Majko: Mobilizim kundër rrezikut të pashtetësisë

June 8, 2018 13:01

Majko: Mobilizim kundër rrezikut të pashtetësisë

 

Ministri i Shtetit Pandeli Majko në fjalën e tij në konferencën ku u prezantua raporti “Hartëzimi i popullsisë në rrezik të pashtetësisë në Shqipëri” foli për një mobilizim ndaj rrezikut të pashtetësisë.

“Pashtetësia është një rrezik që kërkon mobilizim ndërinstitucional, bashkëpunim dhe koordinim, jo vetëm mes ministrive e agjencive të ndryshme shtetërore dhe shoqërisë civile, por edhe marrëveshje ndërshtetërore me ato vende ku rasti i shqiptarëve pa shtetësi është më i theksuar. Është përgjegjësi e institucioneve shqiptare të sigurojnë që të gjitha detyrimet ndërkombëtare dhe rajonale në lidhje me të drejtën e shtetësisë, të jenë plotësisht të përfshira në ligjin vendas dhe të zbatohen në praktikë”, tha Majko

Ky raport është rezultat i një iniciative të ndërmarrë nga UNHCR në Shqipëri dhe Shoqata e Ndihmës Ligjore Tiranë (TLAS) TLAS në 2017, për të koordinuar përpjekjet me Qeverinë për të përmirësuar identifikimin dhe regjistrimin e personave në rrezik të pashtetësisë.

Sipas studimit, 1031 persona janë në rrezik të pashtetësisë në Shqipëri, kryesisht për shkak të vështirësive për të konfirmuar shtetësinë e tyre.

Numri i përgjithshëm ka të ngjarë të jetë më i lartë, pasi personat në rrezik të pashtetësisë shpesh mbeten të padukshëm dhe janë të vështirë për t’u identifikuar. 97% e atyre që janë identifikuar si të rrezikuar nga pashtetësia në Shqipëri, janë fëmijë.

Shkaqet primare të raportuara janë: lindja jashtë territorit shqiptar, lindja e prindërve që nuk janë të martuar, lindja në shtëpi dhe lindja në spitale ose në njësitë e maternitetit që mbajnë të dhëna të pasakta personale mbi nënën.

Mes të lindurve jashtë territorit shqiptar, shumica e fëmijëve kanë lindur në Greqi.

Komunitetet rome dhe egjiptiane janë veçanërisht të prekura nga ky fenomen.

“Aktiviteti i sotëm tregon vullnetin politik për të bërë rregullimet e nevojshme të ligjeve dhe kornizës administrative për të mundësuar regjistrimin e tyre si shtetas shqiptarë”, tha Pablo Zapata Përfaqësuesi ne Shqipëri i UNHCR.

Rekomandimet nga të dy raportet theksojnë rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërministror dhe ndërkufitar, sigurimin e qasjes në ndihmë juridike falas për ata më të pafavorizuarit, zvogëlimin e pengesave administrative për regjistrimin e lindjeve dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me standardet ndërkombëtare.

a.s/dita

June 8, 2018 13:01
Komento

6 Komente

  1. N.VJOSA June 8, 13:12

    Ti Majko je llafeshumë
    e punëpak!
    Pak muaj Erion Veliaj Minister dhe lidhi gjithe ato marrveshje per njohjen e pensioneve te emigranteve!
    Ti flë gjume, shtyp ato para, bredh neper shtete me leket e taksapaguesve
    dhe për pune , te ha M…

    Reply to this comment
    • eni June 8, 19:42

      Majko Pushti Osaka bere marreveshje me berishen e ilir meten ne 1998 tek rogneri per Te vrare haklajt e shine tropojane Te there. Monster dhe Qen I pabese. Ka ardhur Koha Te shporren nga pushteti

      Reply to this comment
    • eni June 8, 19:45

      Majko Pushti paska bere marreveshje me berishen, genc pollon e ilir meten ne 1998 tek rogneri per Te vrare haklajt e shume tropojane te there. Monster dhe Qen I pabese. Ka ardhur Koha Te shporren nga pushteti

      Reply to this comment
  2. Gjyqi i Hages June 8, 13:12

    PO TI Ç’FARE SHTETESIJE KE O IDJOT SE SHQIPETAR JO .ZHDUKUNI ME GJITHE GRA BODEGARDE E SOJ E SOROLLOP KUR E KATANDISET KETE VEND NE BORDELLO E NUK DIHEN SA SHQIPETARE KANE NGELUR E KU JANE TE REGJISTRUAR KUR EDHE KAFSHET DHE PEMET JANE TE REGJISTRUAR E KANE MATRIKULL ME NUMUR!

    Reply to this comment
  3. pse June 8, 16:44

    PO KU KA REZIK ME TE MADHE QE KETO QWEVERI SUNITE U JAPIN TE DREJTEN E FORMIMIT TE PARTIVE E ORGAZIATA FANTAZME PER TE KRIJUAR NGA HICI (ASGJEJA) KOMBESI SI PAKICA TE RREME NE SHQIPERI SI : EGJYPTIANE,(JEVGJIT)ARUMUNET(COBANET),MAQDONAS,BULLGAR,MALAZEZ,SERB,BOSHNJAK,GREK, KETO JANE QE SI PERFUNDIM I BIE KETU TE NGELEN AS ME SHUME E AS ME PAK POR AS 20 % SHQIPTAR….????????????????? MERE ME LUM …I THONE KESAJ ..!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  4. Lili June 9, 12:35

    Edhe dell ajo tjetra e thot ne televisionin franceze se te gjithe detyrat i kemi krye,kur as qytetaret e vete nuk di me i pranuar..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*