Majko komenton praninë e Tadiç në takimin e PSE: Tradhtitë nuk bëhen në publik

Redaksia Online April 25, 2013 09:30

Majko komenton praninë e Tadiç në takimin e PSE: Tradhtitë nuk bëhen në publik

Deputeti socialist, Pandeli Majko, u ka shpjeguar komentuesve të tij në rrjetin Facebook praninë e ish-presidentit serb Boris Tadiç në konferencën rajonale të Partisë Socialiste Europiane. Majko thotë se tradhtitë nuk bëhen në publik.

“Këto janë dëngla! Ke ngatërruar faqe për të gjetur ‘tradhtarë’! Çfarë ‘programi’ mund të na bashkojë ne socialistët shqiptarë me serbët!? Kushdo parti shqiptare dhe serbe, të majta apo të djathta, janë të qarta përballë njëra-tjetrës. E kaluara, Kosova, Presheva, janë një realitet therës dhe çdo ‘program’ i majtë apo i djathtë nuk ka kuptim përballë tyre. Si duhet ta gjykoj çështjen e Preshevës, ‘të majtë’ apo ‘të djathtë’!?… Ajo që po ndodh sipas meje, është komunikimi dhe kaq! Ju jap të drejtë në shqetësimin tuaj, por tradhtitë e kaluara ndaj çështjes shqiptare nuk kanë qenë ‘të majta’ apo të ‘djathta’ si pikë takimesh ideologjike. Ishin thjesht tradhti dhe kaq! Dhe nuk parandiej asgjë siç thoni. Nuk e takova Tadiçin, por kjo nuk më bën patriot! Apo jo!?”.

Ish-kryeministri shqiptar që u hapi dyert refugjatëve të luftës në Kosovë në 1999-n komenton edhe marrëveshjen Serbi-Kosovë “Me serbët i bindem veç disiplinës së kombit tim”, thotë ai. Ai shprehet se Shqipëria dhe Kosova nuk ndahen, sepse sipas tij, “nuk ndahen ato që lindin bashkë”.

Redaksia Online April 25, 2013 09:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim