Macron-Vuçiç, çfarë u tha sot në Beograd për Kosovën dhe zgjerimin

July 16, 2019 12:20

Macron-Vuçiç, çfarë u tha sot në Beograd për Kosovën dhe zgjerimin

“Lufta që ne do të bëjmë së bashku tani është ajo për kompromis dhe gjetjen e një zgjidhjeje të zgjuar mes Serbisë dhe Kosovës. Është një luftë e vështirë dhe ju keni një president kurajoz që ka vendosur t’i shkojë deri në fund asaj. Ashtu edhe kosovarët duhet të jenë kurajozë në ndërtimin e kompromiseve”, tha presidenti francez Macron gjatë takimeve me homologun serb sot në Beograd.

Marrëdhëniet e Beogradit me Kosovën janë përshkallëzuar që nga vendosja e taksës 100 për qind mbi produktet serbe, pasi Beogradi bllokoi përpjekjen e Prishtinës për anëtarësim në Interpol.

“Ne,- tha Macron,- shohim tensione në rritje dhe ndonjëherë ato tensione fryhen edhe nga fuqi të huaja që kanë interes që të mos arrihet asnjë marrëveshje”

Vuçiç ndërkohë i kërkoi Macron të ndihmonte Serbinë të anëtarësohej në BE, por Presidenti francez nuk bëri asnjë premtim.

“Ju thatë se Serbia ishte në zemrën tuaj. Unë ju lus, si zotin! Nxitoni me ato reforma kyçe, ndihmoni Serbinë dhe popullin tonë! Qytetarët e Serbisë do ta mbajnë mend këtë, do ta kujtojnë gjithnjë”, i tha Vuçiç.

Sipas tij, vendim marrja e BE-së duhet të bëhet më efikase para se vende të tjera të anëtarësohen në bllok. Po ashtu njohja e Kosovës është një parakusht për anëtarësimin e Serbisë.

Macron është i pari President francez që viziton Serbinë që nga 2001. Në shenjë bashkëpunimi në rritje, Serbia ka pranuar të blejë sistemin raketor francez mistral.

Gjatë vizitës së të hënës të dyja palët nënshkruan një memorandum për ndërtimin e një metroje në Beograd.

e.t./dita

July 16, 2019 12:20
Komento

3 Komente

  1. specialisti July 16, 09:07

    Buka e nje miell. Serb-Frances. Gjithnje kundra Shqiperise e Kosoves.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 16, 12:11

      speco
      që ke të drejtë ke të drejtë,POR hapi sytë a të plaçin se ky ja tha troçe drejtë fare!!
      ti e shumë e shumë të tjerë keni dëgjuar një gjë njëherë dhe nuk ka bombë atomike që jua ndryshon mendimin!!
      deri në 90ën ishte amerika në krah të jugosllavisë por e ndryshoi kursin!!
      në mardhënje nërshtetrore nuk ka miqsi të përjetshme,ka interesa!!prandaj dil nga shablloni!
      shfrytëzo momentin!si për të përfituar ashtu dhe për të mos humbur!!
      ky është i dyti i europës dhe tha një gjë që askush nuk ka guxuar ta thotë!të gjithë i kanë rrënë vërdallë por shprehimisht nuk e kanë thënë!
      kjo thënje e makron nuk është një rrëshkitje goje!!
      këtë thënje duhet ta interepretojnë mirë politikanët tanë!!
      jo vetëm anën që u intereson,jo vetëm leverdinë e tyre,por dhe atë që nuk i intereson,atë që na pris punë!!
      kur dikush thotë një fjalë të mirë për ty nuk është e thënë gjithnjë që “o burra se u bë deti kos”!!

      Reply to this comment
  2. Dn July 16, 13:12

    Edhe Franca mendon ndoshta se raketat nuk do shkojne per studim ne Rusi? Per ne vend te Nato’s duket boll çudi kjo!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim