Magji e Dzekos, Roma merr 3 pikët ndaj Torinos
Nga Arkiva
Roma ka fituar në “Olimpico di Torino” ndaj Torinos me rezultatin 1-0.
Verdhekuqtë kanë marrë tre pikët e para në Seria A falë golit të mrekullueshëm të boshnjakut Edi Dzeko në minutën e 89.
I shërbyer në zonë nga Kluivert, Dzeko lëshoi një silurë direkt me të majtën, për t’u ndalur më pas në rrjetë.
Vendasit u paraqitën mirë, por dominimi i Romës në fushën e gjelbërt ishte mjaft i dukshëm.
Pas kësaj fitoreje, Roma i bashkangjitet në krye të klasifikimit Juventusit dhe Napolit.
s.a/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento