Majko me sipërmarrësit dhe profesionistët e rinj në Kanada

March 10, 2018 11:33

Majko me sipërmarrësit dhe profesionistët e rinj në Kanada

Tërheqja e investimeve kanadeze në Shqipëri ishte në fokus të bisedimeve të zhvilluara mes Ministrit Pandeli Majko dhe drejtorit ekzekutiv të Këshillit të Bizneseve Kanadezo-Shqiptare Robert Baines, njëkohësisht president i NACO (Nato Association of Canada).

Gjatë takimit u fol për rolin e rëndësishëm të Këshillave të Biznesit në krijimin e lidhjeve të qëndrueshme mes vendeve. Ndërsa përmendi arritjet e diasporës shqiptare në Kanada, Baines tha se po punohej për orientimin e bizneseve shqiptaro-kanadeze drejt Shqipërisë.

Ministri Majko nga ana e tij e njohu zyrtarin me hapat e ndërmarrë në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës për të mundësuar një qasje më të efektshme ndaj të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Në Hamilton, Majko vizitoi edhe ambientet e biznesit të suksesshëm shqiptar Pro-Don Construction Inc, i specializuar në ndërtime druri.

Një tjetër sipërmarrje e suksesshme është ajo e “IBX Services” e drejtuar gjithashtu nga shqiptarë. Majko vizitoi fabrikën e kompanisë që merret me restaurime pronash e që numëron rreth 200 punonjës. Në të dyja rastet Ministri vlerësoi arritjet e sipërmarrësve shqiptarë, të cilët siç tha me aftësitë e tyre kanë tejkaluar çdo barrierë, duke u kthyer në një aset të shoqërisë kanadeze dhe asaj shqiptare.

Në takimin me përfaqësuesit e organizatës së themeluar nga shqiptarë “RH Scholarship” , e cila ka si qëllim mbështetjen e ekselencës akademike përmes bursave, u diskutua për mundësinë e shkëmbimit të studentëve mes dy vendeve.

Roli i profesionistëve të suksesshëm në zhvillimin e Shqipërisë, ishte në qendër të diskutimeve në takimin që zhvilloi Majko me ‘Albanian Canadian Excellence Society’. Shoqata ku bëjnë pjesë profesionistë të rinj të suksesshëm, plotësisht të integruar në shoqërinë kanadeze, ka si mision promovimin dhe njohjen e ekselencës brenda komunitetit shqiptar.

Ndihma që mund t’i ofrojë grupi i profesionistëve Shqipërisë dhe bashkëkombësve të tyre, ishte një temë me interes të veçantë.

Ministri Majko dhe homologu i tij u shprehën të gatshëm për krijimin e kushteve që do të mundësojnë një shfrytëzim sa më të mirë të kapitalit social.

Ata prezantuan arritjet dhe planet e dy qeverive për të krijuar një strukturë të fortë mbështetëse për diasporën dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi.

o.j/dita

March 10, 2018 11:33
Komento

2 Komente

  1. Tepelena March 10, 15:53

    Biznesmenet shqiptare ne Kanada, nuk mund ti afrojne asgje Shqiperise me perjashtim te 1-2 rasteve, te tjeret jane flluska sapuni qe sot jane e neser sjane ose jane aq te vegjel sa nxjerrin vetem rrogat e tyre..
    Nuk eshte aq kollaj qe brenda nje brezi te kete ndryshime te medha duhen disa breza. Majko sa harxhoi kohen kot e u takua me nja 20-30 veta. Komuniteti i gjere as u ftua e as u informua. Kjo ndodh per shkak te mediokerve qe drejtojne shoqatat qe rrahin gjoksin te “perfaqesojne” shqiptaret..Ambasadori perpiqet e ka deshiren e mire por stan me lepuj nuk behet..

    Reply to this comment
  2. ALBAN DEGA March 10, 16:24

    From: Alban Dega
    Date: February 25, 2017 at 07:20:53 EST

    MODELI MAQEDONI APO PROJEKTI
    PUTINIST I BANDES SE BERISHES

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A nuk e pohuan me gojen e vet lideri de jure Lulezim Basha, UDB-shet Sali Berisha, Edi Palokari, uFlamur Noka, Aldo Bumci e shume telalle te Mafias se kjo proteste organizohet sipas modelit Maqedon!
    Jo vetem Maqedon por edhe Serb, Malazez !?
    Cfare eshte ky model dhe kush fshihet pas tij edhe ne rastin e kesaj cadre!
    Eshte modeli i Ruskaja Intelixhensia Axhensia, Agjencise Ruse te Zbulimit, RIA, ish KGB-ja sovjetike e Vladimir Putinit qe ka filluar mesymjen ne mbare Balkanin perfshi edhe Shqiperine, edhe Kosoven…
    Kush i organizoi pergjimet e niveleve me te larta shteterore ne Maqedoni!?
    Kush kurdisi komplotin per vrasjen e ish- kryeministrit te Malit te Zi diten e zgjedhjeve!?
    Kush sajoi gjoja atentantin ne pergatitje dhe municionet kunder Vucicit ne Serbi!?
    Kush organizoi qendren kryesore te sajimit te lajmeve te rreme per zgjedhjet e fundit ne SHBA kunder Klintonit dhe stafit te saj !?
    Kush!? Disa cunake te Veleshit !? Me vjen per te qeshur e per te qare njekohesisht !!!
    Jo vellezer e motra ishin ujqer te vjeter te ish- KGB-se sovjeto- ruse, RIA-s se Putinit, specialiste te mbaruar te kibernitikes dhe te gjuhes angleze, qe kane arritur te futen deri ne makinat e numerimit te votave ne shtetet vendimtare te votave amerikane, per cka jo rastesisht kembengulin si mushka Berisha , Noka, Basha, Mediu, Pollo… te lidhur me njemije e nje fije te fshehta qysh ne mosha gjimnazi me KGB-ne, UDB-ne, Asfaline… me dreqin e te birin e tyre antishqiptar!
    Ndaj largohuni nga ajo cader! Sot! Neser mund te jete teper vone.
    Ajo eshte cadra e modelit Maqedon de jure e RIA ruse de facto modeli i Sali Berishes dhe Mafias se tij jo e juaja!
    Vigjilence vellezer e motra qe na bashkon shqiptaria, gjuha, gjaku kombi !

    Syceltesi!

    Pse ?! Sepse lufta e tyre per dekriminalizim ashtu si ajo per mbrojtjen nga vjedhja e votave … 4 muaj para se ato te zhvillohen e tre muaj para se te filloje fushata elektorale eshte maska, sebepi, preteksti!
    Rimarrja me komplote, pazarlleqe te pista, me Kale Troje ala Vangjel Dule, ala Agron Duka, ala Ylli Manjani, ala Blendi Koran Toptani e Artur Zheji, ala Fatos Lubonja e Artan Fuga, ala Sazan Guri, ala Genc Pollo. ….ne tavoline e nen rrogoz ala RIA, edhe te pushtetit politik per te ruajtur e mbrojtur me cdo kusht Dinastine e pushtetin ekonomik nga shteti ligjor e Vetingu nga kryereforma e te gjitha reformave te kesaj qeverie reformatore!
    Cfare nuk mund te beje Sali Berisha per pushtet!?
    Per pushtet Sali Berisha nxorri ne prite e vrau Azem Hajdarin! Sali Berisha per karrike e pushtet vrau Azemin por sic e kame shkruar ketu e 18 vjet me pare eshte gati te vrase edhe Shkelzenin!
    Cfare jeni ju per Sali Berishen realisht ! Nje mashe, nje vegel per pushtet! Ushtare, numerore, mercenare pa asnje vlere sapo te arrije qellimin e tij!
    Cfare nuk mund te beje ai dhe modelistet e tij ala Maqedon domethene ala RIA per te rifituar e ruajtur sundimin e tyre politik, ekonomik, financiar !?
    Ne bashkepunim edhe me RIA-an , edhe me DIA-an, ish- UDB-ne serbe, me Asfaline greke… Sali Berisha mund te urdheroje hedhjen e nje shashke apo granate, apo qelloje kunder cadres suaj!
    Kur vrau krahun e tij te djathte Azemin per pushtet cfare jeni secili e te gjithe ju per ate!?
    Kjo do te nxirrte situaten nga kontrolli e mund te krijonte tragjedi te reja per familjet tuaja dhe per kryefamiljen tone mbare Shqiperine .

    Nena e te gjitha te keqijave!

    A nuk veproi keshtu po ky Sali Berishe me vrasjen e Azem Hajdarit duke organizuar nje grusht shteti klasik qe vetem bythelepirja e Fatos Nanos, qe e shkerdheu per 4 vjet ne birucat e Bences, e shpetoi nga burgu i perjetshem qe do te merrte ne cdo shtet me te vertete demokratik te Botes… Te mos harrojme dhe tragjedine masive te 1997-es ! Eshte teper heret per ti harruar ! As Gerdecit! As Otranton… as… as …
    Shen Petersburgu e Moska, Nena e Serbise , Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave per shqiparet si popull e si komb, per Shqiperine si shtet historikisht.
    Cdo sakatim e copetim i trojeve shqiptare, cdo masaker serbi- malazezo- maqedono- greke ne to, sic e ka pohuar edhe vete Trocki, kane intrigat, komplotet dhe bekimin e Rusise!
    Jo vetem agjentet e UDB-es Sali Berisha e Lulezim Basha, Flamur Noke Stanishici e Fatmir Medihoxha, Genc Pollo e krejt Korporata e tyre e krimit te organizuar dhe atdheshitjes, por edhe vete Moska hoqi sot maskat e doli hapur kunder qeverise me te suksesshme, me reformatore dhe me ala amerikane e properendimore ne historine e Shqiperise.
    Si Putini edhe zagaret e tyre te Tiranes do korrin disfate te turpshme perballe 97 per qind te shqiptareve qe perkrahin Reformen jetike ne Drejtesi, Vetingun, SHBA-ne e BE-ne.
    Kur Enver Hoxha ca pushke me gjalme e topa te ndryshkur gjermane trofe lufte i perzuri me bisht ne shale kete shtrire te vjeter dhe krejt Trajtati e Varshaves, Shqiperia ne NATO dhe aleate e Amerikes u mall daten si Putinit edhe kelysheve te tij te Tiranes!
    Shqiperia eshte e shqiptareve jo e tradhetareve dhe e zagareve !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*