qe ne ..81-shin . me force personale i ha mune ..titisteve . me ameriken, po, por do shesesh dhe breket dhe do krijosh vetem politikane e shtetare te korruptuar . mjere qytetari i vertete .

    Reply to this comment
  7. fteri February 6, 17:20

    Serbia është , grabitës i më i madhë historik i pasurisë kombëtare kosovës .Për 10 dekada të tëra ,ai e rrënoi kosovën..Edhe pas pavarsisë Junta serbomadhe nuk njehë shtetin e kosovës ,dhe përsëri kërkon të zhvasë kosovën , nga shkëmbimet e pa barabarta të tregëtisë me kosovën .

    Serbët jan partner besnik të socialimperjalistve Rus ,që blejnë e fuqizohen me armë nga Rusisia me milarda dollar,duke qënë rival e kundërshtar të SHBA e BE.

    Prandaj vlersoi taksën e Hajredinajt ,ajo të mos hiqet deri sa Serbia nuk njehë kosovën shtet,dhe këtë kërkesë të Ramushit qeveria e re duhet ta vlersoi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim