Majko në Athinë: Emigrantët veç dinë t’i japin atdheut

Erion Habilaj May 29, 2013 11:41

Majko në Athinë: Emigrantët veç dinë t’i japin atdheut

Kandidati i opozitës dhe kryesuesi listës së Tiranës, Pandeli Majko ka zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë. Të dielën dhe të hënën Majko ka qenë në shtetin helen ku ka takuar me dhjetëra emigrantë të cilat janë njohur me programin e PS-së për qeverisjen e pas 23 qershorit. Majko në këtë takim shoqërohej nga dy kandidatë të tjerë të PS në Tiranë, Blerina Gjylameti dhe Afrim Qëndro. Kandidatët e Tiranës janë pritur në Athinë nga Sekretari për Emigracionin, Erion Veliaj dhe nënsekretari Genc Kojdheli. Majko pasi ka komunikuar me shqiptarët që kanë nisur një jetë në shtetin fqinjë u ka bërë ftesë të bëhen pjesë e procesit zgjedhor të 23 qershorit dhe të besojnë te programi i PS për emigrantët. Majko i ka cilësuar shqiptarët që jetojnë jashtë si njerëz që vetëm i japin atdheut. Partia Socialiste është ndër të paktat forca politike në Shqipëri që është duke u marrë seriozisht me çështjen e emigrantëve. PD ende nuk ka një takim me emigrantët në shtetet fqinje dhe për me tepër në programin e tyre i kanë lënë shumë pak hapësirë.

2

3

4

Erion Habilaj May 29, 2013 11:41
Komento

1 Koment

  1. M May 29, 12:33

    Tè gjithè e kèrkojnè votèn e emigrandève,bèjnè mirè se nuk jemi pak,pa folur as majtas e djathtas,mè sa kemi parè asnjè nga liderèt e partive nuk ka pèrmèndur kèrkesèn e shtruarè tonèn herè pas here,qè tè na njihen vitet e punès,konkretisht kètu nè itali pèr efekt pensioni.. Deri tani marveshja midis dy qeverive nuk èshtè pèrfunduarè, Ne emigrandèt nuk u kemi kèrkuarè e nuk kèrkojmè viza,punè me rregulla,lejè qèndrimi,shtèpi banimi,kèto i mendojmè vet,por na ndihmoni e tè bèni tè munduren ,mundi,djersa e kontributet e derdhura mos tè na venè kot. Vèrtetè shtet e qeveri diktature ish e kaluara,por emigrandi i viteve 1920 e mè pas e mori pjesèn aq sa vite kishin kontribuarè nè Francè e shtet tjetèr. .Tè gjithè kanè nga njè votè,por sejcila familje ka emigrant nènèn ose babanè,motrèn a vèllanè,nuk èshtè vonè na ndihmoni tè pèrfundojè marveshja midis dy qeverive. Me respekt Manush Manushi Milano.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*