Magani: Ishte fitore e vështirë, por e bukur

January 30, 2015 23:12

Magani: Ishte fitore e vështirë, por e bukur

Dy javë, dy fitore për Tiranën që e ka nisur mjaft mirë këtë vit falë dhe Ndikumanës, që ka shënuar tre golat e bardhebluve në kampionat.

Gugash Magani nuk ka se si të mos shfaqet i kënaqur me fitoren, pavarësisht se e vuajtur. “Ishte një fitore shumë e vështirë, por në fund fare e bukur.

Skuadra në pjesën e parë nuk funksionoi por në pjesën e dytë ndryshoi. Ajo që nuk funksionoi në fraksionin e parë ishte agresiviteti, ndërsa në pjesën e dytë ishte diçka tjetër dhe besoj se e merituam fitoren”, deklaroi Magani.

Humbja nuk ishte rezultati që priste, por loja duket e Flamurtarit e ka lënë të kënaqur Ramellan, që thekson se ekipi i tij meritonte më shumë në “Elbasan Arena”.

“Loja ishte e mirë, rezultati jo. Jam i kënaqur me atë që djemtë bënë në fushë, pasi patëm disa raste për shënim.

Nëse do të ishim treguar më të saktë mund të kishim marrë tre pikët. Krahasuar me 2014-ën, skuadra aktuale është më punëtore, por dhe më me këmbë në tokë. Doja të përgëzoj gjyqtarin sepse ishte shumë i aftë.

Në momentin e penalltisë, mori një vendim në një fraksion sekonde dhe në të tilla raste mund të akordohet ose jo penalltia, por ai vendosi për jo. Gjithsesi gjykimi i tij ishte i përsosur”, deklaroi Ramella.

January 30, 2015 23:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*