Magjistratura, Balla i bën ftesë LSI-së për të votuar bashkë ligjin

July 19, 2018 12:26

Magjistratura, Balla i bën ftesë LSI-së për të votuar bashkë ligjin

Pas braktisjes së Kuvendit nga ana e opozitës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka bërë një ftesë të hapur LSI-së për të votuar së bashku ligjin e Magjistraturës.

“Kemi një ligj të rëndësishëm për të diskutuar sot në parlament, për të votuar 15 djem e vajza në magjistraturë për të vazhduar karrierën e tyre në drejtësi. Se do jenë këta magjistratë të rinj që do plotësojnë vendet vakante të atyre gjykatësve që ka përjashtuar Vettingu,” u shpreh ai.

Balla tha se votimi i ligjit të Magjistraturës dhe atij të Kodit rrugor do të shtyhet për seancën e datës 23.

Kreu i grupit të Partisë socialiste komentoi edhe ikjen e opozitës nga Kuvendi.

“Do kishte qenë mirë që opozita dhe kryetari i grupit të saj, kur bëjnë një kërkesë ta respektojnë dhe përgjigjen. Opozita vetëm dy ditë pas vizitës së komisionerit Hahn në Shqipëri, i cili i kërkoi që të mos bojkotojnë parlamentin, i përgjigjen me të njëjtën gjuhë.”

s.a/dita

July 19, 2018 12:26
Komento

4 Komente

  1. Socialisti i Ndershem July 19, 12:45

    Po si keshtu shoku Balla !
    Ata te LSI – se sipas jush jane Antikombetare, jane Pengues per kater vjet qe ishit te shtrenguar t’i mbanit ne preher, ishin ata qe fusnin duart ne Timonin e Kryeministrit dhe kemben tek frenat e rritjes ekonomike, jane ata qe hedhin balte mbi Shqiperine dhe cizme kunder kryetarit.
    A kerkohet ndihme nga ata plehra dhe sa e dobishme eshte ndihma e marre nga armiq kaq te rrezikshem?

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro July 19, 17:37

      Gjeni ndonje marifet ligjor si pune e “Prokurores Pergjithshme Perkohshme, e mos pyesni per opozite. Keni mjeshteri per kesi punesh ja keni kaluar dhe baballareve te diktatures, Perpara per fitorje te reja.

      Reply to this comment
    • Vicidolisti Digital July 19, 17:45

      Nuk behet fjale per ndihme o “kurvica e ndershme”. Behet fjale per te ndare shapin nga sheqeri pra kush jane antikombtaret dhe kush jane me popullin. Te kane thene te gjithe hiqe ate mbiemrin cilesor “i ndershem” se vetem putanat perbetohen per ndershmeri o kryekurva e vicidolit.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*