Magjistari gjerman që magjeps Las Vegasin

August 28, 2013 10:03

Magjistari gjerman që magjeps Las Vegasin

Rreziku është specialitet: Ai duhet të duket i patrembur. Disa herë janë sharra rrethore, e disa herë shpuese gjigande ose një krokodil që e kap prej qafe. Jan Rouven i quan këto „instrumentet e dashura të torturës“.

Atij i pëlqen emocioni. Për shkak të rrezikut që kanë numrat e tij gjermani është qujatur si „Njeriu me shtatë jetë“. Jan Rouven është magjistar. Ai do të magjepsë publikun e tij me një botë që duket e bukur dhe njëkohësisht të rrisë tensionin sa më shumë të jetë e mundur. 31 vjeçari ka bërë një rrugë të gjatë për të ardhur këtu.

Pas Siegfried dhe Roy, Jan Rouven është gjermani i dytë që ka spektaklin e tij në Las Vegas. „Illusions“ e quan ai atë dhe argëton njerëz të të gjitha shtresave në hotelin e njohur Riviera.

Në qytetin e tij të lindjes Këln, ai ishte magjistari i vetëm me një show të tijin, ndërsa në Las Vegas ai lufton me 120 spektakle të tjerë për të fituar publkiun: „Këtu unë konkuroj me Celine Dion, Elton John, Shania Twain dhe ndonjëherë ata janë në anën tjetër të rrugës“, thotë ai.

Zënka për „Shtratin e vdekjes“

Las Vegas për shumë vetë është një destinacion ëndërrash, ndërsa për magjistarin Rouven është një vend i vështirë. Aq i vështirë sa nuk ekziston siguria nëse kolegët e tjerë magjistarë do të shohin një numër, do ta vjedhin e më pas ta përdorin në spektaklet e tyre. Pikërisht një gjë e tillë ka ndodhur, thotë Rouven. Sidoqoftë inate të tilla, si ai mes tij dhe kolegut Chris Angel është një „Luftë magjistarësh“, siç e quan gazeta Bild. Të dyja palët debatojnë shpesh publikisht se kujt i përket „Shtrati i Vdekjes“. Në këtë numër sipër një shtrati vendosen shpata të cilat bien vrullshëm afër gjymtyrëve të magjistarit të fikësuar në shtrat.

„Las Vegas është një treg special“, thotë menaxheri i Rouvens, Frank Alfter, „në fillim na u desh të mësonim shumë. Ai ishte magjistari më i suksesshëm në Gjermani, çka është mirë. Por nuk kishte të bënte aspak me suksesin në Las Vegas. Siç thonë amerikanët: ‚to start from zero’ (t’ia nisësh nga zeroja), ashtu ishte edhe për ne.“

Ngjitja nga 0 deri në 100 u arrit. Por si e arriti këtë Rouven? „Puna ime është e rrezikshme dhe unë i dua numrat e rrezikshëm“, thotë ai. Në karrierën e tij të shkurtër ai ka krijuar stilin e spektakleve të tij, që i përshtatet më shumë personalitetit të tij dhe kjo mirëpritet nga njerëzit.

Këshilla nga Siegfried dhe Roy

Rouven është mik me Siegfried dhe Roy-in, të cilët kishin spektaklin më të ndjekur në Las Vegas deri në aksidentin tragjik të vitit 2003. Ai ishte 16 vjeç kur kishte parë për herë të parë nga afër një spektakël me tigrin e bardhë dhe luanin e tyre të famshëm. Sot ai takohet për kafe me Sigfried dhe Roy-in. Ata shikojnë numrat e rinj të Rouvens dhe më pas japin këshilla.

Për të ushtruar një profesion të tillë duhet të ndjehesh mirë me të dhe të zhvillosh gjithnjë e më tepër ide brilante. Prandaj në 1000 metrat katëror të tokës ku jeton Rouven ka vendosur gjithëçka pranë njëra tjetërës: një vilë të madhe, një kopësht me një pishinë dhe vendi më i rëndësishëm për të, një magazinë ku kryen provat me „mjetet e torturës“. Atje gjenden koleksione fantastike shpatash dhe një krokodil i madh çeliku me gojën e hapur.

Nga Kerpen në Kaliforni

Jan Rouven është i vendosur. Ai është rritur në Kerpen afër Këlnit dhe vizitonte shpesh „Phantasialand“, një park i madh ku përzihen përrallat dhe bota magjike. „Që kur isha fëmijë i ndiqja gjithmonë spektaklet e magjisë dhe më pas ëndërra ime ishte të punoja në një park lojrash.“ Me punë të vogla në parqet e lojrave nisi edhe karriera e Rouvens. „Të njëjtën ndjesi e pata më pas edhe në Las Vegas. Mendova se nëse Siegfried dhe Roy, që vijnë nga Gjermana, ia kanë dalë, atëherë do t’ia dal edhe unë “.

Ka një recetë suksesi „gjermane“ apo një „stil gjerman‘ në Las Vegas? Spektakli i Rouvens është shumë i ndryshëm nga spektakli me kafshë i Siegfried dhe Roy-it. Ai bazohet tek një përzierje e sportivitetit, dramës dhe efektit surprizë. Prandaj mund të thuhet se suksesi gjerman në Las Vegas nuk ka një përcaktim të përgjithshëm. Por të përbashkëta janë vetëm këmbëngulja, stili i pagabueshëm dhe sharmi i tyre. Ndoshta magjistarë të tjerë gjermanë të guximshëm do të kërkojnë suksesin në Las Vegas./dw

August 28, 2013 10:03
Komento

1 Koment

  1. raimondi August 28, 18:56

    Eh, magjistar eshte Dynamo I Britanise –Ai ecen mbi uje si Krishti ,,, saqe u skandalizua policia angleze kur e pa te ecte mbi uje tek lumi Thames

    Edhe kete ngritje qe ben ky gjermani, Dynamo e ben shume lehte ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*