Macron takon emigrantin “spiderman”, i jep nënshtetësinë dhe i gjen punë

May 28, 2018 12:08

Macron takon emigrantin “spiderman”, i jep nënshtetësinë dhe i gjen punë

Një emigrant 22-vjeçar nga Mali është shndërruar në heroin e ditës në Francë, pasi ngjiti 4 kate të një ndërtese nga ballkonet e saj, për t’i shpëtuar jetën një fëmije që ishte duke rënë.

I pyetur se çfarë e shtyu të vepronte ashtu, u përgjigj: “Ishte një fëmijë atje lart, nuk mund ta lija, duhet ta shpëtoja.”

Presidenti Macron e ka pritur Mamoudou Gassama në pallatin Elize, ku e falenderoi personalisht.

Prej gjestit të tij spontan e heroik, emigranti tani do të marrë nënshtetësinë franceze e do t’i bashkohet repartit të zjarrfikësve.

Më herët, falenderime ndaj Gassamas ka përcjellë edhe kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo.

Raportimet në mediat franceze tregojnë se prindërit e fëmijës nuk ishin në shtëpi kur ndodhi incidenti. E ëma gjendej jashtë qytetit, ndërsa i ati është marrë në pyetje nga policia mbi arsyet që e shtynë ta linte fëmijën vetëm.

s.a/dita

May 28, 2018 12:08
Komento

1 Koment

  1. lalai May 28, 19:05

    Bravo djalit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*