“Madhështia” e një Konference

August 13, 2019 23:20

“Madhështia” e një Konference

Nga Viktor Malaj

Shkenca shqiptare, e paraprirë prej Akademisë Shqiptare të Shkencave, pasi i zgjidhi të gjitha çështjet dhe mëdyshjet historike, politike, ekonomike, gjuhësore, kulturore dhe shkencore të vendit realizoi kohët e fundit edhe arritjen e saj më të madhe me vlera kombëtare dhe me rrezatim mbarëbotëror. Studimet e saj të vyera kanë arritur të përmbysin mendimin historik, moral dhe politik botëror të deritanishëm mbi qëndrimin ndaj pushtuesve dhe mjetet e luftimit të tyre.

Qysh nga lashtësia, mendimtarë, historianë, filozofë, ushtarakë dhe politologë kishin shkruar me mijëra libra me të cilët, jo vetëm evokonin heroizmat e popujve dhe udhëheqësve ushtarakë në betejat kundër pushtuesve të huaj, por jepnin konkluzione edhe rreth taktikave dhe strategjisë ushtarake, si dhe llojeve të armatimeve që janë apo duhen përdorur, që nga heshta dhe harku me shigjetë e deri tek arma bërthamore. Studimet dhe konferenca më e fundit e disa akademikëve shqiptarë i përmbysi dhe i hodhi në koshin e plehërave të gjitha studimet dhe konkludimet gjithëbotërore.

Një konferencë shkencore e organizuar prej saj, edhe me pjesëmarrjen e disa  historianëve dhe shkencëtarëve nga bota, konkludoi me sukses, ndershmëri, mendjemprehtësi dhe atdhedashuri se antifashizmi i vërtetë dhe efektiv gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk ishte ai i ushtrive me uniformë dhe të armatosura ku humbën jetën dhjetëra miliona ushtarë, oficerë dhe vullnetarë por antifashizmi i kafeneve, mejhaneve, odave me oxhakë rreth të cilëve mblidheshin përnatë patriotët e paepur duke diskutuar me zjarr për fatet e vendit nën avujt e alkoolit dhe aromën e mishit të pjekur.

Ky antifashizëm i hollë, i kamufluar dhe vetësakrifikues ishte dhe mbetet faktori kryesor i dështimit të ushtrive të Boshtit në Luftën e Dytë Botërore. Mendjet e ndryshkura të politikanëve dhe ushtarakëve kryesorë të botës së asaj kohe nuk kishin arritur ta kuptonin këtë gjë dhe, prandaj, vazhduan traditën shumëshekullore të përballjes së armatosur me pushtuesit nëpërmjet ushtrive të rregullta dhe me uniformë.

Konferencën shkencore “Mbi Antifashizmin pa Armë dhe Uniformë” e hapi akademik Tolja i cili, megjithëse kishte studiuar gjithë jetën e tij për muzikë dhe polifoninë labe, tani po kontribuonte në polifoninë e mendjeve gjeniale të kombit shqiptar, mendje të çliruara nga tutela komuniste dhe historiografia e para 1990 që e konsideronin Luftën Nacionalçlirimtare si një nga aktet më madhore dhe të lavdishme të popullit shqiptar.

Tolja tha se e kishte për nder të ekspozonte në konferencën shkencore thelbin e zbulimeve më të fundit shkencore të kësaj akademie, në stilin e veprave të mëparshme të Toles si “Suitë në dy kohë” dhe “Shatra-Patra” me daulle. Meqënëse Kryetari i zgjedhur i Akademisë ndodhet ende i ngrirë për shkak të funksionimit të përsosur të sistemit demokratik “check and balance”, konferencën e drejtoi Tolja dhe, pasi paraqiti pjesëmarrësit e nderuar në konferencë, si dhe shkencëtarët antikomunistë të ardhur nga mbarë bota, Tolja tha se të gjithë këta burra të mençur e të ndershëm janë mahnitur nga shpikja jonë dhe kanë kërkuar të bëhen anëtarë të akademisë tonë të rinovuar demokrato-balliste. Gjithashtu, ai shtoi se Evropa e sotme antifashiste i ka drejtuar sytë tek antifashizmi popullor dhe jo ai i armatosur sepse përmasat e rezistencës pa armë janë shumë më të mëdha, por duhet t’i njohim dhe eksplorojmë.

Nën hijen e miratimit të njëzëshëm dhe breshërinë e duartrokitjeve të elitës shkencore të mbledhur në sallë, Tolja ua dha fjalën shkencëtarëve vendas dhe të huaj.

Në fjalën e tij, akademik Gurkuqi theksoi se ai vetë kishte mbi dy dekada që e kishte hedhur tezën e antifashizmit pa armë e uniformë, por nuk ia kishin vënë mendjen dhe prandaj ndihej i fyer nga historianët e metodës komuniste. Sipas tij, e ashtëquajtura Luftë Nacionalçlirimtare as nuk ishte nacionale dhe as çlirimtare, por një luftë e mirëfilltë civile, e ideuar dhe drejtuar nga komunistët shqiptarë sipas udhëzimeve të Titos.

Fakti që komunistët u organizuan më shpejt dhe krijuan formacione të rregullta e të armatosura dhe me uniformë dëshmon se ata e dinin se atdhetarët nacionalistë do të krijonin organizatën e tyre politike më vonë dhe se ushtria nacionaliste do të ishte pa uniformë për hir të ruajtjes së traditave shekullore shqiptare. Me armë luftohet vetëm për pushtet,- vazhdoi Gurkuqi- ndërsa atdhetarët e vërtetë nuk mbajnë as armë dhe as uniformë. Ata luftojnë vetëm me mendje dhe me zemër sepse ata luftonin për Shqipërinë Etnike dhe jo për pushtet. Ishin pikërisht uniforma dhe armët e partizanëve që i sollën komunistët në pushtet duke shkatërruar tërësisht strukturën tradicionale të organizimit politik dhe demokratik të trashëguar nga Mesjeta dhe, më vonë, edhe të mishëruar në sistemin e bajraktarëve, vojvodëve, kapidanëve etj., mbështetur fort në legjislacionin modern juridik të paraprirë nga Kanuni i Maleve.

Shqiptarët dhe atdhetarët e vërtetë,- tha ai- ishin ata që i përkisnin “zonës gri” dhe që i pritën pushtuesit në heshtje sepse, siç thotë një fjalë e urtë popullore, heshtja është flori. Pohimi se heshtja është pranim është një keqinterpretim i qëllimshëm komunist. Antifashistët e vërtetë ishin ata që i pritën ushtritë italiane dhe gjermane në pasivitet duke u kujdesur për ruajtjen e familjeve, pronave dhe zakoneve tradicionale pasi familja dhe prona janë atdheu i vërtetë. Ata ishin antifashistët më të vendosur sepse tregoheshin dyfaqësh, pra dyfytyrësh në mënyrë që të ruanin edhe veten edhe atdheun dhe t’ua hidhnin pushtuesve…

Pas tij e mori fjalën akademik Gurziu i cili theksoi qysh në fillim se termi Luftë Antifashiste ta shpif prandaj duhej përdorur termi “Rezistencë Antifashiste” pasi është më i gjerë, më përfshirës dhe, mbi të gjitha antikomunist. Nëse e interpretojmë me objektivitet historinë,- tha ai- do të shohim se antifashizmi ishte popullor dhe i ka fillimet e veta shumë përpara veprimtarisë komuniste. Mendjet e ndritura të nacionalistëve shqiptarë si Ali Bej Këlcyra, Mustafa Kruja, Ernest Koliqi etj. e kuptuan qysh në fillim se fashizmi do të mund të luftohej me sukses vetëm duke bashkëpunuar më të prandaj, nga mërgimi në Evropë, iu lutën Musolinit ta pushtonte Shqipërinë dhe ta largonte nga froni “beun e Matit” si një satrap i popullit të vet dhe të vendoste në Shqipëri regjimin e ndritur fashist të cilit i përkiste e ardhmja.

Këta burra atdhetarë e kuptuan se fashizmi mund të luftohej vetëm nga brenda, duke u bërë ministra e kryeministra të regjimit të tij dhe duke krijuar Partinë dhe Rininë Fashiste Shqiptare në mënyrë që fashistët budallenj të Duçes ta hanin sapunin për djathë. Dhe ashtu ndodhi. Pushtuesit fashistë iu besuan qeverisjen e Shqipërisë dhe, si patriotë të vërtetë, punonin për krijmin e Shqipërisë Etnike duke ia futur ujin e nxehtë nën këmbë Italisë Fashiste.

Për të argumentuar konkluzionet e veta, Gurziu citoi atdhetarin Xhafer Ypi, Kryetar i Asamblesë Kushtetuese i cili thoshte se, “Duçja, shpëtimtari i Atdheut tonë, dërgoi ndër ne ushtritë e veta, jo si pushtues por si çlirues”, ashtu edhe Kryetarin e mëvonshëm të Parlamentit, nacionalistin 24 karatësh Terenc Toçi i cili pohonte në 1943 se “Ne sot marrim një detyrim të madh e të ndritshëm… se jemi gati dhe duam të luftojmë krah për krah me miqtë tanë trima dhe aleatë të Gjermanisë së Hitlerit”.

Akademik Guraverdhi tha se nuk mjafton të duash të luftosh, por edhe duhet të dish të luftosh pasi metodat dhe mjetet janë të shumta. Sipas tij, Mbreti Zog ishte antifashisti më i madh, por ai zgjodhi si metodë lufte ikjen, duke marrë me vehte familjen, eskortën shoqëruese, 54 valiçe me rroba e dokumente dhe pjesën më të madhe të arit që ndodhej në thesarin e shtetit. Ai ishte një burrë i zgjuar dhe nuk mund t’ua linte arin fashistëve italianë sepse besonte se pushtuesit mund të luftohen më me sukses nga larg dhe mbrapa shpinës sesa nga afër dhe përballë. Ai, vërtetë ishte betuar në Parlament se, po u sulmua Shqipëria, do të vishte opingat dhe të dilte në mal për të luftuar, po ku t’i gjente opingat në prill të 1939? Duke bredhur nëpër botë me kostum e këpucë lëkure, pa uniformë ushtarake, ai dëshmoi sakrificat e tij sublime për atdheun dhe dobinë e metodës dhe mjeteve të rezistencës antifashiste. Ai mbetet një antifashist i madh.

Për të pranishmit, z. Guraverdhi shtroi pyetjet sfiduese: A mund të ketë antifashizëm më të madh se ai i treguar nga gjithë ata burra me çakçirë, xhamadan e qeleshe apo klerikë me çallma dhe veladon, por pa uniformë ushtarake që mbushën anët e bulevardit në kryeqytet në 8 prill 1939 kur parakalonte ushtria pushtuese italiane dhe, në shenjë urrejtjeje dhe mospajtimi, e përshëndesnin dhe duartrokisnin paradën e shpëtimtarëve të atdheut? A mund të krahasohet antifashizmi i Makbule Naipit, Persefoni Kokëdhimës, Zonjës Çurre dhe 6000 femrave të tjera që veshën uniformën ushtarake dhe rrëmbyen armët kundër ushtrive nazifashiste me antifashizmin e shfaqur nga disa zonja pa uniformë, brekë apo armë por që mbanin kapele Breton në kokë dhe përshëndesnin me dorë nga ballkonet e vilave të tyre ushtarët dhe oficerët fashistë gjatë paradës së lartpërmendur në kryeqytet? Po antifashizmi i drejtuesve të formacioneve partizane, që e kaluan jetën maleve duke përdorur armët kundër fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë, a ka të krahasuar me nacionalistët e paepur të kryesuar nga Mithat Frashëri që shkatërruan jetët e tyre duke tymosur duhan (nga marazi) dhe, të veshur me kostume e papion, me “kapella lugje-lugje”, shterrën “verën e dyqanit” dhe me mijëra shishe me raki nëpër kafenetë dhe pijetoret e Tiranës vetëm për të larguar mërzinë e pushtimit dhe, ashtu të shqetësuar e dëshpëruar, thërrisnin herë pas here: “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve!”?

Intelektuali i shquar Gurabardhi e vuri theksin tek kuptimi i thelbit të antifashizmit si ndjenjë, përjetim, mendim dhe taktikë dhe jo tek shfaqja e tij. E rëndësishme, – tha ai – është se çfarë ndien dhe jo çfarë bën, sidomos çfarë ndien pasi fashizmi ka kapitulluar. Historiografia komuniste me djallëzi i ka mohuar ndjenjat antifashiste të baballarëve të kombit e sidomos të gjenisë politike dhe kulturore Mithat Frashëri i cili e urdhëroi organizatën e tij politike Balli Kombëtar të armatosej, por të mos luftonte sepse nuk kishte ardhur ende koha. Ai ishte aq i mprehtë saqë këto që diskutojmë ne sot i kishte kuptuar para gati 80 vitesh prandaj zgjodhi si taktikë atë të pritjes, në mënyrë që pushtuesit nazifashistë të lodheshin nga pritja e shqiptarëve, të demoralizoheshin dhe ta humbnin luftën.

Në këtë mënyrë, organizata e tij nacionaliste edhe do ua hidhte pushtuesve, pasi me ndihmën e tyre do të krijohej Shqipëria Etnike, por edhe do iu shkaktonte pushtuesve një humbje të paparë. Antifashizmi i tij bëri të mundur që shumica e forcave nacionaliste të mos mbanin uniformë, por të lidhnin në krahun e majtë një shirit të bardhë me ngjyrat atdhetare të flamurit kombëtar dhe kështu pushtuesit gjermanë do i dallonin qysh larg me dylbi nëse ishin partizanë apo nacionalistë që do t’i ndihmonin me informacione rreth lëvizjes së trupave ushtarake partizane, kush ishte e kush nuk ishte komunist dhe do të organizonin prita në rrugëkalimet partizane, gjithmonë në dëm të pushtuesve dhe në shërbim të atdheut. Siç porosiste gjeniu Mithat Frashëri, armët do të përdoreshin vetëm pas luftës, pasi të kishin ikur pushtuesit dhe vetëm “ndaj atyre që kishin me shkelë besimin tonë”. Fashistët pushtues nuk duhej të luftoheshin me armë. Armët do të ishin vetëm kundër komunistëve pushtues. Pushtuesit fashistë të zaptonin atdheun e përbashkët ndërsa pushtuesit komunistë të zaptonin pushtetin personal dhe këtu dallimi është shumë i qartë.

Akademiku Gurthati argumentoi se antifashizmi i vërtetë është ai pa uniformë dhe pa armë dhe, po të mos kishte marrë pjesë krimineli Enver Hoxha në demonstratat antifashiste dhe po të mos vritej në to komunisti i parë Koci Bako në 8 nëntor 1941, ne, me të drejtë, do t’i vlerësonim ato demonstrata si shkallën më të lartë të antifashizmit. Komunistët,- vazhdoi lumëmadhi- e kanë pasur dhe e kanë mendjen gjithmonë vetëm tek armët, ata janë dhe mbeten internacionalistë dhe jo nacionalistë. Ata e shitën Kosovën dhe Shqipërinë tek Jugosllavia dhe e tradhëtuan çështjen kombëtare të cilën e kemi zgjidhur ne me sukses këto tridhjetë vjet të sistemit demokratik.

Ne duhet të saktësojmë sot termat “dëshmor, martir dhe viktimë” pasi ka pasur një keqinterpretim komunist të tyre. Megjithëse kanë të njëjtin kuptim, më duhet të pohoj se dëshmorë janë vetëm ata nacionalistë që luftuan me heshtjen dhe pasivitetin e tyre kundër nazifashizmit, por luftuan me armë kundër komunizmit. Martirë mund të konsiderojmë të gjithë antikomunistët që sakrifikuan duke bredhur gjithë jetën në emigracion me shpresë se do të përmbysej komunizmi, ndërsa viktima duhet të konsiderojmë gjithë popullin shqiptar, madje viktima të dyfishtë të komunizmit i cili, fillimisht i gënjeu duke i dërguar në luftë ndaj ushtrive fashiste dhe pastaj i detyroi të punonin për 45 vjet në vendin e tyre për ngritjen e sistemit arësimor, mjekësor, industrial etj., krejt të panevojshëm për vendin.

Ditën e dytë iu dha fjala shkencëtarëve të huaj që ndanin mendime dhe gjykime të njëjta me akademikët tanë. Serbi Dobiçeviç tha se pajtohej plotësisht me boshtin e konferencës, se kishte qenë fatkeqësi kombëtare dhe përgjegjësi e kroatit Tito që Jugosllavia humbi rreth 10 për qind të popullsisë në Luftën e Dytë Botërore. Jugosllavia duhej të ndiqte shembullin e nacionalistëve shqiptarë dhe çetnikëve të Drazha Mihajlloviçit për t’i luftuar pushtuesit nazistë pa armë dhe pa uniformë, por me diskutime kafenesh dhe me akte antikomuniste. Fatkeqësisht,- tha ai- edhe Enver Hoxha ndoqi rrugën e Titos. Iu jam mirënjohës historianëve dhe akademikëve shqiptarë për zbulimin dhe argumentimin e rrugës së luftës së suksesshme kundër fashizmit pa uniformë dhe pa armë.

Akademiku rus Pordhakov u përqëndrua tek çmenduria e diktatorit Stalin në shpenzimet e mëdha ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kritikoi historiografinë perëndimore që ia dedikonte humbjen e ushtrisë hitleriane kryesisht luftës së armatosur të popujve të BRSS. Ai shprehu bindjen se e vetmja mënyrë për ta mundur Hitlerin dhe ushtrinë e tij ishte antifashizmi pa uniformë dhe armë, mikpritja e heshtur dhe hileqare në mënyrë që gjermanët të humbnin durimin nga mosndeshja e armatosur me kundërshtarin dhe t’i zinte të gjithë sëmundja e tërbimit e cila do t’iu sillte shfarosjen në masë. Antifashistët e heshtur dhe të duruar do ta kishin mundur ushtrinë gjermane më shpejt dhe kështu nuk do të kishim humbur kot së koti mbi 20 milion njerëz,- përfundoi ai.

Historiani amerikan Dick Balls i konsideroi presidentët Rusvelt dhe Truman si budallenj që, jo vetëm angazhuan pa nevojë ushtrinë amerikane në Evropë e gjetkë, duke shkaktuar humbjen e mbi 400 mijë ushtarëve dhe njerëzve të shërbimit amerikan, por edhe i dërguan Ushtrisë së Kuqe me qindra mijëra uniforma ushtarake dhe pajisje të tjera për ta ndihmuar në përballjen me ushtrinë naziste. Madje, ai kritikoi pa mëshirë edhe ndihmën e misioneve amerikane për forcat e Frontit Nacionalçlirimtar në Shqipëri dhe vlerësimet e tyre të larta për forcat e udhëhequra nga komunistët. Zoti Balls shprehu besimin se zbulimi më i fundit i Akademisë Shqiptare të Shkencave do të përhapej në të gjithë botën dhe shtetet perëndimore, duke përfshirë edhe vendin e tij, do të shkurtonin rreptësisht buxhetet ushtarake duke i dhënë përparësi kryesor përgatitjes për luftën pa armë dhe uniformë.

Akademiku francez Merdepuant çmoi lart temën dhe përmbajtjen e konferencës dhe tha se gjenerali De Gol bëri gabim fatal duke organizuar dhe drejtuar rezistencën me uniformë dhe armë mdaj pushtuesve nazistë. Ai duhet të ndiqte rrugën paqësore të mareshallit Le Pen i cili nënshkroi paktin e kapitullimit me hitlerianët. Ushtria naziste,- tha ai- do të ishte mundur thjesht dhe lehtë nëpërmjet rezistencës paqësore, të heshtur dhe marifeteve të tjera duke përdorur heroizmin e femrave të tipit Mata Hari etj. dhe kështu do të ishte marrë kështjella hitleriane nga brenda. Ne, në veri të Evropës,- vazhdoi ai- bëmë edhe gabime të tjera fatale duke dënuar edhe prostitutat që shkuan me oficerët pushtues, duke i akuzuar ato me pa të drejtë se iu hoqën pushtuesve stresin në vend që t’i shpallnim martire pasi, me aktet e tyre iu ulën gatishmërinë dhe aftësitë luftuese forcave armike.

Akademiku anglez Shittyman tha se ndihej i nderuar për ftesën e marrë nga Akademia Shqiptare e Shkencave dhe se ndante të njëjtat mendime dhe vlera morale me shkencëtarët shqiptarë, ” këta Gurë të çmuar të shkencës ” të të gjitha ngjyrave, siç u shpreh ai. Zoti Shittyman pohoi se ishte bindur për suksesin dhe madhështinë e kësaj konference qysh para dy vitesh kur njëra nga mendjet më të ndritura të kësaj akademie kishte zbuluar se prejardhja e fjalës Amerikë ishte nga bashkimi i fjalëve shqipe ” ha, merr, ik “. Ai përsëriti mendimin e kolegut amerikan Dick Balls se misionet anglo-amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk duhej të kishin përkrahur partizanët me armë dhe uniformë që flijuan jetët e tyre por forcat pulëflijuese dhe rakishterrëse që nuk mbanin as armë dhe as uniformë.

Turku Açik Telef u përqëndrua thjesht në drejtësinë e temës dhe konkluzionit kryesor të konferencës dhe pohoi se sikur ushtria e Skënderbeut të mos kishte pasur kurrfarë armësh është e sigurt se disfata e ushtrive turke të kohës do të kishte qenë e shpejtë dhe përfundimtare. Shqiptarët, -tha Telefi- do ta kishin fituar pavarësinë qysh në vitin 1444.

Ditën e fundit e përshëndeti konferencën edhe Kryeministri i Shqipërisë, z. Rama i cili, pak a shumë tha se: Kam ardhur këtu me ndjenjën e respektit më të madh për të gjithë ata që e luftuan nazi-fashizmin pa armë dhe pa uniformë, por me mendje, me zemër dhe me parulla. Gjithashtu, dua t’iu shpreh mirënjohjen time akademikëve dhe shkencëtarëve tanë që zbuluan dhe arritën konkluzionin më të madh dhe të rëndësishëm historik rreth rezistencës antifashiste dhe rolit të personazheve të ndryshëm në të. Siç e kam pohuar edhe tjetër herë, shumicës së popullit shqiptar iu janë taposur me baltë sytë, veshët dhe gojët nga propaganda 70 vjeçare komuniste që glorifikonte luftën me armë dhe jo shëtitjet me duar në xhepa, tymin dhe flakën që nxirrnin armët e partizanëve gjatë ndeshjeve me ushtritë pushtuese dhe jo tymin që nxirrnin purot e baballarëve të kombit në Kafe Kristal dhe gjetkë nëpër kryeqytet, flijimin e jetës së partizanëve nëpër male dhe jo stresin e pamasë që përjetonin nacionalistët tanë nga ankthi i ardhjes së komunizmit, sepse disfatën e ushtrive nazi-fashiste ata e kishin të sigurt.

E, çfarë është humbja e lirisë kombëtare përpara asaj individuale, zaptimi i gjithë vendit përpara rrezikut të konfiskimit të pasurisë vetjake? Siç e dini,- vazhdoi ai- unë e kam pasur bindje të hershme se lufta e partizanëve ishte për pushtet dhe jo për lirinë kombëtare. Megjithëse jam nip dëshmori, me ardhjen time në pushtet lapidarë e memoriale kushtuar luftës dhe luftëtarëve me armë i kam lënë, siç i shini. Shumica e tyre janë rrënuar. Unë i kam kushtuar rëndësi ngritjes së disa memorialeve si Bunkart, Shtëpia me Gjethe, Aushvici i Tepelenës etj. pasi këto na kujtojnë masakrat komuniste mbi popullsinë shqiptare. Madje, për të mbajtur gjallë kujtimin për bunkerizimin e vendit nga regjimi komunist unë edhe shtëpinë time në Surrel e kam projektuar dhe ndërtuar si bunker. Për mua ka rëndësi rezistenca pa uniformë dhe pa armë. Për të mirën e popullit dhe të vendit unë nuk jam me luftëtarin Sevo Tarifa dhe shokët e tij, por me paqësorin Mithat Frashëri dhe moralin e tij. Siç e keni parë, mua nuk më pëlqejnë uniformat, kostumet dhe i urrej armët. Kush ka sy le të shohë qillotat dhe atletet e mia në takime zyrtare. Uniformat dhe armët më ngjallin krupën pasi ato na sollën në Shqipëri regjimin komunist, një regjim kriminal i cili, përveç burgjeve dhe gardheve me tela me gjemba në kufi thuajse sa ato që po ndërton Amerika sot, nuk kishte as tendera, as konçesione, as PPP, as drogë e prostitucion dhe as braktisje masive të vendit. Këto ndodhnin për shkak të mungesës së lirisë dhe, siç ka thënë çuni i mirë, miku im i ditur dhe i ndershëm, Lulzim Basha, ai regjim na shkatërroi traditat e mira familjare dhe atdhetare të cilat po i ringjallim dhe kultivojmë sot. Duke pasur parasysh sa më sipër, ne do të vazhdojmë të propagandojmë, mbështesim dhe lartësojmë sakrificat që bënë shqiptarët antifashistë që u përfshinë në qeveritë e krijuara nga pushtuesit dhe luftuan me armë kundër shqiptarëve antifashistë të armatosur.

Tamam, tamam,- pëshpëriste turku Açik Telef duke tundur kokën i ngazëllyer, ndërsa  profesori italian Coglione, që e ndiqte konferencën nga llozha, thirri i ngazëllyer: Sei Grandissimo!

Kryeministri ngriti kokën, vuri buzën në gaz dhe dorën e djathtë në zemër për të treguar me modesti se nuk i pëlqejnë lajkat dhe as vlerësimet superiore në adresë të tij.

Fjala e tij u përcoll me brohoritje dhe duartrokitje nga të pranishmit.

Në ditën e saj të fundit, Konferenca Shkencore “Mbi Rezistencën Antifashiste pa Uniformë dhe pa Armë” do të jepte konkluzionet përfundimtare.

Përfundimisht, duket se bota shpëtoi nga luftërat e armatosura dhe shpenzimet kolosale për uniforma dhe armatim, ndërsa Akademia Shqiptare e Shkencave ndodhet para pamundësisë së pranimit të mijëra kërkesave që po i vërshojnë nga historianë dhe shkencëtarë të famshëm nga të katër anët e rruzullit për t’u bërë anëtarë të saj.

 

****

Botuar në Dita. Të gjitha të drejtat, të rezervuara. Ndalohet kategorikisht botimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

 

 

August 13, 2019 23:20
Komento

33 Komente

  1. Gani Usa August 13, 23:38

    Viktor, perfundimisht je i paaarritshem!
    Thnx

    Reply to this comment
  2. Mediu August 14, 00:12

    Akademikeve tane u shkonte me shume kjo karikatura ketu:

    https://www.toonpool.com/cartoons/tired%20brain_218025

    Reply to this comment
  3. kris 1 August 14, 03:06

    Eshte mire we me ligj Te ndalohet cdo interpretim per luften national clirimtare per nje periudhe 30vjecare.Te festohet vetem Dita e clirimit.Po krijohet tym e percarje per Te harruar Te sotmen e vajtueshme

    Reply to this comment
    • Itrona August 14, 12:09

      E sotmja eshte e lidhur me te kaluaren fort.
      Edhe me te ardhmen.
      Ceshtja Kris eshte te shembulli, te simbolika.
      Cfare ishte Lufta?
      Shembulli i sakrifices per vendin, vendosja e interesit t atdheut mbi ate personal.
      Duke dhene dhe jeten.
      M thuaj a nuk eshte ky shembulli më i munguar i të SOTMES?

      Reply to this comment
  4. Kush eshte bure nuk friksohet por vdes si nje deshmor!! August 14, 03:53

    Ja nxifasha jeten! Megjithese Komunizmi eshte mashtrim perseri ai mbetet nje ideal! Dhe kur i kthehemi si ideal ai duhet nderuar! Gjyshi im rrembeu gjyshen dhe Doli Partizan me dhe nuk kishte pidhsome qe tja merrte per trimni neTirane sepse nuke rrunte per asnji. Por na dolet ju mbas 70 vjetsh dhe po na tregoni luften antifashiste! Hajd se s’kane vdekur bijte e partizanve qe dhane gjakun per familjete veta , per shtepite e veta. Ballista dhe tradhtare kishin mendjen tek leku si te pasuroheshindhe zgjodhen te tradhetojne gjakun e tyre shqiptar dhe ta shisnin fashitave dhe nazistave.Vdekje tradhtareve ,me plumba do tju sharrojme o kelyshet e ulkonjes romake! Bythqimat e Duces dhe eHitlerit. Hitleri nje piktor i deshtuar vrau 140 milion njerez. Edi Rama nje piktor i degjeneruar shkaterroi kombin shqiptar 10 breza me PPP! Ne koke e keni nga nje plumb morracake! Fashizmi, Nazizmi Bolshevizmi jane shpikjete e Masoneve baballareve te Xhorxh Sorrosit qe te vidhnin arin e popujve qe u preken nga luftea II Boterore.Pse nuk flet Pellumb Xhufka. Historiani vetulla si shkurret e e Liqeni Artificial. Legena pro masone .
    Lavdia e popullit tone qendron ne Luften Antifashiste Nacional Çlirimtare. qelbesirave greke dhe atyre sllave nuk u intereson qe Evropa te njohe kete lufte sepse do te dale automatikisht fakti qe Shqiptaret jane popull me taban trime luftarak qe po te duan edhe turqine e bejne te flase me vete dhe kane mundesi te zgjerohen nga ana gjeopolitike duke pushtuar Greqine deri ne Turqi dhe Serbine deri ne Austri dhe ma lart. Shembull eshte Aleksandri i Maqedonise ne ushtrine e te cilit kishte luftetare shqiptare! Kurvat Sali Berishes dhe Ed Rames mundohen te ndryshojne mentalitetin tone duke e lene kete popull ne varferi dhe skamje ekstreme ne menyre qe ta shqiptaret te marrin emigracionin dhe te mos fokusohet ne fuqizimine kombitshqiptar si nje perbindesh i ballkanit por si nje sorre pa krahe qe bredh mbas kermave qe hedhin Turqia me Edoganin dhe Amerika me bazat ajrore! Ore nje gje te jeni te sigurt. Guri i hedhur lart do bjeri ne toke. s’ka shpetim!
    Lavdi atyre qe dhane jeten per mbrotjen Atdheut!!!!!
    Kush mbron Atdheun ka mbrojtur automatiksht fene e vet Amanetin e vet dhe te pareve te tij, pasurine e vet familjen e vet. Gjithshka e bekumme nga Zoti si ne Kuran per muslimanet edhe ne Bibel per kristianet!

    Reply to this comment
  5. L. Komimi August 14, 06:11

    Faleminderit, Z Malo per kete shkrim.
    Nje satire perfekte per kllounet e asaj godine te ashtuquajtur Akademiku.
    Te vjen te mallkosh me shpirt te gjithe ata, zengjine e lepires zengjinesh, qe kane marre pjese ne shkaterrimin e çdo gjeje ne Shqiperi, morale e materiale, duke I sherbyer me zell material derigjenteve e padroneve te pertej kufijve.

    Reply to this comment
    • Komunisti August 14, 09:25

      “duke I sherbyer me zell material derigjenteve e padroneve te pertej kufijve”
      Kush jane keta padrone ? Trakti militant i partise eshte i zbehur nga frika,celula duhet te mbaj qendrim se po shkelen parimet !

      Reply to this comment
  6. intelektuali August 14, 06:37

    IRONIA, SARKAZMA DHE TALLJET E FANATIKUT VIKTOR MALAJ NUK MBULOJNE DOT TE VERTETEN QE LANC-I I ENVERIT ISHTE ISHTE NJE ORGANIZATE KRIMINALE E NGRITUR NGA JOSIP BROZ TITO ME URDHER NGA MOSKA

    Pamfleti i enveristit, Viktor Malaj qe ka dale nga brima e miut per te mbrojtur KAUZEN e Partise per LANC-in kriminal dhe totalisht jugosllav te Enverit me llogje budalli si estradat e Kohes se Qepes te Partise se Punes me Luftar Pajen dhe Skender Sallakun nuk mbulojne dot te verteten e hidhur se LANC-i i Enverit, ishte Organizate Terroriste sic e cilesoi edhe Gjykata e Hages per krime kunder njerezimit e ngritur enkas pas Luftes jo vetem qe vrau dhe masakroi aleatet angleze ne Kanalin e Korfuzit me mina jugosllave, shiti tek Rankovici vellezerit kosovare ne Tivar, por tradhetia me e madhe antikombetare ishte qe impelementoi me urdher nga Beogradi dhe Moska “MURTAJEN” bolshevike Lindore me banden sadiste te Enverit dhe Nexhmijes qe gradualisht e transformuan Vatanin si nje kopje te Auschwitz-it te Hitlerit, rrethuar anembane me tela me gjemba, mbushen si djaj “Antikrishte” lumenj me gjak njeriu te pafajshem duke vrare kundershtare dhe komuniste papushim, e izoluan Shqypnine totalisht nga Bota duke falimentuar ekonomine me tollona dhe bunkere dhe renuan shtetin si kurre me pare ne histori.

    A NDJEN FAJ PER KETE KRIM MAKABER ANTISHQYPTAR DHE ANTIKOMBETAR O ENVERISTI VIKTOR MALAJ?

    sepse:

    Nga kjo dacibao pa moral publikuar ne gazeten e nerume DITA duket se je nje “Derr” i Fermes se Kafsheve te Enverit,

    KU TE GJITHA KAFSHET ISHIN TE BARABARTA, POR DERRAT ISHIN ME TE BARABARTE SE TE KAFSHET E TJERA.

    Reply to this comment
    • Persi August 15, 09:25

      Ketij “INTELEKTUHALESE”se bashku me Erionin jane bashkekryetare ne komisionin e ngritur nga krieministri , per organizimin e 75 vjetorit te çlirimit te Eterve te tyre te dheut e qe ne fatkeqesisht na i servirin si te Atedheut!

      Reply to this comment
  7. Tartufi August 14, 07:27

    Si gjithmone nje cope [ bajge ] vetem kete radhe e ke kthyer ne komedi,,, Kurvat e maleve Persefoni dhe Bulia ngelen ne heroina jo ne prostituta te dale maleve per hehqje te brekeve ,per lirine e ducit. Idiotin Sevo e ke lene pak ne hije ,si ideologun e komandantit loqendar ! Per te tjeret ju u a ke bene mire se te tille qene ,,,nuk e kuptuan mashtrimin e madh Anglo- amerikan ,qe duhet te vdisnin me pushke ne dore ne krah te Gjermanit per Europen e madhe te bashkuar kunder pisllekut degjenarimit Ruso,Anglez,Amerikan.

    Reply to this comment
  8. ETHEM LALAJ August 14, 09:54

    Z.VIKTOR.IRONIA E SHKRIMIT NE D I T A..E DHA KUPTIMIN EDHE SOT.PASI JU ÇDO HERE KENI QENE I DREJTE-PERDREJTE..!
    -SOT ME NXIT TE SHKRUAJ PER NJE FAR intelektuali I CILI PERDITE SHAN E MALLKON EDHE ATA QE E KAN LINDUR NJERI.DHE GAZETA PERÇUDI I BOTON OPINIONET E TIJ SKANDALOZE,KU EDHE SOT EDHE JUVE U CILESON ENVERIST TE RREZIKSHEM.
    -D I T A…ME JU GAZETARET E MIRFILLT BENE MIRE QE I THYEN HUNDET KUJT-DO QE RREKET TE NEPERKEMBE LNÇL TE POPULLIT SHQIPETAR DHE DESHMORET E RENE PER LIRI.
    -QELLIMI I KSAJ MASKARADE QE PO NDODH AKTUALISHT NE A.SH-VEÇ TJERASH ESHTE QE TE MOHOI DATEN E ÇLIRIMIT 29 NENTORIN,ROLIN UDHEHEQES TE LNÇL PREJ E.HOXHES DUKE NGATERRUARE DREJTIMIN E FITOREN E LNCL ME GABIMET E TIJ GJAT NDERTIMIT TE SOCIALIZMIT NE VEND.KTO JANE DY PERIUDHA TE NDRYSHME TE HISTORISE SONE,POR QE TE DYJA PERIUDHAT DUHET TE PERSHKRUHEN REALISHT NE MUZEUN TON KOMBETAR,KU BALLISTET E MBESHTETSIT E TYRE KERKOJNE TI ERRESOJNE TE DYJA PERIUDHAT.
    -BESOJ QEVRRIA DUHET TE NXJERR MESIMET E DUHURA DHE TE JAPI MESAZHE TE KJARTA DERI NE KONFERENCEN KOMBETARE NE NENDOR 2019.RESPEKTE.

    Reply to this comment
  9. EDVIN KRISTAQ RAMA: August 14, 10:41

    Po perse more Vitorio ma censuron fjalen time.Me dy fjale une kam thene:
    Antifashizma pa arme e municione,pa arme e uniforme…madje edhe pa breke do te ishte me fitimprures.
    Ja une luftova disa muaj pa breke ne France dhe fitova aq shume pare sa te bleje jo vetem Surelin por edhe gjithe trojet skiptare!!!

    Reply to this comment
  10. Aaiu nga Selenic August 14, 10:57

    Faleminderit Z.Malo pore dua ti dergoi nje te fala GuraguqZiut se ata nacianoniste tuje vetem qe kan luftuar me PORDHE dhe ma asgje tjeter.!
    Ptfu Gurakuqziu se felliqe Emrin e ndritur te LUIGJ Kurakuqit!

    Reply to this comment
  11. Filoeuropiani August 14, 11:10

    Akademiket dhe shume komentues qenkan me teorine e Mao Ce Dunit (per tu verifikuar burimi):

    “Kur ta fut armiku ne b.. mos leviz!!!
    Sepse i ben qejfin armikut.
    Prit derisa te merzitet e pastaj ai iken vete”

    Reply to this comment
    • intelektuali August 14, 14:39

      Fyllo Evropa:

      PUNA ESHTE SE VARET KUSH TE PALLON

      Kur te pallon gjermoni i Hitlerit me mire mos u ndje dhe mos bej GEK! se helbete te palon nje vit e iken vete,

      por:

      Kur te pallon sovjetiku i Stalinit me Titon dhe Maon e Kines nga pas me mire fillo te ulerish me lebeti perpara aktit seksual se bolshekiket nuk dine ta nxjerrin pallen komuniste per 50 vjet me radhe, se e kane seksin si qeni me bushtren qe po ta futi njehere nuk di ta nxjerre me.

      JA SHIKOJE ETHEM BEUN SI NGUSHELLON VIKTORIN E GJORE QE QAN E VAJTON PER PALLEN E INTERNACIONALES KOMUNISTE

      Reply to this comment
    • intelektuali August 14, 14:40

      Fyllo Evropa:

      PUNA ESHTE SE VARET KUSH TE PALLON

      Kur te pallon gjermoni i Hitlerit me mire mos u ndje dhe mos bej GEK! se helbete te pallon nje vit e iken vete,

      por:

      Kur te pallon sovjetiku i Stalinit me Titon dhe Maon e Kines nga pas me mire fillo te ulerish me lebeti OLELE! perpara aktit seksual se bolshekiket nuk dine ta nxjerrin pallen komuniste per 50 vjet me radhe, se e kane seksin si qeni me bushtren qe po ta futi njehere nuk di ta nxjerre me.

      JA SHIKOJE ETHEM BEUN SI NGUSHELLON VIKTORIN E GJORE QE QAN E VAJTON PER PALLEN E INTERNACIONALES KOMUNISTE

      Reply to this comment
      • Filoeuropiani August 14, 15:23

        Ty te pelqeka e pallumja madje te pelqen edhe te levizesh se nuk do që të ikë. E qarte qe je bere ekspert pallash. Shija e Hitlerit te paska ngel ne mendje. Mos na kalo ne detaje se na hap barkun.
        Po orali yt iu pelqeu?! Apo ishte me llafazan se c’duhej dhe nuk perqendroheshe tek puna?!

        Reply to this comment
        • intelektuali August 14, 17:48

          Fyllo Evropa rrugaci i Enverit:

          Nuk ka asnje dyshim qe je nje halabak debil qe nuk di te debatosh si njeri normal me llogjike dhe fakte, por vetem me “kar dhe pidh” si te gjithe rrugacet e Edvinit, nuk i degjove deputetet dhe drejtorat e policise ne Diber qei komunikonin me njeri tjetrin dhe me Edvinit nga pergjimet? U mundova t’i pergjigjem komentit tend me te njejten gjuhe, por ti nuk ha pyka llogjike dhe hedh vetem llogje idioti pa argument intelektual, ja vlen te meret njeri me nje debil rrugac si puna jote, une per vete them qe jo, prandaj mund te them vetem qe:

          BEJI TE FALA BAHRI OMARIT, QE ISHTE KRYEFASHIST I QEVERISE KUISLINGE DHE QE KISHTE STREHUAR NE VILEN E TIJ PEDERASTIN E GJYLES, KUMANDARIN TEND, ENVER HOXHA ME GJITHE NEXHMIJEN FASHISTEN

          sepse:

          Keshtu te ben me mire.

          Reply to this comment
          • Filoeuropiani August 14, 18:28

            Kush nis repliken që në fjalën e parë me fyerje dhe shprehje cinike si “Fyllo Europa” te garantoj se ia gjej kollaj këllufin sipas kokës çdo palle. Me të gjitha gjuhët e botës.
            E qe ta dish ti ekspert pallash dhe shijesh familja ime (dhe une detyrimisht) kemi luftuar gjithë jetën kunder cdo lloj sunduesi te cfaredolloj forme sepse qellimi i tyre eshte gjithmone i njejte. Ndryshojne nga emri dhe menyrat qe perdorin. U sqarove?!
            Tani vazhdo hudhu degë më degë si cdo shqiptar.

  12. JKB August 14, 12:33

    Idiotësira!

    Reply to this comment
  13. Dhimbia e madhe popull! August 14, 16:25

    Viktor Malaj atdhetari te lumte ajo pene,” “Intelktualin”komentues, duhet ta zhduke gazet “DITA”, nga faqet e saj,
    * Mjaft me:”e lagu se lagu” VINI piken mbi “I”.
    Gjeni “Avni RUSTEMIN” te eleminoje, shkaktaret e kesaj gjendjeje qe perjetoj vendi yne..pa tjeter jo me KOBURE po me VOTE te vertete te popullit vujtes.
    Mjaft me!”e lagu se lagu” Vini piken mbi “I”.

    Dhimbia e madhe POPULL. !

    Reply to this comment
  14. PO , PO August 14, 16:44

    Neveri te thelle per plehrat e llumin e ketij populli , qe turret te shpetoje “nderin” e atyre te pa ndershmeve , qe u bene njesh me pushtuesit dhe nje faleminderit te madhe e te sinqerte per pene e mendje ndriturin Viktor Malaj !

    Reply to this comment
    • Komunisti August 14, 22:47

      Po,Po e ke fjalen per enverin qe u be njesh(njeshi) i Jugosllaveve ne luften vellavrasese Shqipetare per interesat e Beogradit

      Reply to this comment
  15. Buda August 14, 17:53

    Shkrim i shkelqyer! Vetem nje verejtje kam: Po konen Erjon Brace pse e keni hequr nga protokolli i fjalimeve qe tun den sallen me lehje?!

    Reply to this comment
  16. gole labi August 14, 22:10

    Te lumte Viktor!

    Reply to this comment
  17. ALBAN DEGA August 15, 02:16

    ViKTOR MALAJ- MAJA E ANALIZES SHQIPTARE !

    Atdhetar, qytetar, demokrat mendjemprehte e pendearte !
    Kjo eshte analiza me filozofike dhe sarkastike, me shumepamore per LANC ne 30 vjetet e fundit
    Te ndrite mendja e te shkelqefte penda!

    Reply to this comment
  18. Alban Dega August 15, 02:29

    NJE ANALIZE BOMBE E FLAMUR PER LIRI E
    SHQIPTARI !

    Do ishte mire qe Edi Rama e te tijte ta konspektojne dhe studiojne !
    Te mesojne ABC-ne e LANC dhe antifashizmit shqiptar !
    Por edhe te mesojne artin e vertete te batutave atdhetare e jo bajate qe jane kthyer ne nje monotoni gerditese freí me krupe!

    Reply to this comment
  19. studenti August 15, 16:14

    Analizë Viktoriane! Respekte V.Malaj.

    Disa ballistë komentues që mbajnë vehten si intelektualë, në vend që të shajnë e fyejnë pa edukatë, përse nuk arrijnë të bëjnë shkrime e analiza serioze, ku të paktën të ketë ndonjë argument, fakt, dokument historik, afersisht si ky që po komentojmë. Vetëm ashtu mund të ndryshojnë historinë, jo me dhunë e me sharrje.
    Kam bindjen se Konferenca do të harrohet pa lenë gjurmë fare në historinë e popullit tonë dhe atyre antifashistë.
    Nga organizatorët e KSHSH mësuam se në break-et e konferencës do serviren mishra pule dhe raki skrapari…

    Reply to this comment
  20. Maelga August 15, 22:07

    Enver Hoxha vertet ishte, eshte dhe do te jete komandanti dhe udheheqesi legjendar i Shqiperise.
    Me thoni ju, ka me legjendare se t’u shplash trurin 3 milione personave?
    Ka me legjendare se t’i besh sklleverit te mendojne se kane lirine me te madhe ne bote?
    Ka me legjendare se sa t’i besh ata qe mbajne radhe ne 2 te nates per qumesht te mendojne se jane me te pasurit ne bote?
    Ka me legjendare se sa t’i besh injorantet te mendojne se jane fanar ndricues per boten?
    Dhe ka me legjendare se sa t’i besh keta njerez te mendojne keshtu edhe sot e kesaj dite, 34 vjet pasi ka thyer qafen ne sketerre, dhe 30 vjet pasi sistemi i ndyre qe ndertove u fundos?

    Reply to this comment
  21. geri August 16, 11:45

    Beni nje test !
    Marrim Himnin Kometar! dhe ia vejme ne Goje Gjergj Kastriot Skenderbeut! “Prej lufte vec ai largohet , qe eshte lindur tradhetor , kush eshte burre nuk frikesohet por vdes si nje deshmor!’ Skenderbueu nuk e kendon dot kete himn!
    Ja vendosim mbretit Zog ! Kur na pushtoi Italia mori arin dhe ja futi vrapit duke ikur ne zvicer As ky mut nuk qenka gje!
    E provojme me Enver Hoxhen Luften qe kishte e kishte me shoqnine e vet pra nuk eshte se ka bere lufte per flamur!
    Marrim Ramiz Aline! U tregua Burre, nuk iku. Marrim Fatos Nanon, ne kohen kur u ishte kryeminister u arratis per 24 ore dhe pa turp deklaroi qe s’mund te rrija ne zure kur Sali Berisha kerkonte koken time! Edhe Nano nuk e kendon dot himnin se ja ka fut vrapit. Gramoz Ruci me fustan gruaje u arratis ne Greqi nga frika! Po Edi Rama. Basha hudhte molotov ndersa Rama kishte humbur çelesat e zyres se Kryeminietrise pandaj nuk qendronte ne zyre.Dhjaks 2 metrosh! Lul Basha e kendon himnin duke stonuar sepse ka 200 milion euro tek rruga e Kombit qe nuk ka dhene llogari, Po Gerdeci? Kemi Sali Berishen , Fatmir Mehdiun dhe Erion Veliajn qe duhet te kendojne himnin para prokurorise! Po deputetet e Opozites qe hoqen dore nga mandatet. 2 vite rroge te siguruara nuk i plas kujt se po cfare behet me popullin dhe votat qe i kane marre! Edhe keta nuk e kendojne himnin se jane te dhjere!

    Himni i flamurit tone ka fjale te shenjta! Jane Hyjnore! suk i percjell dot kushdo!

    Mor majmuner, mos guxoni ta prekni flamurin tone!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin