Majko: Gjykata Speciale në Kosovë me vullnetin e Kuvendit, variant amerikan dhe evropian

June 29, 2015 16:37

Majko: Gjykata Speciale në Kosovë me vullnetin e Kuvendit, variant amerikan dhe evropian

Ish-kryeministri, tashme deputeti i PS-së, Pandeli Majko, e konsideron diskutimin për Gjykatën Speciale në Kosovë të pashmangshëm, pasi është jo vetem si aspekt juridik, por e ngren në raporte më të gjëra duke e konsideruar si statusin e shqiptarëve në rajon.

Ish-kryeministri Majko shprehet në satusin e tij Facebook se diskutimi për Gjykatën Speciale në Kosovë nuk ka si të shmanget. Ai nuk është vetem aspekt juridik, por në një mënyrë apo tjetër po diskuton statusin e shqiptarëve në rajon. Debati është edhe politik, por po ashtu prek statusin ndërkombëtar të Kosovës.

“Eshtë e qartë se në ketë proces të nisur në fund do të kemi, ne çdo rast, një Gjykate Speciale në Kosovë. Çeshtja shtrohet nëse ngritja e saj do të bëhet sipas propozimit amerikan dhe europian, apo sipas variantit rus. Varianti i parë përkon me pranimin e Gjykatës Speciale, qe në procedurë është ajo e një shteti sovran që vendos me vota në Kuvendin e vet. Varianti rus është ai i “kryqëzimit” ndërkombëtar të Kosovës në Kombet e Bashkuara, duke zhvlehtësuar investimin për statusin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare”, shprehet Majko.

Po ashtu, ish-kryeministri Majko i shqetësuar për situatën në Kosovë, shton se “Në këtë proces me konkluzion të njëjtë çeshtja shtrohet nese Kosova do të vendose si një shtet sovran apo do të pranojë statusin e një “fshati ndërkombëtar” që dëshiron t’i ofrojë varianti rus. Rrugëtimi i statusit të shtetit të Kosovës ka ecur dhe po ecen në një rrugë të ngushtë, ku kthesat nuk janë komoditet. Mundësitë janë vetem dy. Te ecet përpara ose e kundërta. Për kombet e vegjël, si shqiptaret, koeficienti i gabimit ne histori nuk është problem i procedurës, por matet me kohën e humbur”.

“Gjykata Speciale fton deputetet e Kosovës të bëjne një akt të diskutueshëm në raport me funksionimin e nje shteti normal. Por, nga ana tjetër, ai është padiskutim i nevojshëm për të ruajtur statusin ndërkombëtar të shtetit. Në çdo rast dhe për çdo shtet, e dyta vendos për të parën. Balanca e një veprimi në dukje të padrejtë në emer të së ardhmes e bën votimin e Gjykates Speciale përulesisht të detyrueshem”, shprehet Majko.

June 29, 2015 16:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*