Magani: Kujdes Elbasanin, çdo ndeshje vlen 3 pikë

February 13, 2015 23:19

Magani: Kujdes Elbasanin, çdo ndeshje vlen 3 pikë

Tirana udhëton drejt Fushë Krujës për një tjetër sfidë nga e cila synon të dalë me tre pikë të plota për të mos humbur kryesimin e Kategorisë Superiore.

Elbasani sfidon ekipin e Gugash Maganit, i cili kërkon që djemtë e tij të japin maksimumin pavarësisht kundërshtarit që kanë përballë. Bardheblutë e presin Elbasanin në stadiumin “Redi Maloku” pasi “Qemal Stafa” dhe “Selman Stermasi” nuk janë ende gati për të pritur kryeqytetasit.

Trajneri peqinas e pranon se mungesa e tifozëve është një minus i madh për skuadrën e tij. Rreth 10 ditë më parë, Apolonia arriti të nxirrte në pah defektet e Tiranës për ndeshjen e Kupës, por Magani nënvizon se djemtë e tij kanë mësuar shumë nga ajo ndeshje.

“Unë e kam thënë gjithmonë dhe po e theksoj sërish që nuk ka ekipe të lehta. Ndaj nuk mund të veçoj as Elbasanin, aq më tepër që na ka bërë të vuajmë në dy fazat e para, kur ne kemi fituar vetëm minutat e fundit. Mungesa e tifozëve do të ndikojë.

E kam përsëritur disa herë rëndësinë e tyre, ndaj kur të rikthehen dhe të kalojmë dënimin, do të bëj festë. Prania e tyre është adrenalinë më vete, dhe rikthimi i tyre është diçka shumë pozitive për ekipin”, tha Magani në një prononcim për mediat.

Gjatë kësaj fundjave Kukësi bashkëkryesues me Tiranën pret Partizanin, por tekniku bardheblu nuk dëshiron të dëgjojë për dhurata nga rivalët e të njëjtit qytet. “Nuk pres dhurata nga asnjë skuadër. Duhet t’i bëjmë hyzmetin çdo ndeshjeje dhe nuk kemi pse të shikojmë nga të tjerët për dhurata”, theksoi ndër të tjerash trajneri i Tiranës.

February 13, 2015 23:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*