Lyerja e fasadave, hakërrimat e KM dhe faksimile e Nenit 301

December 2, 2019 19:11

Lyerja e fasadave, hakërrimat e KM dhe faksimile e Nenit 301

Në shumë godina të dëmtuara të Durrësit po mbushen të çarat në fasada dhe po lyhet kjo e fundit.

Kjo shihet gjerësisht si gabim, madje më shumë se kaq.

Godinat kanë nevojë për një ekspertizë të dëmit për të parë nëse njerëzit mund të jetojnë të sigurtë aty.

Dhe veç kësaj, Prokuroria duhet të hetojë nëse është abuzuar me materialet dhe cilësinë e ndërtimit, shkelje që më pas janë certifikuar nga bashkia.

Të dyja këto hapa të domosdoshëm, Ekspertiza dhe Hetimi anashkalohen duke shkelur ligjin nëse pallatet prishen ose meremtohen përciptas.

Situata duket e nxitur nga vetë kryeministri i cili deklaroi sot me tone të ashpra se ndërtusit duhet të shkojnë urgjent të riparojnë dëmet, ndryshe do arrestohen.

Ka kritikë që mendojnë se kryeministri me këtë deklaratë publike po ndihmon me ose pa dashur fshehjen e gjurmëve të krimeve përvec se po cënon sigurinë e banorëve duke u kujdesur vetëm për fasadën.

Nga ana tjetër në emër të “mos’hapjes panik” dhe shkeljes së “rregullave të gjendjes së jashtëzakonshme” paralajmërohen mediat të mos flasin mbi atë që po ndodh.

Vetë KM i quajti mediat “skandaloze dhe kriminale” dje gjatë një takimi, ndërsa sot paralajmëroi sërish se do t’u bënte atë që mediave nuk ua pret mendja.

KM Edi duhet të ketë parasysh që ka një Kod Penal dhe ky përmban disa ligje që vlejnë për të gjithë.

Sipas këtij ligji, kushdo qe ka dhene urdher per prishjen e banesave te demtuara nga termeti duhet te shkoje ne burg qofte edhe vetem per kete fakt.

Neni 301 i Kodit Penal parashikon gjer ne 3 vjet burg per kedo qe permes veprimeve te tij fsheh provat e nje krimi, duke penguar venien e drejtesise.

 

d.a. / dita

 

December 2, 2019 19:11
Komento

12 Komente

  1. Nje shqiptar December 2, 19:39

    Ndertesat qe nuk jane rrezuar sepse kane mbajtur kolonat, kane deme te renda jo vetem ne fasade por me shume ne ndarjet e brendeshme per arsye te cilesise te ulet teknike te ndertimit, nuk jane lidhur mire perdet me kollonat. Keto deme duhet qe patjeter ti riparoje ndertuesi dhe jo shteti, pasi ky i fundit nuk ka para.

    Reply to this comment
  2. hysni December 2, 20:50

    Erdhi Bebe Rexha nga SHBA-ja, takoi personalisht banorët e prekur nga tërmeti dhe, pa e zgjatur shumë, u premtoi shtëpi dhe shkolla.

    Më anë tjetër, imam Naçi, gazetar Marini (për të cilin gëzoj vërtet respekt) dhe “nuk e di çfarë është” Arbër Hajdari, mbledhin lekët e gjithë shqiptarëve që ua kanë besuar, bëhen bashkë dhe ia dorëzojnë kryeujkut të vjedhjeve, Edi Ramës.

    Dy mësime dalin nga kjo histori: ose Bebe Rexha e njeh më mirë se këta kryeujkun dhe, si rezultat, nuk i ka hiç besim, ose këta e njohin më mirë, por ashtu ua do puna.

    Reply to this comment
    • Mbulimi e demeve nuk duhet lejuar sepse vret njerez December 3, 07:52

      Ata qe i japin parate tek Naci apo Arberi u besojne ketyre dhe parate i kane te tyret. Ti meqe nuk u beson s’ke pse u jep. Bebe-ja vetem dy shtepi do ndertoje. Ketu duhen me mijra, prandaj krahasimi eshte fare i pavend.

      Ajo qe po ben kryeministri duke lejuar ose kerkuar suvatime dhe mbulim te demeve eshte kriminale, sepse njerezit vete dhe aq me teper ekspertet nuk e vleresojne dot demin. Keshtu qe heren tjeter pasojat behen katasrofale. Ky eshte nje veprim shume i rende dhe fatal per ata qe banojne ne keto shtepi.

      Reply to this comment
  3. Paul Tedeschini December 2, 20:59

    SHQIPNIA MJERISHT ASHT E QELBUN N’TANA ANET.

    POPULLI ASHT I PARALIZUEM NE KOKE,

    Reply to this comment
  4. Lili December 2, 22:37

    Keta po duan edhe nje termet tjeter qe te kuptojne mire cfare reeiku ka me vrptusr dhkfl e shko! Shemben heren tjeter!

    Reply to this comment
  5. behar December 3, 00:22

    Tërmeti nuk shembi vetëm muret dhe çatitë në Shqipëri, por na zbuloj se shteti ynë, nuk ka hiç themele…

    Reply to this comment
    • kullur December 3, 00:32

      I vuri para Spartak Ngjela tek Open! “Prishja e objekteve te demtuara behet vetem me vendim prokurorie, perkundrazi eshte prishje provash krimi”! Kurse Shkreli flet per peralla me eksperte turq e vendimi keshilli bashkiak per ti prishur. Qeveri qe flet Shatra patra

      Reply to this comment
  6. Alban Dega December 3, 02:56

    FAKTE E JO HIPOTEZA DITA !

    Mos beni edhe prokurorin edhe kryegjykatesin ne gjendje te jashtezakoneshme
    Eshte shkelje e rende ligji ne situata te tilla!
    Nuk gjeta asnje fakt konkret, asnje foto, asnje video qe te vertetojne shkrimin tuaj !

    Reply to this comment
    • 99% December 3, 09:18

      Per ta vertetuar faktet eshte shume thjesht, eja ne VENDLINDJE dhe konfirmoje!

      Reply to this comment
      • ALBAN DEGA December 3, 18:32

        ZOT RUAJNA NGA DJALLI SHEJTANI DREQI!

        Ne vendlindje jam perdite e disa here ne site 99-sh…

        Por sot edhe femijet e 9 vjecares kane telefona me te gjitha zerin figuren video…
        Mund te rregjistrohet me ze e me figure cdo gje e kudo…
        Tha ky… tha ai, me tha i thashe jane thashe thene per te cilat ne dhe jo vetem ne shqiptaret shquhemi.
        Baltosja edhe e Diellit na eshte kthyer ne mani.
        Fake News e Fake People jane bere mode e keqe e po kthehet ne nje kolere boterore.
        Mashtrimet, shpifjet, sajimet, paniku, cmenduria individuale kthehet menjehere si nje ortek qe fillon me nje top bore sa nje lajthi e kthehet nje cunam qe fshin cfare i del perpara duke shkaktuar viktima te reja!
        Kjo ne nje gjendje normale e jo me ne nje tragjedi natyrore app njerezore, ne nje gjendje te jashtezakoneshme sic eshte rasti i termeteve, permbytjeve, vullkaneve, uraganeve..
        Ndaj ligji duhet te veproje me gjithe fuqine ndaj Fake News e Fake People …
        A e dini sa njerez u vetvrane ne mbare Boten apo vrane para, me e mbas sajimit dhe perhapjes shtrigane se 12 dhjetorit te vitit 2012 12/12/12 qe gjoja do te ishte fundi I Botes, qameti !?
        Ndaj nuk eshte e rastit shprehja e lashte :
        “ No News it’s good news” pra kur nuk ka lajm eshte lajm i mire !?
        A e dini pse !?
        Sepse lajmi i keq perhapet si rrufeja…
        I miri perhapet me shhpejtesine e breshkes !
        Ndaj Zot ruajna nga djalli, qe ne shumicen dermuese njehsohet me Fake People qe perhapin Fake News, Bad News, ogure te zeza si djalli vet !
        Zot ruajna nga djalli… shejtani… dreqi …!
        Ne vendlindje jam perdite e disa here ne site 99-sh…Atdheu quhet Toka ku te ka rene koka!
        Nuk mund te jesh shqiptar i mire pa qene edhe amerikan apo cfaredoqofte e anasjelltas.
        Mbi te gjitha njeriu duhet te jete njeri pavaresisht nga kombesia, rraca, feja, ideja,… e cdo gjeje tjeter 99 -sh!
        Besoj se pajtohesh me mua !

        Reply to this comment
  7. Lasgushi December 3, 04:53

    Me Edin mereni ju?Ai as të q…as të lëshon.Gjiknuri u kap duke vjedhur në unazën e re,Edi e bëri kryetar në komision…MA VA FA IN CULO. Ky Rozinant me brekushe ka betejën përfundimtare kundër KCK.Është trim i cartur Ai.

    Reply to this comment
  8. Lulefiku mbi mure. December 3, 11:12

    Pas urdhërit për lyerjen së shkallëve, Erionit do ti vijë dhe urdhëri të fshijë parullat “RAMA IK”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*