Pse mafia preferon Gjermaninë?

December 6, 2018 11:06

Pse mafia preferon Gjermaninë?

Policia ndërmori në Gjermani dhe në një sërë vendesh të tjera një goditje të gjerë kundër ‘Ndraghetas. Ekspertja e mafias, Petra Reski deklaron se pse ka qenë kaq e pasuksesshme lufta deri tani.

DW: Zonja Reski, sa i madh është problemi i mafias në Gjermani?

Reski: Problemi është masiv, dhe kjo vlen që prej 40 vjetësh. Unë habitem vetëm që në Gjermani kanë rënë në një gjumë të thellë, prej të cilit herë pas here zgjohen, kur ndërmerret një e ashtuquajtur goditje e madhe kundër mafies, por përndryshe nuk ndryshohet asgjë në boshllëqet ligjore, përmes të cilave rrëshqet mafia.

Pse kërkon mafia pikërisht Gjermaninë?

Mafia preferon të shkojë atje ku funksionon më mirë ekonomia dhe ja që Gjermania është i vetmi vend në Evropë, ku ekonomia vërtet zhvillohet me dinamizëm. Prandaj Gjermania është jashtëzakonisht interesante për mafien. Projekte të mëdha publike ndërtimi, për shembull, në Itali thuajse nuk ka më. Por ato ekzistojnë në Gjermani dhe atje merret pjesë me dëshirë.

Ç’pamje kanë këto biznese të errëta?

Le të marrim mafien e ndërtimit, aty kemi kompanitë guackë, kemi punëtorët ilegalë, përdoren materiale me cilësi të dobët. Por në Gjermani mafia nuk quhet fare mafie në gjyq, por si sipërmarrje që punon me mjete ilegale

Kjo do të thotë se besoni që në Gjermani në shumë gjëra ka depërtuar mafia, gjë që nuk është fare e njohur?

Në mënyrë të qartë. Ky nuk është supozimi im personal, por këtë e sugjerojnë dokumentet e hetimeve.

Policia dha tani goditje në shumë vende. Si janë këtu lidhjet e mafies?

‘Ndrangheta ka përparësinë e madhe organizative, që mund të ndërtojë klane lokale. Ajo është e përhapur në të gjithë botën, praktikisht nuk ka asnjë vend ku nuk është e pranishme. Në klane nuk pranohen vetëm anëtarë të familjes, por ‘Ndrangheta mbështetet gjerësisht në farefisni me lidhje gjaku. Kjo ka për të përparësinë e madhe që të afërmit me lidhje gjaku nuk e tradhtojnë kaq lehtë njëri-tjetrin,

Çfarë duhet bërë për ta ndaluar punën e mafies në Gjermani?

Duhen bërë ligje për të qenë dhe nuk duhet të mbyllen sytë. Nuk kam dëgjuar ndonjë politikan gjerman që ta ketë përmendur ndonjëherë fjalën mafie, ose e ka përmendur vetëm njëkohësisht me fjalën “zonë tërheqjeje”. Pra për të thënë që në Gjermani mafiozët çlodhen nga veprat e tyre, por nuk bëjnë gjë. Kjo nuk ka qenë asnjëherë e vërtetë.

E kam fjalën për ligje si ai i larjes së parave. Ndryshe nga Italia, ku investitori duhet të dëshmojë se paratë e tij vijnë nga burime të pastra, në Gjermani polici duhet të vërtetojë se paratë vijnë nga burime të papastra. Veç kësaj, hetimet pa shkas konkret, pra vetëm në bazë të dyshimit, nuk lejohen. Policia duhet të ketë leje nga prokuroria që të hetojë. Kjo është natyrisht një ftesë. Këtë e thotë çdo prokuror italian i antimafias.

Policia në Gjermani po vepron ndërkohë më fort kundër klaneve arabe. A ka paralele me mafian italiane?

Në rastin e klaneve arabe, ndryshimi konsiston në atë që ata janë të dhunshëm në mënyrë masive dhe të pranishëm optikisht, dhe kjo natyrisht që e shqetëson qytetarin e zakonshëm gjerman. Prandaj edhe politikani është i interesuar që të veprojë kundër tyre, për të krijuar profil si dikush, që ka sukses kundër këtyre klaneve. Kurse mafia italiane, e cila ka përvojë shumë më të gjatë, nuk është kaq budallaqe, që të bjerë në sy me akte dhune si makina të hedhura në erë, por vepron në mënyrë shumë më të zgjuar dhe prandaj kalon më mirë me politikën.

*Gazetarja gjermane dhe shkrimtarja Petra Reski ka shkruar disa libra tematikë dhe romane për mafian. Ajo jeton në Itali./Deutsche Welle

December 6, 2018 11:06
Komento

2 Komente

  1. Gzim Kulufi December 6, 17:37

    Mafia preferon Gjermanine sepse shteti gjerman lejon cdo hyrje paraje ne vendin e vet, lejon nje shumice investimesh te te huajve ne sfera te vogla te ekonomise, pa kerkuar shume llogari se nga vijne parate. Kjo eshte arsyeja. Dhe kur pastaj ndodh ndonje vrasje, zebie e sherr, nis dhe ua seukuestron parate qe ata kane mbledhur.

    Reply to this comment
  2. Sokol December 7, 09:21

    Hallin e Gjermanise kemi ne se cfare ben mafia atje.Nuk shikoni mafien ne Shqiperi qe ka kapur dhe postin e Presidentit te Republikes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*