Majko në mbështetje të Ramës: Votoni masivisht për Doktorin

September 7, 2016 11:39

Majko në mbështetje të Ramës: Votoni masivisht për Doktorin

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Dibrës doktor Muharrem Rama zhvilloi takimet elektorale në fshatin Muhur dhe lagjen “Gjok Doçi” në qytetin e Peshkopisë.

Ai shoqërohej në këto takime nga ish-kryeministri Pandeli Majko, kordinatori socialist për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri, deputetët Ulsi Manja, Blerina Gjylameti, Olta Xhaçka.

Në fjalën e tij para qytetarëve të mbledhur në sallën e Qendrës Kulturore, deputeti Majko kërkoi pjesëmarrje masive në votime për të zgjedhur doktor Ramën në krye të Bashkisë në 11 Shtator.

Majko: “Pse duam ne që të fitojmë në Dibër?! Duam që të ndryshojmë statusquo-në e këtij qyteti. Pse do Partia Demokratike ta fitojë Dibrën?! E thënë shkurt, duan të kërkojnë zgjedhje të parakohshme pas fitores së bashkisë suaj. Ky është arsyetimi me të cilin ne nuk vijmë në Dibër si ardhacakë për të ikur nesër sepse kemi ardhur me dikë që ka qenë midis jush dhe do të vazhdojë të qëndrojë midis jush”.

Kordinatori socialist për Dibrën Damian Gjiknuri ju përgjigj edhe aludimeve të hedhura në publik nga Partia Demokratike për kandidatin Rama.

Gjiknuri: “Shoh se çfarë bën Partia Demokratike në qytet. E kanë parë që me Muharemin nuk ja dolën. Javën e parë e nxorën trafikant droge dhe ra ajo si pikë se këtij ju rritën kuotat. Tani kanë nxjerrë atë tjetrën; thonë ‘dëgjo, doktori është burrë i mirë por nuk ka për të qeverisur dot vetëm’. Po ju them këtu se doktorin nuk do ta lëmë vetëm, qeveria do ta mbështesë dhe ai do të ndërtojë një administratë shumë profesioniste në bashki. Ai që hap fjalë të tilla, do vetëm të mashtrojë qytetarët dibranë”.

Besimplotë për fitoren ishte edhe deputeti i Qarkut Dibër, Ulsi Manja.

Manja: “Vetëm pak orë na ndajnë nga fitorja, ajo është e doktor Muharem Ramës, numrit 1 në listë. Ndërsa Sherefedinin e pret në qendër të Tiranës, aty ku ja kemi bërë lulishten përsëmbari tek Casino Albania, atje ku ka lënë telefon, çantë dhe iPad”.

September 7, 2016 11:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*