Macron: Asgjë nuk mund të na ndajë nga SHBA-ja

July 14, 2017 15:55

Macron: Asgjë nuk mund të na ndajë nga SHBA-ja

Presidenti francez, Emmanuel Macron konfirmoi sot se asgjë nuk do ta ndante kurrë Francën nga SHBA-ja.

Këtë deklaratë, ai e bëri një fjalimi të shkurtër të mbajtur përkrah presidentit amerikan, Donald Trump, në përfundim të paradës tradicionale ushtarake të 14 Korrikut.

“Franca, në historinë e saj, ka gjetur aleatë të sigurtë, miq që i kanë ardhur në ndihmë dhe SHBA-ja është kjo këtu, për këtë arsye asgjë nuk do të na ndajë kurrë”, theksoi ai nga tribuna zyrtare.

“Prania sot e Donald Trump dhe bashkëshortes së tij është shenjë që kapërcen kohërat”, tha ai.

July 14, 2017 15:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*