Macron betohet si President: Europa ka nevojë për një Francë të fortë

May 14, 2017 12:04

Macron betohet si President: Europa ka nevojë për një Francë të fortë

 

Presidenti i ri Emmanuel Macron është pritur në Pallatin Elise nga paraardhësi i tij François Hollande për ceremoninë e dorëzimit të detyrës.

Pas bisedës për temat më të rëndësishme të Francës, në fund të takimit Hollande ka lënë pallatin presidencial në bordin e një makinë me xhama të zinj.

Informacionet e para që i janë dhënë presidentit të ri nga presidenti në ikje ishin kodet nukleare.

Një skenë, shkruan Le Figaro, që ndez shumë fantazi, por në realitet është mjaft kompleks dhe delikat që jepet në prani të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

“Kodi sekret i armëve nukleare nuk është një Pin me katër shifra i shkruar në një fletë, por një kombinacion mjaft kompleks që siguron që vetëm presidenti mund ta japë urdhri”, shpjegon gazeta franceze.

Familja

Prozhektorët kanë qenë të drejtuar edhe nga bashkëshortja e presidentit të ri.

Brigitte Macron shkoi në ceremoni e vetme, për arsyen se presidenti në ikje nuk ishte i shoqëruar.

Ajo u prit nga Brigitte Jouyet, gruaja e sekretarit të përgjithshëm të pallatit “Elysee”, Jean-Paul Jouyet.

Fjalimi i parë

“Franca zgjodhi shpresën. Bota dhe Europa kanë nevojë më shumë se kurrë për Francën, për një Francë të fortë”, tha presidenti Emmanuel Macron në fjalimin e tij të parë në “Elysee”.

Sfidat

Macron do të jetë presidenti më i ri i Francës në moshën 39-vjeçare, që prej kurorëzimit të Napoleon Bonaparte si perandor në vitin 1804, si dhe i pari që prej themelimit të Republikës së Pestë franceze nga presidenti Charles de Gaulle, në 1958-n.

Lëvizja e tij politike “En Marche” u formua vitin e kaluar, ndërsa si parti e re “La Republique En Marche” do të dorëzojë listat e kandidatëve për deputetë për Asamblenë 577-vendëshe të Francës në zgjedhjet parlamentare të muajit qershor.

Ai ka premtuar se do të “punojë për të gjithë” dhe thotë se programi i tij do të shërbejë për të majtë e të djathtë. Java e parë e Macronit në detyrë do të jetë e ngarkuar. Ai do të niset për në Berlin të hënën për t’u takuar me Kancelaren Angela Merkel, si dhe për të treguar angazhimin e tij ndaj Bashkimit Europian. Ai pritet gjithashtu të emërojë një kryeministër të vendit.

Macron përballet me disa sfida të rëndësishme, përfshi papunësinë e lartë veçanërisht mes të rinjve në Francë, si dhe rritjen ekonomike tejet të ulët. Synimet e tij janë të forcojë investimet dhe të krijojë një model të ri rritjeje ekonomike, që do të rrisë mirëqenien dhe mbrojë mjedisin.

May 14, 2017 12:04
Komento

1 Koment

  1. Katharina die Große.Madona prej Sauku May 14, 23:55

    Sa e bukur qonka Nona e Presidentit,dhe osht veshun si Gjenerale por komet i paska shum te thata si shkopinj gardhi.
    Qyqja besoj se ja vret Makronit kur ja fut makaronin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*