Majko: Hashim Thaçi është një “Esat Pashë” sa Albin Kurti të mund jetë një “Enver Hoxhë”

February 27, 2016 09:16

Majko: Hashim Thaçi është një “Esat Pashë” sa Albin Kurti të mund jetë një “Enver Hoxhë”

Në fund të cdo akti mbetet pak “esencë” me të cilën historia shkruan veten.

Kriza politike në Prishtinë dhe zgjedhja e Presidentit kanë prekur shqetësimin për atë që ndodh në Kosovë. Konflikti politik i partive shqiptare solli në konkluzionin se serbët vërtetuan sërish se ishin të “pashmangshëm” nga vendimarrja për të ardhmen e Kosovës.

Konkluzioni është cinik, por i vërtetë. Mbi ndarjet politike të ditës, serbët me inteligjencë treguan se kur shqiptarët sillen si “kapedanë” ata dinë të jenë “ushtarë”.

Me dhimbje, shoh tek torturojmë veten në këtë ndarje që ka brenda dobesitë tona të vjetra të cilat na kanë bërë humbës në historinë tonë në marrëdhëniet me kombet konkurente. Urrejtja e vetes sikur “armiku” të ishim ”NE” do të na sjellë në të njëjtin konkluzion që kanë pasur parardhësit tanë.

Në këtë varferi politike ku demokracia duket si “rutinë” fjalësh pa veprim, fjalori urrejtjes të jep identitet. Ballkani është ndërtuar nga shoqëri të dhunshme ku e mira duket si dobësi dhe shpesh përgjithësuese e pa “ngjyrë”. Udhëkryqi ynë i vjetër dhe i ri është të mësohemi me veten duke kuptuar qëllimet dhe jo dëshirat.

Hashim Thaçi është një “Esat Pashë” sa Albin Kurti të mund jetë një “Enver Hoxhë”. Pesimizmi në këtë rast është një përgjigje e moralshme. Korrupsioni dhe antiamerikanizmi jane kriza e përfaqësimit të shqiptarëve, njëlloj vrastare, dhe që përbën tradhëtinë karshi vetes dhe stabilitetit. Të dyja “variantet” rrezikojnë ta lenë vendin pa alternativë si parathënie e kaosit pasi po justfikojnë njëri tjetrin.

Kosova është nën presionin e dy palëve që nuk po e lënë të marrë frymë. Njëra që se mban dot dhe tjetra që se merr dot. Kjo po e çon shoqërinë në kolaps dhe dhunë. E ardhmja e Kosovës dhe matematika e politikës janë në konflikt. Eshtë kurthi i njohur i pas-luftës që shoqërohet nga utopia. Ajo ngjan me alkiminë që donte të nxirte ar nga plumbi. Shpresoj që gjakftohtësia dhe vendimet e matura të nxisin mirëkuptimin ndërmjet politikanëve që nuk kërkojnë kënaqësi nga zemërimi.

Tirana nuk ka çfarë jep si “leksion” ndaj Prishtinës, veç gabimeve që ajo ka bërë me veten. Kjo nuk është pak. Në Shqipëri fjalori i dhunës krijoi politikanë, por jo të ardhme.

Në se Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova, përfaqësuesit më elokuentë të së drejtës dhe të mundëshmes, do te ishin gjallë sot, jam i sigurtë se do të uleshin bashkë për të gjetur atë që i mungon aktualisht Prishtinës.

Në kohë krizash perceptimet janë çelës. Pyetja se “Çdo të bëni me Kosovën tani që e keni tuajën?” do një përgjigje të barabartë me “Bac u kry!”… Ajo duhet të përfaqësojë ndjeshmërinë politike të diktuar nga nevojat dhe jo idetë. Ju lutem merrni “penën” dhe shkruani historinë tuaj. Jo personalen, por të Kosovës.

February 27, 2016 09:16
Komento

10 Komente

  1. Lori February 27, 09:49

    Me pelqen ky “dhendreri 14 vjeç”.Gjinua gjithnje i ka vene pikat mbi “i” ,por asnjehere nuk e ka vene “i” nen pike!

    Reply to this comment
  2. SH.KOLONJA February 27, 09:50

    ‘O FATKEQESI QE E KE EMERTIN INJORANCE’!
    Me se je marre 25 vjet ne kete vend qe dikur quhej Shqiperi o ‘Qenje’ se nuk mund te quhesh NJERI?
    Sa dite pune ke ne jete e kush eshte profesioni ku ke punuar ti e ter ‘Kungujt e Dhjet Arit’ qe per nje çerek shekulli vetem kane ditur te bejne 3 gjera:Te vjedhin,Te hane ,Te dhjesin mbi kokat e femijeve shqipetare!?

    Reply to this comment
  3. DRENICA E KUQE February 27, 09:57

    Z. Majko ne kishim nje besim te patundur te Nena Shqiperi e Xhaxhit Enver Hoxha, duke u bazuar edhe tek theniet gjeniale te prinderve e gjysherve tane se: “Mos me kane çajo gjysme Shqipnie andej gardhit, neve shkiet na kishin hanger mish te gjalle ne shtepite tona”… Por duhet te dini edhe ta ndani shapin prej sheqerit. Historia e Kosoves pa historine e Shqiperise eshte nje ZERO e madhe…
    Pastaj nuk eshte mire kur barazoni Adem Jasharin me Ibrahim Rugoven se Ibrahim Rugova e ka share Adem Jasharin dhe luften e tij per bashkimin e Kosoves me Shqiperine Meme… E juve nuk ka hije te bini pre e jugokomunistave “shqiptare” si Ibrahim Rugova e Isa Mustafa…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
    • Mollosi February 27, 13:50

      Ibrahim Rugova, ore drenicak, nuk ka share Adem Jasharin. Ai i ka share udheheqesit e ish Drejtorise Politike te UCK-se. Dhe sic po shifet, paska pase te drejte!

      Reply to this comment
    • feniks February 28, 01:16

      Te lumte,o Drenica e KUQE!
      Ata qe nuk vleresojne Enver Hoxhen si HEROIN KOMBETAR,ata hedhin poshte LAVDINE E SHQIPTAREVE!
      Nje here ne 1 mije vjet lindin BURRA SHTETI SI ENVER HOXHA!
      Ndersa te gjithe sundimtaret bajraktare te Shqiperise dhe Kosoves,pas 90-tes kane qene dhe jane ANTI SHQIPTARE!
      Pa llogaritur Sali Berishen dhe Lulzim Bashen qe kane punuar per interesat e Serbise!!!

      Reply to this comment
  4. maxi February 27, 10:17

    Zoti Majko nje shkrime i pa vlere dhe ofendues.Zoti H.Thaqi e luftoje Serbine e shpalli Kosoven e Pavarur,per dallim nga E.Pasha qe donte te ja bashkonte Serbise.Sa per Enver Hoxhen munde te theeme me bindje te plote se eshte njeriu me i MADHE qe ka lindur populli shqiptare dhe ti ke te drejte se A Kur ti eshte….

    Reply to this comment
  5. shqip February 27, 12:48

    ME ENVER HOXHA SE SA ESAT PASHE SHEJTANI
    TE PAKTEN ENVERI BERI SHTETE DHE MBROJTI VENDIN E VET. ESATI E SHITI SI SALA E THACI.
    PO DHE RAMA NUK DOLI GJE. SHQIPARINE E SHQYEN TE BRENDESHMIT DHE TE HUAJT QEVERIA ENDE NUK DI EMRAT E KONCESIONEREVE. KULMI I IDJOTIZMIT. AH MORE A NI RUSTEMI QE NUK LE RASAT PAS. O POLISHEJTANE LERINI KOMENTET BOSHE PO SHIKONI SE NA SHQYEN TE GJALLE. SA POPULL I HUMBUR QE JEMI… MEREMI ME KEMBET E KALORSIT QE I VAREN PEREJ KALIT TE HUAJ.

    Reply to this comment
  6. petrit February 27, 13:09

    ky eshte ”peshk”fare .

    Reply to this comment
  7. elio February 27, 23:15

    Pandi eshte toc me cuna, mos ja vini re…K edhe nje Vella toc, te paafte e te korruptuar ne Kosove.. Dje isha ne Kosove dhe e siguroj tocin Panda se kosovaret nuk kane nevoje per leksionet e tij..do dine t’ja dalin mbane, vec te tjeret mos fusin hundet…

    Reply to this comment
  8. populli i thjeshte February 28, 09:44

    ky pandi eshte sallam perfundimishte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*