Mafia në Itali/ Po planifikonin një vrasje, në pranga dy shqiptarë të Sacra Corona Unita

May 31, 2017 11:59

Mafia në Itali/ Po planifikonin një vrasje, në pranga dy shqiptarë të Sacra Corona Unita

14 është numri i të arrestuarve nga karabinierët në Leçe, mes tyre 2 shqiptarë, si të dyshuar për lidhje me organizatën mafioze Sacra Corona Unita.

Ata akuzohet për vepra të ndryshme kriminale, si tentativë vrasjeje ndaj Luigi Spennato, në nëntor të 2016-ës, trafik droge, armëmbajtje, vjedhje me pasoja të rënda etj.

Të arrestuar nga ky operacion i drejtuar nga antimafia italiane janë dy shqiptarët Sabin Braho dhe Eljos Fasku, si dhe italianët Cosimo Damiano Autunno, Ivan Caraccio, Andrea Cecere, Giuseppe Corrado, Carmelo Salvatore Crusafio; Luca Del Genio, Antonio Andrea Del Genio; Eros Fasano, Domiria Lucia Marsano, Tommaso Montedoro, Marco Petracca dhe Lucio Sarcinella.

Ky grup kriminal, koka e të cilit ishte Tommaso Montedoro, i arrestuar më parë, e ushtronte aktivitetin e tij kriminal kryesisht në Casarano.

Nga hetimet u zbulua se klani po përgatitej për të kryer një vrasje. Sipas hetuesve, në grupin e përbërë nga 14 veta ishte edhe viktima e tyre, Ivan Caraccio, ashtu sikurse ekzekutorët e mundshëm.

Siç shkruajnë mediat italiane, hetimet dokumentuan gjithashtu edhe procesin e riorganizimit të bandës mafioze të drejtuar nga Tommaso Montedoro, aktive në Casarano dhe qytetet përreth.

Lufta për të kontrolluar rrjetin e shpërndarjes së drogës kishte krijuar dhe përçarje në bandat mafioze në kazaraneze, dikur e drejtuar nga Montedoro dhe Augustino Potenza.

Hetimet që çuan edhe në arrestimin e anëtarëve të kësaj bande janë të lidhura edhe me vrasjen e Augustino Potenza, në tetor të 2016-ës gjithnjë në Casarano.

May 31, 2017 11:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin