Majko: Kam zgjedhur koalicionin e 21 janarit dhe jo atë të 1 prillit

Redaksia Online April 1, 2013 09:28

Majko: Kam zgjedhur koalicionin e 21 janarit dhe jo atë të 1 prillit

“Kam zgjedhur koalicionin e 21 janarit dhe jo atë të një prillit”, thotë ironikisht në një status në Facebook deputeti socialist, Pandeli Majko. Duke kujtuar se sot është dita e gënjeshtrave, dita e politikanëve që nuk u bënë kurrë të tillë, ish-kryeministri socialist shprehet se rilindja e së vërtetës është shpresa për nesër.

“Miq! Gëzuar 1 prillin! Ditën e mashtrimit dhe gënjeshtrës. Ditën kur gënjeshtrën e mirëkuptojmë si humor. Kjo është dita kur themi gënjeshtra të “stisura” ose pa dashje pohojmë të vërtetat e mëdha të gënjeshtrës. Ai është fakti se në ditët e tjera të vitit gënjeshtra është edhe zgjedhja juaj.

Gëzuar 1 prillin, ditën e politikanëve që nuk u bënë kurrë të tillë por ju dorëzuan shenjës së kësaj date. Të gënjesh një popull është faj. Ta lësh atë pa të drejtën e zgjedhjes midis të vërtetës dhe gënjeshtrës është dramë e maskarenjve pa principe të politikës.

Kjo është arsyeja që besoj se gënjeshtra kujtohet,  por nuk festohet. RILINDJA e së vërtetës është shpresa për nesër. Kam zgjedhur koalicionin e 21 janarit dhe jo atë të 1 prillit.

Nesër është 2 prill. Ditë e bukur për “tu vrarë””, shkruan Majko në Facebook.

Redaksia Online April 1, 2013 09:28
Komento

5 Komente

  1. drini April 1, 09:45

    Me rastin e dites se 1 Prillit i uroj te gjithe politikanet shqipetare “Gezuar festen tuaj”.Nje urim te veçante do ti dergoja satrapit Sali si ideator i kesaj feste te prostitucionit politik shqipetar.

    Reply to this comment
  2. hanxhari April 1, 09:51

    Majko paska ikur per lesh

    Reply to this comment
  3. cendurimmadhi April 1, 10:39

    Bravo Majko.Me solle ne mend ate 2 Prillin e 1991 qe vrasesit e Arben Brocit e perkujtojne çdo vit me suksese ne pasurimin e familjeve te tyre e te bashkepunetoreve.Nje pjese jo e vogel e Shkodres e di mire se si ka ndodhur por fshihen e nuk flasin per nje mije e nje arsye.Por edhe miqte tuaj socialiste qe per 8vite ne pushtet nuk ia hoqet petet lakrorit nuk jeni pa faj.

    Reply to this comment
  4. Siri April 1, 12:35

    Jam Plotesisht dakort me mendimin e Z. Majko per te mbeshtetur Koalicionin e 21 Janarit, sepse pushteti ekzekutiv ne “fuqi” egziston vetem e vetem nga PATERICA “ILIR META”, si bashkepunetor i KATILIT BERISHA gjakatar.
    Pa dal nga “KOALICIONI dhe pa i kerkuar falje popullit dhe familjeve te te reneve te 21 janarit nuk duhet ne asnje menyre te pranohet nga PS_ja ne KOALICION”, ne te kundert do te beje AUTOGOL, ne favor te BERISHES dhe te BERISHIZMIT. Pra, kete gabim ,ne se e ben PS_JA kushedi se kur mund ta riparoje. Populli nuk do t’ja fale , sepse tashme e di mire kush jane SALA dhe ILIRI.

    Reply to this comment
  5. petro April 1, 12:40

    shume mire Majko. me indice nje propozim qe ne parlamentin e ardheshem per shqiptaret data 1prill te jete dita e saliut icili kete date me genjeshtrat e tij e ngriti ne institucion,dhe shum shqiptareve ju hodhi trute e gomarit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*