VARGJET: “Ma zor mblidhen dy shqyptarë, se nji thes pleshta”. Vargjet e zemëruara të Fishtës mbi vendimin për copëtimin e Shqipërisë: “T’shejtëve u mbaroi peni, e matën me lesh t’Djallit”

April 4, 2021 10:34

VARGJET: “Ma zor mblidhen dy shqyptarë, se nji thes pleshta”. Vargjet e zemëruara të Fishtës mbi vendimin për copëtimin e Shqipërisë: “T’shejtëve u mbaroi peni, e matën me lesh t’Djallit”

Gjergj Fishta e ka shkruar këtë poezi mbi vendimin e Fuqive të Mëdha për të shkëputur troje të Shqipërisë në favor të fqinjve.

Ai i quan me ironi Fuqitë e Mëdha “t’shejtit” (të shenjtët) dhe thotë që atyre kur erdhi puna te Shqipëria u mbaroi “peni i mashit” (filli i matjes).

Poeti kombëtar fajëson për këto pësime sëmundjen e vjetër të shqiptarëve, përçarjen. Më poshtë poezia e botuar sot në faqet e kulturës në DITA:

Nga Gjergj Fishta

Se Shqypnia u rrudh e vogël,
Për shqyptart, sa një gogël.
Lene – t’shejt – e mos ta zgjasim,
Zbresin n’tokë Shqypnin ta masin.

Morën t’shejt nji lamsh t’mashit
Nisen matje n’Preveze t’tashit.
Mirëpo lamshi u ka mej,
Sa arritën t’Shejtit n’Qafë-Pejë.

Edhe nejse, mos me u zgjat,
Si me mat Shqypnin e ngratë,
Peni i mashit asht mbaru…
Vrik, kalon dreqi i mallku!

Qysh se u mat me lesh t’Djallit,
Asnji punë s’na shkon për s’marit.

Sesa nisim nji pun t’re,
Të part q’e prishim, emi ne!

Troç, dy fjalë, kombit mbarë,
Sy m sy me ja thanë deshta:
Ma zor mblidhen dy shqyptarë,
Sesa mblidhet nji thes pleshta

i.b. / dita

April 4, 2021 10:34
Komento

12 Komente

  1. Xy April 4, 10:59

    E ka pas mendjen te ata shqiptarë mercenarë ndoshta vargje fashatareske thjeshtë

    Reply to this comment
  2. Zeusi April 4, 11:11

    SHQIPTARET KURRE NUK KANE VIAJTUR PER PALLAVRA E PER MEND POR VETEM PER FAKTIN SE RRALLE KAN PATUR COBAN TE HAJRIT SI KASTRIOTI E ENVERI QE TI VINTE NE RRJESHT
    SHQIPTARI NJEH VETEN DHUNEN PRA FRIKEN E TRADHETINE

    Reply to this comment
    • Ulqin April 4, 11:21

      Nuk ka faj populli.
      Tradhton elita.
      Kam degju me shume respekt debatin e kryeredaktorit te kesaj magazin te nderuar mbi temen ne fjale, me nji kryetar partie qi ankohej se nuk e votonte populli, argumentuar logjik bindese e tradhton elita e para

      Reply to this comment
  3. Iliria e bashkuar April 4, 13:44

    Njelloj si sot. Sistemi i edukimit, i shkollimit dhe i drejtesise jane te dobet. Ska perparim. Pa aftesia dhe egoja jane nr 1.

    Reply to this comment
  4. Dhimbia e madhe popull. April 4, 14:45

    Gjergj Fishta i madh ndiese paste,
    Po c’e do, ka pasardhes deshtake,
    Sot eshte koha fjalen me e thene…
    Me c’shohim,antiatdhetare,c’po bejne…?!
    Zgjohu Poet me NENE- DANGELLIE,
    Na thur POEZI si ATO;-thurur-ne VITE.
    *Bashkoi shok..me ne ne CETE…*
    Me VOTAT tona .Te SHPETOJME ..
    ATDHENE !

    Reply to this comment
  5. Nje shqiptar April 4, 16:11

    . Sot ne kete dite te Shenjte te Pashkeve botimi i vargjeve te At Gjergj Fishtes, qe si tere franceskanet u perpoqen kurdohere per Fe dhe Atdhe, e nderon Diten por edhe ne lexuesve te saj.duke na bere kete dhurate. Shqiptaret duhet te kujtojne se Falja eshte nje karakteristika kryesore e popujve.te civilizuar.dhe qe i ben bashke.

    Reply to this comment
  6. Adih April 5, 03:02

    Qaj moj zemer qaj . E pa besuesheme ,jashte cdo llogjike per te madhin Fishta kete burre patriot ,Enveri te fuste ne burg po ta komentoje . E them kete se sot Sefo Tarifa shkruan se i vika keq per revolen qe ja kane mare ne 92 .Me nostalgji e mban Enverin ne gji ,por doja ti thoja Sevos ,se cunat e Enverit ,qe zhduken vrane prifterinjte qe kishin mbaruar shkollat ne perendim ,vazhdojne te gjithe edhe sot te ne trojet shqiptare ,zmadhojne dhe zmadhojne vorreza Greke .Eshte me e temershme kur tradhetine ta bene i joti shqiptari shqiperise e jo te huajt si dikur A po te rronte i madhi Fishta sot ,si do shkruante ,si do i deskrititonte ,keta anti shqiptare te sotem politikane ..

    Reply to this comment
  7. Erdogan April 5, 15:43

    Po te kuptonte (kapito) Fishta cdo te thote Nder dhe Dignjitet (Dignytet) nuk behej Katolike.
    Pse?
    Se Italia fashiste pervecse ka vrare mijera Epirote qe luftuan per clirimin e Magna Grecias,po e mban te pushtuar akoma.
    Jo vetem kaq,por i ka mohuar gjate shekujve Shkollen ne gjuhen Greke Epiroteve dhe Ilyreve sa kane humbur Identitetin fhe Kombesine e tyre.
    Si thoni Vellezer Shqipetare.
    Tja leme Magna Grecian Italise meqenese eshte “e vogel”?
    Po te kuptonte Fishta qe A=B dhe B=C atehere edhe A=C.
    E them kete se sipas documentave te Evropes dhe Marin Barletit e thote qarte (certo) qe;
    Ne jemi Epirote.
    Vete Jeorgios Kastriotis qe e pagezoi Xhufi me emrin Gjergj per aresye “Strategjike” e ka thene qe Ne jemi gjak me Pirron e Epirit,Arxileas (Akilit latin) bijte e Zeusit,(Jupiterit latin) Odhiseas (Uliksit latin) Megas Aleksandros (Aleksandri i Madh) etj,ecetera.
    Kete e thone historianet dhe botimet ne median shqiptare.
    Lind pyetja.
    Ne qofte se Pirrua eshte gjak me Kastriotin dhe Fishta eshte gjak me Kastriotin atehere edhe Fishta eshte gjak me Pirron.
    Deri ketu ka ndonje kundershtim (contra) te dashur femije?Atehere pse duhet te nderoj nje Fe te fashisteve ne qofte se eshte “Patriote” dhe “Atdhetare”?
    Dhe keta te degjeneruar complet jane anti Greke!
    Gjithmone ne Emer te nje Identiteti te krijuar pas Osmaneve.
    O demo te hengert tenja
    E ke te keqen Brenda.

    Reply to this comment
    • Remo April 6, 14:18

      ….o rrote cari, dil nga bunkeri i Janulles dhe bej nje vizite tek psikiatri.permend edhe Gjergj Fushaten ti. Po na ke care trapin o debil me keto psikopatira, ne kohen qe Gjergj Kastrioti u qinte nenat turqeve, juve ishit fshehur ne manastire dhe nuk ua prishnit per ate “zoti” turqeve! Ajo ka qene epoka me e ndritur e Arberve….lere ate “Jeorgios” po lexo ndonje gje nga Fan Noli se keshtu mund te kthjellohesh e te vine mend ne vend..Une qe jam ortodoks, sipas teje duhet te jem Grek?!…shko ore trap!!

      Reply to this comment
  8. Remo April 6, 14:20

    …korrigjim: Gjergj Fishten, doja te thoja…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim