Maduro nxjerr në shitje 29 tonë ar

February 1, 2019 22:48

Maduro nxjerr në shitje 29 tonë ar

Venezuela do të shesë 15 tonë ar në Emiratet e Bashkuara Arabe në ditët e ardhshme në këmbim të euros në para të gatshme, që vendi të përmbushë nevojat bazë.

Në total, Nicolas Maduro ka në plan të shesë në total 29 tonë ar të Venezuelës me vlerë rreth 1.2 miliardë dollarë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe deri në muajin shkurt. Me këto para’ ai do të blejë mallra bazë për të përkrahur qeverinë e tij të shkatërruar.

Ndërkohë, Rusia, e cila mbështet Maduron, u detyrua të mohonte se kishte kontakte me kundërshtarin e tij, Juan Guaido. Ky i fundit tha se kishte dërguar një mesazh në Moskë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha: “Ne nuk kemi marrë ende asnjë mesazh. Nëse e marrim, do ta shqyrtojmë atë”.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Bolton ka paralajmëruar vendet që të mos bëjnë tregti me arin venezuelian pasi administrata Trump tashmë njeh Juan Gauido, kundërshtarin politik të Maduro, si sundimtarin legjitim të Venezuelës.

Në të kundërt, SHBA ka paralajmëruar se vendet që transportojnë arin venezuelian do t’i nënshtrohen sanksioneve të SHBA.

Maduro ka shitur tre ton ar deri më tani dhe vitin e kaluar ai ka eksportuar rreth 900 milionë dollarë ar në Turqi. Rezervat e arit përdoren për të mbështetur monedhën e Venezuelës, bolivarin, që është goditur nga hiperinflacioni deri në 2 milionë dollarë në vitet e fundit.

o.j/dita

February 1, 2019 22:48
Komento

3 Komente

  1. Nje tjeter mendje me shume February 1, 23:07

    Maduro perdor floririn.
    Edvini perdor PPP.

    Reply to this comment
  2. demo February 2, 02:18

    Jo 29 tone ar,por keta Ilir Meta,Fatos Nano zhduken 300 tone ar nfa tunelet e Krrabes

    Reply to this comment
  3. Arben February 2, 08:11

    Banka e anglise I sekuestroi. 1.3 miliard dollar are qe ka shteti I venezueles te depozituar, sepse ashtu e pa te arsyeshme. Njesoj si me llogarite e shtetit Libian.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim