Magjistari: Ju tregoj kërcënimet 2 vjeçare të vajzës nga Durrësi

March 16, 2016 14:09

Magjistari: Ju tregoj kërcënimet 2 vjeçare të vajzës nga Durrësi

Moderatorja Rudina Magjistari, tregon për kërcënimet që i janë bërë për dy vjet radhazi nga një femër, e cila ka hapur edhe profile fallco në emrin e saj.

Ja çfarë thotë Rudina në një intervistë për Panorama.

Policia ka bërë të ditur se një prezantuese televizive me inicialet R.M ka marrë kërcënime për jetën në faqen e saj në Facebook. Bëhet fjalë për ju?

Po bëhet fjalë për mua. Unë e kam toleruar shumë. Ka shumë kohë që shkruan dhe më bezdis me komentet e saj.

Çfarë iu ka shkruar?

Pak rëndësi ka çfarë më ka shkruar. Mund të them se më ka shkruar shumë komente që për mua janë bezdisëse.

Kjo është fansja juaj? Si e ka emrin?

Ajo është fansja ime në fan page Rudina Magjistari. Emrin nuk ia di. E ndërron shpesh profilin. Është i njëjti person që shkruan. Unë sa herë i bëj block, ajo hap profil të ri dhe shkruan. U kalua çdo lloj limiti dhe erdhi një moment që u detyrova të shkoj në polici dhe ti japin ata drejtim çështjes. Unë nuk vazhdoj më kështu. Besoj se është një njeri me fiksime, me siguri e tillë sepse nuk ka asnjë arsye, as nuk e njoh, as nuk më njeh.

Ka kohë që e keni bërë kallëzimin ju?

Jo tani, ka pak kohë.

Kërcënuesja ishte femër?

Po dukej që ishte femër. Ka dy vjet afërsisht që e bën këtë punë. Por unë tani e kam bërë denoncimin pasi kaloi çdo lloj limiti. Në komentet e saj, të cilat deri vonë kanë qenë në inbox, tani u kalua në wall (në mur). Në komentet e saj duket se ka një humbje logjike. Aty përmend shumë persona aty dhe humbet realitetin. Komentet kanë qenë fyese dhe kërcënuese. Kush e lexon e kupton që e ka humbur realitetin.

March 16, 2016 14:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*